LIVE UPDATES
Bota

"Jo do të thotë Jo", REL: Prishtina, Tirana e Shkupi protestojnë kundër dhunës ndaj grave

Nëpër protesta janë dëgjuar thirrjet “Mos më prek”, Vajzat janë krenaria e një kombi”, Ndëshko përdhunuesit”, Jo do të thotë Jo”, “Zero tolerancë ndaj dhunës”, “Pedofilët në burg të përjetshëm”, “Vajza nuk është pronë e askujt”, “Unë bërtitja jo”.

31 Gusht 2022, 21:11 Nga I.A
"Jo do të thotë Jo", REL: Prishtina, Tirana e Shkupi
Protesta

TIRANË- Në kryeqytetet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Tiranë e Shkup, të mërkurën është kërkuar drejtësi për vajzën 11-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar nga pesë persona më 27 gusht në Prishtinë. Në këto dy qytete është protestuar edhe kundër rasteve tjera të dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Nëpër protesta janë dëgjuar thirrjet “Mos më prek”, Vajzat janë krenaria e një kombi”, Ndëshko përdhunuesit”, Jo do të thotë Jo”, “Zero tolerancë ndaj dhunës”, “Pedofilët në burg të përjetshëm”, “Vajza nuk është pronë e askujt”, “Unë bërtitja jo”.

Në Tiranë disa janë dëgjuar duke bërtitur “pesë burra, shtatë orë, 11 vjeç”. Protestuesit kanë kërkuar ndryshime ligjore për të ndërmarrë masa të rrepta kundër dhunuesve, por edhe publikimin e emrave të tyre në opinion.

“Ne kërkojmë që shtetet të rrisin masat e mbrojtjes dhe sigurisë për vajzat dhe gratë dhe dënime më të ashpra kundër atyre që ushtrojnë forma të ndryshme të dhunës, legalizimin dhe shpërndarjen e gazit lotsjellës për vetëmbrojtje, regjistër të pedofilëve, të respektohen konventat ndërkombëtare, me theks të veçantë ajo e Stambollit, trajnim të profesionistëve që punojnë me viktimat, rritje të ndërgjegjësimit për format e dhunës”, ka thënë aktivistja, Njomza Shaqiri në Shkup.

Protestuesit gjithashtu kërkuan shërbime të specializuara për gjitha vajzat dhe gratë viktima të dhunës.

“Dhuna kundër një vajze, dhuna kundër një gruaje, është dhunë kundër të gjitha vajzave dhe grave”, thonë protestuesit. Apelojmë parandalimin e akteve të ngjashme në të ardhmen, duke vetëdijesuar popullatën me reagime të formave zyrtare dhe jozyrtare”, ka thënë aktivistja Agnesa Çavolli në Shkup.

Autoritetet në Kosovë kanë caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji për pesë të dyshuarit e kryerjes së dhunimit. Shoqëria civile dhe shumë qytetarë kanë shprehur mllef lidhur me këtë rast dhe më 30 e 31 gusht janë organizuar dy protesta në Prishtinë me kërkesa për mbrojtje të grave dhe luftim të dhunës ndaj tyre.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë për dhjetëra raste të dhunës seksuale, të raportuara çdo vit. Sipas Rrjetit të Grave të Kosovës, numri më i madh i viktimave të kësaj dhune janë vajza të moshës 13 deri në 16-vjeçare. Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga 2 deri në 15 vjet burgim për dhunime e sulmet tjera seksuale. Raste të dhunës ndaj vajzave dhe grave janë regjistruar edhe në Maqedoninë e Veriut.

Në Regjistrin e pedofilëve të Maqedonisë së Veriut, janë të regjistruar 294 persona të dënuar për veprën penale “abuzim seksual të të miturve dhe pedofili”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme këtë vit janë regjistruar dy raste të dhunës ndaj vajzave apo vepra të kryera kundër lirisë seksuale dhe moralit ndërsa në tre vjetët e fundit për këtë vepër janë ndaluar 95 persona.

Marrë nga REL

perdhunohet 11-vjecarja ne kosove protesta per perdhunimin e 11-vjecares

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale