LIVE UPDATES
Bota

Japonia dhe SHBA zgjerojnë aleancën e sigurisë

Në takimin e parë të kryeministrit japonez Fumio Kishida tek presidenti i SHBA-së Joe Biden në Uashington është në fokus ndarja e re e roleve mes Japonisë dhe SHBA-së në aleancën e sigurisë.

13 Janar 2023, 08:04 Nga A.B

Japonia dhe SHBA zgjerojnë aleancën e sigurisë

Vetëm pak javë pas riformulimit të strategjisë japoneze të mbrojtjes kryeministri Fumio Kishida takohet të premten (13.01) në Uashington me presidentin e SHBA-së Joe Biden. Të dy vendet janë duke forcuar bashkëpunimin e tyre ushtarak, ekonomik dhe në fushën e teknologjisë duke reaguar kësisoj ndaj ndryshimeve të rrethanave gjeopolitike të sigurisë.

Kishida e cilësoi vizitën e parë të tij në Shtëpinë e Badhë si „shumë të rëndësishme". „Ne do t'i tregojmë pjesës tjetër të botës një aleancë sigurie më të fortë, që krijon boshtin për sigurinë dhe diplomacinë e Japonisë", tha Kishida. "Ne do të prezantojmë edhe bashkëpunimin tonë të mëtejshëm për arritjen e një Indopaqësori të lirë dhe të hapur."

Edhe siguria në rrugën e Tajvanit është në fokus të aleancës së re të përforcuar amerikano-japoneze. Në një deklaratë të publikuar të premten e kaluar (6.01) nga Shtëpia e Bardhë thuhet, se Biden dhe Kishida do të diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit në kontekstin e një sërë temash rajonale dhe globale që nga ndryshimi i klimës, teknologjitë e rëndësishme për të ardhmen, programet bërthamore të Koresë së Veriut si dhe luftën në Ukrainë e deri tek „ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rrugën e Tajvanit".

"Sfida më e madhe" Kina

Pikërëndesa e takimit ka të bëjë me orientimin e ri të politikës japoneze të mbrojtjes dhe të sigurisë. Direktivat e riformuluara në dhjetor japin përgjigje ndaj „rrethanave më serioze dhe më të ndërlikuara" të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore, thuhet në dokumentin përkatës. Demonstrimi ushtarak i Kinës në Azinë Lindore përshkruhet si „sfida më e madhe strategjike" e të gjitha kohërave. Ndaj Japonia do të shpenzojë më shumë për mbrojtjen edhe në aleancë me SHBA-në do të marrë përsipër një rol më të rëndësishëm ushtarak.

Kishida do ta rrisë buxhetin për mbrojtjen deri më 2027 në dy përqind të produktit bruto në vend, ndërsa deri tani si kuotë jo zyrtare maksimale ishte një përqind. Njëkohësisht Japonia për herë të parë synon „aftësinë ushtarake kundërsulmuese", për neutralizimin e pozicioneve të raketave në territor armiqësor. Për këtë Japonia do të blejë nga SHBA, 500 raketa dhe do të konstruktojë edhe raketat e veta.

Ndryshimi i strategjisë është hapi i fundit i madh i Japonisë pas një rruge shumëvjeçare drejt një fuqie më të madhe ushtarake. Kryeministri prej shumë vitesh Shinzo Abe në këtë strategji shihte rrugën drejt një Japonie si „fuqi normale". Për vite me radhë Kishida ka qenë ministër i Jashtëm në qeverinë e Abesë dhe e ka mbështetur politikën e tij.

Distancimi nga pacifizmi tradicional i pasluftës në Japoni dëshirohej edhe nga SHBA. Në matjen e forcave me Kinën për Tajvanin dhe rrjedhën e kufijve në lindje të detit jugor kinez SHBA-së i duhet një Japoni më e aftë për të vepruar. "Ndaj presidenti Biden në takimin me Kishidan do të deklarojë mbështetjen e tij për objektivat e reja të Japonisë për mbrojtjen, që kërkojnë një bashkëpunim me SHBA-në për zhvillimin dhe realizimin e saj", mendon politologu Sebastian Maslow nga Universiteti Shirayuri në Sendai.

Në kuadër të takimit mes Biden dhe Kishida të oremten (13.01) do të nënshkruhet edhe një marrëveshjeve për sigurinë kibernetike nga ministri japonez i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Yasutoshi Nishimura si dhe ministri i SHBA-së për Mbrojtjen e Atdheut./DW

japoni shba

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale