Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Forcat izraelite “u përfshin në një operacion 12-orësh kundër terrorizmit në zonën e Tulkaremit”, tha ushtria dhe shërbimi sekret, Shin Bet, përmes një deklarate të përbashkët.
IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj kanë vrarë pesë palestinezë të cilët ishin barrikaduar në një ndërtesë që u rrethua për 12 orë, në Bregun e pushtuar Perëndimor, më 4 maj.
Brigada Ezedin al-Kasam, krahu i armatosur i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – raportoi se tre luftëtarë të saj u vranë, përfshirë Alaa Adib, që ishte shef i brigadës në qytetin Tulkarem.
Mediat kanë raportuar për dislokim të një numri të madh të ushtrisë izraelite në fshatin Deir al-Gusun, në afërsi të qytetit verior të Tulkaremit.
Forcat izraelite “u përfshin në një operacion 12-orësh kundër terrorizmit në zonën e Tulkaremit”, tha ushtria dhe shërbimi sekret, Shin Bet, përmes një deklarate të përbashkët.
Ushtria tha se trupat u përballën me zjarr pasi hynë në fshat për të “neutralizuar një celulë terroriste” dhe “u kundërpërgjigjën me zjarr, raketahedhës krahu dhe armë të tjera”.
Ndërkaq, një dron goditi dy herë ndërtesën, para se ushtria ta shkatërronte atë.
“Konfrontimi përfundoi me eliminimin e pesë terroristëve dhe konfiskimin e pajisjeve ushtarake dhe komponentë armësh”, u tha në deklaratën e përbashkët.
Gjatë operacionit, Izraeli bëri të ditur se është plagosur një polic kufitar.
Në Bregun Perëndimor dhuna është rritur që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit. Të paktën 496 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor nga trupat izraelite apo kolonët izraelitë, sipas të dhënave të grumbulluara nga AFP.
Lufta në Gazë nisi pas sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit që rezultoi me vrasjen e afër 1.200 personave, shumica civilë, dhe rrëmbimin e afër 250 të tjerëve.
Si pasojë e kundërofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor të udhëhequr nga Hamasi./REL
daniel serwer SHBA- Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, përmes një shkrimi të fundit tha se qeveria e re ...
foto ilustruese UKRAINË- Kurdo që Rusia shkrep raketa dhe dronë në drejtim të qyteteve ukrainase, telefonat mobilë lësho...
seanca ne okb EVROPË- Simbolika ishte kërcënuese: Milorad Dodik, lideri i serbëve boshnjakë dhe president i Republikës Srpska...
protesta ne gjeorgji GJEORGJI- Qeveria e Gjeorgjisë do të miratojë një ligj për kontrolle të forcuara të organizatave j...
foto ilustruese AUSTRALI- Policia në Australi ka qëlluar për vdekje një djalë 16-vjeçar pasi ai goditi me thikë nj&eum...
foto ilustruese SHBA- Lëvizja studentore kundër operacioneve ushtarake në shkallë të gjerë të Izraelit në Rripin e ...
xi jinping FRANCË- Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin sot në Paris për një vizitë të rrallë zyrtare, me ...
foto ilustruese GAZA- Në pjesën veriore të Rripit të Gazës mbizotërojnë kushtet e urisë së vërtetë, ...
Foto nga permbytjet BRAZIL- Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57 persona, kanë njoftuar autoritetet lokale. S...
Daniel Serwer SHBA- Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, përmes një shkrimi të fundit tha se qeveria ...