LIVE UPDATES
Bota

Izraeli vret 5 palestinezë gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite tha se bastisja u krye me qëllim që të arrestohej një celulë militantësh që kishte kryer një sulm në një restorant në vendbanimin hebre në Bregun Perëndimor.

6 Shkurt 2023, 13:21 Nga k.m.
Izraeli vret 5 palestinezë gjatë një bastisjeje në Bregun
Foto ilustruese

Forcat izraelite kanë vrarë pesë sulmues të armatosur palestinezë gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh në Bregun e pushtuar Perëndimor më 6 shkurt. Bastisja e fundit pritet që edhe më tej të përshkallëzojë tensionet në këtë rajon. Zyra e presidentit të autoritetit palestinez tha se kjo dhunë është krim, duke kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që t’i bëjnë presion Izraelit që të mos vazhdojë me inkursione.

Ushtria izraelite tha se bastisja u krye me qëllim që të arrestohej një celulë militantësh që kishte kryer një sulm në një restorant në vendbanimin hebre në Bregun Perëndimor.

Dhuna e fundit vjen në një prej periudhave më vdekjeprurëse në vitet e fundit në konfliktin izraelito-palestinez dhe në javët e para të Qeverisë së re izraelite, që ka premtuar se do të ketë një qasje më të ashpër ndaj palestinezëve. Ushtria izraelite tha se po operonte në kampin e refugjatëve Akabat Xhabër, për të arrestuar të dyshuarit e sulmit të muajit të kaluar në një restorant në Bregun Perëndimor. Ushtria tha se disa prej sulmuesve që u vranë ishin të përfshirë në ngjarjen e muajit të kaluar.

“Qeveria e re e Izraelit po vazhdon me serinë e krimeve kundër popullit palestinez”, tha Zyra e presidenti i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas.

Ndërkaq, Jihad Abu Al-Assal, guvernator i Jerikos në Luginën e Jordanit, tha se ushtria izraelite po mban trupat e pajetë të viktimave. Pa qasje në trupat e viktimave, Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se nuk mund të konfirmojë numrin e të vrarëve, por shtoi se tre persona janë të plagosur, njëri prej tyre në gjendje kritike.

Sipas burimeve të sigurisë, Associated Press raportoi se dy prej të vrarëve ishin anëtarë të Hamasit, ndërkaq tre të tjerë u vranë gjatë këmbimit të zjarrit me trupat izraelite gjatë bastisjes. Që nga pranvera e kaluar, ushtria izraelite ka shpeshtuar bastisjet në Bregun Perëndimor, pas një serie të sulmeve vdekjeprurëse palestineze brenda Izraelit.

Vitin e kaluar, pothuajse 150 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor, që është numri më i lartë i viktimave në këtë zonë që nga viti 2004, kanë thënë organizatat për të drejtat e njeriut. Ndërkaq, që nga fillimi i këtij viti, 41 palestinezë janë vrarë në këto territore. Rreth 30 persona janë vrarë në Izrael nga palestinezët më 2022.

Ushtria izraelite ka thënë se shumica e palestinezëve të vrarë kanë qenë militantë. Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës së Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët thonë se këto territore do të jenë pjesë e një shteti të tyre të pavarur në të ardhmen./REL

izraeli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet