LIVE UPDATES
Bota

Izraeli pro idesë që SHBA-ja të furnziojë me avionë F-35 Arabinë Saudite, por në "këmbim" të normalizimit të marrëdhënieve

Burime izraelite të përfshira në çështje ushtarake theksojnë se Jeruzalemi e sheh furnizimin e Arabisë Saudite ndryshe nga ai i Turqisë, e cila kërkonte aeroplanët për të kompensuar humbjet kundër kundërshtarëve rajonalë.

15 Nëntor 2025, 21:44 Nga M.L
Izraeli pro idesë që SHBA-ja të furnziojë me avionë
Foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli nuk është kundër idesë që Shtetet e Bashkuara të furnizojnë Arabinë Saudite me avionë luftarakë F-35 stealth, por insiston se çdo shitje e këtyre aeroplanëve të avancuar duhet të shoqërohet me normalizimin e marrëdhënieve mes Riadit dhe Jeruzalemit, raportojnë mediat Channel 12 dhe Axios. Ndërkohë, qeveria izraelite nuk pranon aspak shitjen e F-35-ve drejt Ankarasë.

Burime izraelite të përfshira në çështje ushtarake theksojnë se Jeruzalemi e sheh furnizimin e Arabisë Saudite ndryshe nga ai i Turqisë, e cila kërkonte aeroplanët për të kompensuar humbjet kundër kundërshtarëve rajonalë.

“Shtypëm tek administrata Trump që furnizimi me F-35 të Arabisë Saudite duhet të lidhet me normalizimin e marrëdhënieve të saj me Izraelin”, tha një zyrtar izraelit për Axios, duke shtuar se shitja pa përparim diplomatik do të ishte “e pasuksesshme”.

Një tjetër zyrtar theksoi se, në dallim nga Turqia, Izraeli shqetësohet pak për F-35 në duart e Arabisë Saudite, nëse kjo bëhet pjesë e një bashkëpunimi rajonal të sigurisë brenda kornizës së Marrëveshjeve të Abrahamit, siç është rasti me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Izraeli ka shfaqur më parë shqetësime për shitjen e aeroplanëve F-35 në vendet e rajonit, pasi synon të ruajë avantazhin e tij ushtarak. Aktualisht, Izraeli është i vetmi vend në Lindjen e Mesme që ka F-35, me 45 avionë në shërbim dhe 30 të tjerë të porositur. Shqipëria dhe Greqia pritet gjithashtu të blejnë F-35, me dorëzimin e parë të planifikuar në vitin 2028.

Një zyrtar izraelit theksoi se “duhen vetëm disa minuta që një F-35 i Arabisë Saudite të arrijë në Izrael”, duke shtuar se Izraeli kërkon që avionët saudite të mos stacionohen në perëndim të vendit.

Të premten, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje për furnizimin e Arabisë Saudite me këta avionë, disa ditë para vizitës së princit të kurorës Mohammed bin Salman në Uashington, ku pritet të nënshkruhen marrëveshje ekonomike dhe ushtarake.

Trump theksoi shpresën që Arabia Saudite të bashkohet së shpejti me Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat kanë normalizuar marrëdhëniet mes Izraelit dhe disa vendeve myslimane, megjithëse Riad ka kundërshtuar hapin për shkak të mungesës së një plani për shtetin palestinez.

Aeroplanët F-35, prodhim i Lockheed Martin, konsiderohen ndër më të avancuarit në botë dhe kushtojnë rreth 100 milionë dollarë secili.

Ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, konfirmoi se “aktualisht shitja e F-35 në Turqi është e ndaluar nga ligji CAATSA (Countering America’s Adversaries Through Sanctions Act), i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati. Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por për momentin nuk ka diskutim për këtë çështje”.

donald trump izrael

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet