LIVE UPDATES
Bota

Izraeli paralajmëron: Njohja e shtetit palestinez nxit veprime të njëanshme

Disa shtete, përfshirë Francën dhe Britaninë, janë zotuar për ta njohur shtetin palestinez në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila mbahet këtë muaj.

7 Shtator 2025, 14:55 Nga E. D

 

Izraeli paralajmëron: Njohja e shtetit palestinez nxit veprime të
Gideon Saar

 

IZRAEL- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar e ka quajtur “gabim” vendimin e disa shteteve për ta njohur shtetësinë palestineze, dhe ka paralajmëruar se diçka e tillë mund të nxisë përgjigje unilaterale të paspecifikuar, pas raportimeve se Izraeli planifikon t’i aneksojë disa pjesë të Bregut Perëndimor.

Disa shtete, përfshirë Francën dhe Britaninë, janë zotuar për ta njohur shtetin palestinez në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila mbahet këtë muaj.

Marrëdhëniet francezo-izraelite janë tensionuar dukshëm javëve të fundit, prej kur presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë të ditur se shteti i tij planifikon të jetë nikoqir i një konference të organizuar bashkë me Arabinë Saudite për të diskutuar në OKB zgjidhjen me dy shtete.

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë muajin e kaluar se Britania do ta njohë shtetësinë palestineze nëse Izraeli nuk arrin armëpushim për luftën në Gazë, të nxitur nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite në tetor të vitit 2023.

Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

“Shtetet sikurse Franca dhe Britania, të cilat kanë çuar përpara të ashtuquajturën njohje, kanë bërë gabim të madh”, ka thënë Saar në një konferencë për media me homologun e tij danez, Lars Lokke Rasmussen.

Sipas tij, çuarja përpara e këtyre planeve e bën arritjen deri te paqja “më të vështirë”.

“Do të destabilizohet rajoni. Izraeli do të detyrohet të marrë vendime të njëanshme”.

Deklaratat e tij vijnë pasi Izraeli e ka miratuar një plan për ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, përfshirë një projekt madhor në lindje të Jerusalemit. Komuniteti ndërkombëtar, në anën tjetër, ka thënë se një veprim i tillë e rrezikon shtetin e ardhshëm palestinez.

Të gjitha vendbanimet izraelite në territorin e pushuar palestinez konsiderohen ileagale sipas ligjit ndërkombëtar. Ndërkohë, Izraeli e vazhdon ofensivën e nisur në Gazë, pas sulmeve të Hamasit të vitit 2023, që kanë rezultuar me vrasjen e rreth 1.200 njerëzve, kryesisht civilë.

Prej rreth 240 pengjeve të kapura në sulm, 49 po mbahen ende në Gazë, përfshirë 27 që ushtria izraelite beson se kanë vdekur. Sulmet hakmarrëse izraelite kanë vrarë mbi 62.000 njerëz në Gazë, shumica prej tyre civilë, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze, të cilat Kombet e Bashkuara i konsiderojnë kredibile.

Një ditë më parë, ushtria izraelite u ka bërë thirrje palestinezëve të largohen nga Qyteti i Gazës – zona më e madhe urbane në Gazë – meqë ushtria është duke operuar në qytet. Forcat ushtarake izraelite janë duke kryer ofensivë në paralagje të qytetit që disa javë, pas vendimit të marrë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, për kapjen e asaj zone.

Netanyahu beson se Qyteti i Gazës është selia e Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – dhe pushtimi i tij është hap i domosdoshëm për t’i mposhtur militantët. Situata humanitare është përkeqësuar rëndë në Gazë, ndërsa organizatat ndërkombëtare kanë thënë se palestinezët po përballen me zi të bukës./REL

gideon saar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet