LIVE UPDATES
Bota

Gratë dhe motoçikletat/ Debat i ri në Iran për barazi gjinore

Për disa dekada, gratë në Iran nuk kanë mundur të marrin licenca – kufizim i zbatuar më shumë për shkak të boshllëqeve institucionale, sesa për shkak të ndonjë ndalese konkrete.

7 Shtator 2025, 10:56 Nga E. D
Gratë dhe motoçikletat/ Debat i ri në Iran për barazi
foto ilustruese

IRAN- Parlamenti i Iranit, i dominuar nga konservatorët, është duke u përballur me zgjidhje të vështirë: a do t’iu japë më në fund grave të drejtë që t’i ngasin motoçikletat?

Për disa dekada, gratë në Iran nuk kanë mundur të marrin licenca – kufizim i zbatuar më shumë për shkak të boshllëqeve institucionale, sesa për shkak të ndonjë ndalese konkrete.

Në rregulloret zyrtare të trafikut përmenden vetëm burrat si aplikues të ligjshëm, duke i bërë gratë shofere të cenueshme ndaj gjobave, konfiskimit të motoçikletave dhe ngacmimeve tjera, nëse shihen në ulësen e shoferit në publik.

Politikanët e linjës së ashpër e kanë mbrojtur shpesh këtë përjashtim, duke e arsyetuar me “vlera islamike” dhe moral publik. Megjithatë, shumë gra e kanë sfiduar ndalesën, duke e përshkruar të drejtën e vozitjes si liri personale dhe barazi.

Tani, Qeveria e ka dërguar një projektligj në parlament, i cili parasheh ndryshime në ligjet për licenca dhe për herë të parë prej Revolucionit Islamik të vitit 1979, u lejon grave të pajisjen me leje për t’i vozitur motoçikletat.

Ky propozim ka ardhur në një moment të rëndësishëm – vetëm disa vjet pas protestave mbarëkombëtare që kanë shpërthyer pas vdekjes së Mahsa Aminit gjatë mbajtjes nga policia për çështje morali më 2022. Ky rast i pati ringjallur debatet për të drejtat e grave, hapësirën publike dhe autonominë trupore.

Mbështetësit argumentojnë se dorëzimi i projektligjit shihet si hap përpara, derisa skeptikët e shohin si hap teknik të udhëheqësisë për ta ulur zemërimin publik në një kohë kur Republika Islamike po përballet me presion në rritje - si të brendshëm, ashtu edhe ndërkombëtar.

Mohammad Taghi Fazel Meybodi, studiues fetar dhe anëtar i Asamblesë Qendrore të Studiuesve dhe Hulumtuesve të Seminarit Qom, ka thënë se nuk ekziston asnjë ndalesë fetare për gratë që dëshirojnë ta ngasin motoçikletën.

“Sikurse një burrë që mund ta ngasë motoçikletën, ashtu mundet edhe një grua. Nuk mund të bëhet joligjore diçka të cilën nuk e ka adresuar as Zoti dhe as profeti Muhamed”, ka thënë ai për Shërbimin iranian të Radios Evropa e Lirë.

Ai e ka quajtur “qesharake” që këto çështje duhet të zgjidhen përmes një projektligji qeveritar që duhet diskutuar në parlament.

“Nëse grave u pamundësohet e drejta për ngasje të motoçikletave është njëjtë sikurse t’iu pamundësohet e drejta për të votuar”, ka thënë ai.

Irani vazhdon të mbetet njëri prej pak shteteve në botë ku gratë ende privohen nga kjo e drejtë. Edhe Arabia Saudite deri së fundmi ua ka ndaluar grave ngasjen e makinave, mirëpo tashmë i ka hequr këto kufizime.

Mbetet e paqartë se kur do të votojë parlamenti për këtë projektligj dhe a do ta miratojë atë. Mirëpo, një gjë është e qartë, gratë iraniane do të vazhdojnë t’i sfidojnë autoritetet derisa të njihen të drejtat e tyre./REL

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale