LIVE UPDATES
Bota

Izraeli kryen bastisje në Ramallah, dhjetëra të plagosur gjatë përleshjeve

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se të paktën 35 persona janë plagosur, përfshirë të paktën 20 persona të plagosur me armë zjarri. Sipas kësaj ministrie, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërkaq një tjetër është plagosur në kokë me plumb gome.

8 Qershor 2023, 14:30 Nga I.A

Izraeli kryen bastisje në Ramallah, dhjetëra të plagosur

IZRAEL- Dhjetëra persona janë plagosur në qytetin Ramallah, në Bregun e pushtuar Perëndimor, pasi forcat izraelite kryen një bastisje. Ushtria izraelite tha se operacioni kishte për qëllim rrëzimin e një shtëpie të një palestinezi, që akuzohet për sulm me bombë vitin e kaluar.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se të paktën 35 persona janë plagosur, përfshirë të paktën 20 persona të plagosur me armë zjarri. Sipas kësaj ministrie, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërkaq një tjetër është plagosur në kokë me plumb gome.

Sipas Reuters, një autokolonë e madhe ushtarake hyri në qendër të Ramallahut, ku gjendet qeveria palestineze në Bregun e pushtuar Perëndimor, dhe më pas qindra palestinezë u mblodhën në atë zonë.

Disa palestinezë të rinj hodhën gurë drejt ushtarëve izraelitë, të cilët u përgjigjën ndaj turmës me të shtëna me armë zjarri, shok-bomba dhe granata dore, sipas Reuters.

Ushtria izraelite tha se ushtarët u konfrontuan me turmën të cilët hodhën në drejtim të tyre koktej molotovi dhe gurë, dhe si kundërpërgjigje ushtarët nisën të shtinin drejt tyre. Një gazetar palestinez është lënduar pasi është goditur nga një plumb gome dhe ky incident është duke u hetuar nga autoritetet.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj kryen një operacion për të rrënuar shtëpinë e Islam Faroukh, i cili u arrestua vitin e kaluar nën dyshimet se ka kryer një sulm vdekjeprurës me bombë në Jerusalem. Sulmi që ndodhi nëntorin e kaluar la të vrarë dy persona, përfshirë një adoleshent izraelito-kanadez, si dhe u plagosën 14 të tjerë. Autoritetet thanë atëbotë se sulmuesi kishte vendosur bomba artizanale në disa stacione autobusi dhe i kishte aktivizuar njëkohësisht.

Izraeli në mënyrë rutinore shkatërron shtëpitë e personave që dyshohet se kanë kryer sulm, por kritikët e kanë dënuar këtë praktikë, që është joligjore sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.

Dhuna në Bregun Perëndimor, përgjatë territoreve ku palestinezët kërkojnë të krijojnë shtetin e tyre, është rritur që nga viti i kaluar. Izraeli ka intensifikuar bastisjet ushtarake pas sulmeve vdekjeprurëse që janë kryer në qytete të ndryshme nga palestinezët. Ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se të paktën 158 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite që nga janari. Ministria e Jashtme e Izraelit ka thënë se 20 izraelitë dhe dy shtetas të huaj janë vrarë gjatë sulmeve palestineze në po të njëjtën periudhë.

Marrë nga REL

izrael islam faroukh

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës