LIVE UPDATES
Bota

Italia vendos marrëdhënie ushtarake me Japoninë

Dërgimi i aeroplanmbajtësit 27100 tonësh të marinës italiane u bë i ditur këtë javë në Romë nga ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto. Ai konfirmoi po ashtu se ngarkesa e deri 10 avionëve luftarakë F-35B do të jetë pjesë e përpjekjeve "për të siguruar stabilitetin në Paqësorin Indian”, raportoi Kyodo News.

3 Korrik 2024, 14:19 Nga N.F
Italia vendos marrëdhënie ushtarake me Japoninë
Foto ilustruese

ITALI- Roma është duke e dërguar aeroplanmbajtësen e saj kryesore në pjesën indiane të Paqësorit për të zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake me marinën japoneze. Aeroplanmbajtësja italiane Cavour do të qendrojë në muajin gusht në portet e Japonisë, për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake me njësitë e forcave japoneze të mbrojtjes, duke e bërë kështu Italinë kombin e fundit Europian që vendos marrëdhënie politike dhe ushtarake me Tokion.

Dërgimi i aeroplanmbajtësit 27100 tonësh të marinës italiane u bë i ditur këtë javë në Romë nga ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto. Ai konfirmoi po ashtu se ngarkesa e deri 10 avionëve luftarakë F-35B do të jetë pjesë e përpjekjeve "për të siguruar stabilitetin në Paqësorin Indian”, raportoi Kyodo News.

Trupa të forcave ajrore gjermane, franceze dhe spanjolle janë planifikuar po ashtu të marrin pjesë në manovrat shumëkombëshe të Japonisë në muajin korrik.

Bashkim interesash

Bashkëpunimi i ngushtë midis Romës dhe Tokios duket të jetë forcuar gjatë takimit të liderëve të G7 në Pulja, Italinë jugore, takim i mirëpritur nga kryeministrja Italiane, Giorgia Meloni në mes të muajit qershor.

Në aktivitetet anësore të samitit Meloni, thuhet të ketë pasur një takim kokë më kokë me kryeministrin japonez Fumio Kishida, gjatë të cilit udhëheqësi japonez ka shprehur nevojën për bashkëpunimin shumëkombësh, për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajonin e Paqësorit Indian.

"Italia dhe Japonia duket se edhe kohët e fundit kanë pasur pikëpamje diplomatike dhe interesa strategjike të ndryshme, ku Italia është më shumë e fokusuar në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën Veriore,” thotë Marco Zappa, një asistent-profesor për studimet japoneze në Univesitetin Ca' Foscari të Venecias. Por tani ne jemi duke parë këtë bashkim interesash, pasi dy vitet e fundit marrëdhëniet midis Italisë dhe Kinës janë ftohur, i tha ai Deutsche Welles.

Italia është ekonomia e vetme e madhe e Perëndimit që ka nënshkruar projektin e Pekinit, „Nisma Brez dhe Rrugë." Por qeveria e Melonit bëri të ditur në muajin dhjetor se është duke dalë nga projekti, gjë që me siguri ka zemëruar Kinën.

Zappa thotë, se "nuk ndodh papritur" që në muajt pas marrjes së këtij vendimi, Italia ka treguar afrim më të madh me SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s. Japonia, po ashtu, është duke bashkëpunuar më shumë me NATO-n.

Pushtimi rus i Ukrainës e ka detyruar Tokion të bëjë përpjekje më të mëdha për të bindur kombet europiane për bashkëpunim, si dhe për të vënë në jetë detyrat që i ka vënë vetes për të ndihmuar një komb tjetër që ndodhet në luftë.

Ky "qëndrim simbolik do të kthethet në qëndrim të zakonshëm në këtë vizitë dhe trajnim të përbashkët,” thotë Zappa.

Shmangje e Kinës antagoniste

Tani ai nuk mendon se Roma do të rrezikojë të kundërshtojë Kinën gjatë këtij qëndrimi të Cavourit në rajon. Aeroplanmbajtësja do të qëndrojë në territoret e diskutueshme të Detit të Kinës Jugore, pjesa më e madhe e cilave është pushtuar nga Pekini dhe mbrohet prej tij.

Ka shumë pak mundësi që aeroplanmbajtësja të bëjë ndonjë lloj kalimi shumë provokativ të Ngushticës së Tajvanit.

Jeff Kingston, drejtor i studimeve për Azinë në korpusin Tokio të Universitetit Temple, thotë se dërgimi i një anijeje të vetme luftarake është më shumë simbolik, por shton se Kishida do të ishte i lumtur me krijimin e marrëdhënieve më të thella dhe më të gjera të sigurisë me Japoninë.

"Kishida ka qenë shumë i angazhuar me Europën dhe NATO-n dhe është po synon të tregojë se Japonia është duke bërë të pamundurën për të mbështetur Ukrainën, kështu që kombet europiane do të demostrojnë reciprokisht të njëjtën mbështetje për ngjarjet në krizën e Tajvanit,” i tha ai Deutsche Welles.

Një element kyç për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes për Japoninë është zhvillimi i përbashkët i sistemeve të armëve, në vend të blerjeve të mëdha të pajisjeve amerikane, siç është bërë më parë.

Japonia, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar janë duke bashkëpunuar në zhvillimin e brezit të ardhshëm të avionëve luftarakë, një partneritet për të cilin ministri japonez i Mbrojtjes Minoru Kihara tha pas nënshkrimit të marrëveshjes më 14 dhjetor, "se do të bëjë bashkë teknologjitë më të mira të Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë për të forcuar mbrojtjen në përballjen me çështjet më sfiduese dhe më komplekse të sigurisë, që prej Luftës së Dytë Botërore.”

Momenti kthesës në sigurimin e armëve

Zappa e quan këtë projekt si "moment të madh kthese në historinë e Japonisë për sigurimin e armëve" dhe njëhohësisht mundësi të madhe për sektorin italian të mbrojtjes për të ekspanduar dhe për tu futur në tregjet e reja.

Në politikën e brendshme, shton ai, vendosja e marrëdhënieve me Japoninë nuk ka shkaktuar shqetësime.

"Nuk ka ndonjë diskutim politik apo publik në lidhje me marrëdhëniet me Japoninë, por imazhi i Japonisë ndër italianët është se Japonia është vend i bukur dhe aleat i mirë në marrëdhëniet globale,” thotë ai.

Për Japoninë, nënvizon eksperti, përmirësimi i marrëdhënieve me një vend europian si Italia mund të ndihmojë në uljen e varësisë nga Shtetet e Bashkuara.

"Unë mendoj se Japonia do të përgatitet për një periudhë të dytë presidence të mundshme të Donald Trumpit. Kjo mund të sillte katër vjet të tjera paqartësie dhe Tokio është duke i dalë përpara kësaj, me anë të këtij partneritet të ri.”/DW

 

italia japonia marrëdhënie ushtarake

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës