Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Clinton, 78 vjeç, u shtrua në spital të hënën në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetown me ethe, tha zoti Angel Urena.
SHBA- Ish-presidenti Clinton doli nga një spital në Uashington të martën pasi u trajtua për grip, tha zëvendës shefi i kabinetit të tij në një publikim në rrjetin social X. Zoti Clinton, 78 vjeç, u shtrua në spital të hënën në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetown me ethe, tha zoti Angel Urena.
“Ai mbetet në gjendje të mirë dhe e vlerëson thellësisht kujdesin e shkëlqyer që morri”, tha zoti Urena.
Politikani nga Partia Demokrate që ka shërbyer si President për dy mandate nga janari i vitit 1993 deri në janarin e vitit 2001, gjatë verës mbajti fjalim në Kongresin Kombëtar të partisë në Çikago. Ai gjithashtu bëri fushatë për kandidaten demokrate për President Kamala Harris për zgjedhjet e 5 nëntorit. Përgjatë viteve, pasi përfundoi detyrën si President, zoti Clinton është përballur me disa probleme shëndetësore.
Në vitin 2004 iu nënshtrua një operacioni në zemër pasi përjetoi dhimbje në gjoks dhe probleme në frymëmarrje. Zoti Clinton u shtrua sërish në spital për një ndërhyrje në mushkëri në vitin 2005, ndërsa në vitin 2010 ai pati një operacion tjetër ku iu vendosën tuba për të mbajtur hapur arteriet e zemrës.
Ish Presidenti Clinton vendosi më pas t’i përmbahet një diete kryesisht vegane që rezultoi me humbje në peshë dhe përmirësim të shëndetit.
Në vitin 2021 ish Presidenti qëndroi në spital për gjashtë ditë në Kaliforni pasi u trajtua për një infeksion që nuk kishte të bënte me COVID19, pavarësisht se pandemia globale ishte ende në pikun e saj.
Një këshilltar i ish-Presidentit tha atëherë se zoti Clinton kishte një infeksion të traktit urinar që iu përhap në gjak, por ishte në shërim dhe se nuk iu rrezikua jeta. Këshilltari tha se ish Presidenti Clinton, ishte në një repart të kujdesit intensiv të spitalit atë kohë, por nuk po merrte trajtim si pacient i terapisë intensive./VOA
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka uruar ukrainasit për Krishtlindje. Zelenskyy, tha se ukrainasit festojn...
foto ilustruese BALLKAN- Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për ...
foto ilustruese INDONEZI- Mali Tambora ndryshoi botën. Në 1815, vullkani indonezian shpërtheu në atë që ishte shpërthimi...
foto ilustruese SIRI- Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se një milion azilk&e...
Asma al-Assad, Bashar al-Assad ANGLI- Qeveria angleze është paralajmëruar se gruaja britanike e tiranit sirian, Bashar al-Assad, duhet ...
Viktor Orban UKRAINË- Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka thënë se konflikti në Ukrainë do të zgjidhet në një m...
matt gaetz SHBA- Komisioni i Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve akuzoi të hënën ish ligjvënësin Matt ...
Foto ilustruese SHBA- Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që t&eu...
Foto ilustruese MALAGA- Dy grabitje ndodhën brenda një muaji në Malaga, njëra me autor një 71-vjeçar. Vjedhj...
Trump dhe Kim Jong Un SHBA- Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike k...