LIVE UPDATES
Bota

Ish-oficeri i inteligjencës ushtarake ruse i tregon REL pse po lufton për Ukrainën: Jam produkt i Bashkimit Sovjetik

Vladislav Ammosov ishte një nga të paktët rusë të përgatitur për të luftuar në anën e Kievit në shkurt të vitit 2022, kur presidenti rus, Vladimir Putin, filloi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

15 Prill 2023, 11:42 Nga k.m.
Ish-oficeri i inteligjencës ushtarake ruse i tregon REL pse po lufton
Vladislav Ammosov

Vladislav Ammosov thotë se ka kaluar më shumë se 15 vjet duke ndërtuar një karrierë në ushtrinë ruse dhe në shërbimin e inteligjencës të vendit, të njohur si GRU. Ai, aktualisht, është në Kiev i përgatitur për të luftuar kundër vendit të tij. Ai i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë – i cili ka shqyrtuar dokumentacionin në lidhje me historinë e shërbimit ushtarak rus të Ammosovit – se “vendi ndaj të cilit u betova për besnikëri… nuk ekziston më”.

Gjatë një udhëtimi për në qendër të Kievit, Ammosov ndaloi t’i shikonte pajisjet ushtarake ruse.

“Këta persona as nuk e dinë pse po vdesin, ndihem i lehtësuar se ata nuk patën mundësi të arrijnë këtu kurrë. Më vjen mirë që ne po i bëjmë ballë në një qytet të lirë, por në të njëjtën kohë më vjen keq për këta burra. Nëse Rusia do të kishte qenë vend normal, ata do të kishin pasur mundësi të jetonin jetën e tyre”.

Ammosov ishte një nga të paktët rusë të përgatitur për të luftuar në anën e Kievit në shkurt të vitit 2022, kur presidenti rus, Vladimir Putin, filloi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

“Telefonova Ambasadën e Ukrainës dhe u përpoqa të kontaktoja legjionin e Rusisë së Lirë”,-tha ai, duke iu referuar një strukture ushtarake brenda forcave të armatosura të Ukrainës, në të cilën dezertorët rusë dhe vullnetarët rusë e bjellorusë shërbejnë për të luftuar kundër ushtrisë ruse.

“Por, ishte e kotë. Unë gati hoqa dorë”.

Por, në nëntor 2022 në Poloni u formua një organizatë emigrantësh rusë, Këshilli Qytetar, e cila rekrutonte vullnetarë për të luftuar për Ukrainën. Në veçanti, grupi rekruton qytetarë rusë që nuk janë rusë etnikë, duke përfshirë tatarët, bashkirët, çeçenët dhe të tjerë. Ammosov është një jakut etnik nga Republika Sakha e Siberisë, e quajtur Jakutia.

“Shpresoj se do ta fitoj besimin e tyre”

Që nga koha cariste, shërbimet sekrete ruse kanë një histori infiltrimi në organizatat opozitare me spiunë dhe provokatorë. Në fakt, nganjëherë pohohet se nuk ekziston diçka e tillë si një “ish-oficer” i GRU. Prandaj Ammosov nuk habitet kur dikush e pyet se si mund të besohet.

“Nuk ka asnjëherë garanci… Por, unë shpresoj se duke shërbyer dhe punuar kundër Rusisë, do ta fitoj besimin e njerëzve”, deklaroi ai.

Radio Evropa e Lirë nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur rrëfimin e Ammosovit për të kaluarën e tij, por ajo u mbështet nga dokumentet e regjistrimit të shërbimit. Ai tha se është verifikuar vazhdimisht nga strukturat e sigurisë dhe ato ushtarake të Ukrainës.

“Kam kaluar të gjitha kontrollet e imagjinueshme dhe të paimagjinueshme… Nëse po flas me ju tani, atëherë i kam kaluar… Unë jam gati të shkoj në territorin e Rusisë dhe t’i shkatërroj armiqtë atje. Armiqtë e atdheut tim janë ata që mbështesin Qeverinë e Putinit… Bashkatdhetarët e mi, me sa duket, janë bërë shërbëtorë të forcave të errëta”, tha ai më tej.

Pretendimet e pabaza të Moskës se fashistët kanë marrë kontrollin e Ukrainës janë të çuditshme për Ammosov.

“Nuk ka shtet më fashist se Rusia,”- tha ai.

Karriera ushtarake e Ammosovit është e gjatë, siç e përshkruan, ai është një veteran i dy luftërave të Moskës në Çeçeni, në vitet 1990 dhe 2000, dhe i diplomuar në disa prej instituteve ushtarake më prestigjioze të vendit. Në retrospektivë, thotë ai, po trajnohej për të qenë “imperialist”.

“Unë jam produkt i Bashkimit Sovjetik”.

Betejat e Çeçenisë “më kthjelluan”, vazhdoi ai.

“Unë besoja se kishte banditë të vërtetë atje për shkak të dezinformatave. Megjithatë, pashë njerëzit e thjeshtë dhe atë se për çfarë po luftonin. Ishte një luftë për çlirim”.

Ai, gjithashtu, thotë se u zhgënjye me oficerët rusë në atë kohë.

“Gjithmonë më kanë mësuar se oficerët janë njerëzit më të mirë”, tha Ammosov. “Por, më pas pashë se si ishin kur kalonin 10 ditë pa pirë alkool. Kishte disa që thjesht shkatërruan gjithçka. Kishte që shitën armët. Kishte disa që thjesht na tradhtuan dhe na dërguan që të masakrohemi”.

Ai, megjithatë, “kishte një bindje të brendshme” se duhej të mbronte atdheun. Ammosov pohoi se pas shërbimit të tij të luftës, ai u punësua nga GRU dhe u shkollua në përdorimin e modelimit matematik për të “gjetur pikën e dobët të ekonomisë së një vendi”. 

“Ju mund të gjeni një pikë të dobët në çdo sistem teknik kompleks”, tha ai. “Këto ditë, pa energji elektrike nuk ka jetë. Edhe fikja e të gjithë telefonave inteligjentë për disa orë mund të ketë një ndikim të madh në ekonomi”.

Qëllimi përfundimtar, përfundoi ai, ishte “të shkatërrohen të gjitha vende e tjera”.

Si një jakut etnik, Ammosovi tha se ai shpesh përjetoi racizëm dhe shovinizëm nga rusët etnikë. Ai tha se nuk është e pazakontë të ndalohesh nga policia ose të qortohesh nga kalimtarët në qytetet kryesore ruse thjesht për shkak të fjalës “jakut” në publik.

“Kur shkoja në Moskë dhe shkoja në një stacion metroje, do të më ndalonin menjëherë”, tha ai. “Si një “jo-rus”, vetëm letrat e oficerit më shpëtuan. Më trajtuan si një person të dorës së dytë”.

“Që kur kam qenë në Ukrainë, asnjëherë nuk më është kërkuar pasaporta”, shtoi Ammosov. “Nuk jam ndalur kurrë nga policia”.

Ai u zhgënjye më tej pasi Rusia e Putinit po bëhej gjithnjë e më autoritare.

“Ishte e vështirë të shikoje njerëzit duke u rrahur”, tha Ammosov për Radion Evropa e Lirë. “Dhe, njerëzit duke u burgosur. Mendoja – a nuk mund të mblidhemi dhe t’i luftojmë?”.

Ammosov e la shërbimin aktiv dhe hyri në rezervat ushtarake përpara se Rusia të pushtonte rajonin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014 dhe të nxiste një luftë separatiste në pjesë të Ukrainës lindore. Ai pohoi se ndërsa konflikti në Ukrainë prek strukturën shumë të centralizuar të Rusisë, ka shumë zemërim të mbledhur në Rusi që padyshim do të shfaqet dikur.
“A mund ta paramendosh se sa shumë urrejtje do të ketë pas rënies së Rusisë? Njerëzit do t’i kujtojnë ngjarjet [që kanë ndodhur] për 100 ose 200 vjet”.

Në mendjen e Ammosovit, agresioni i Moskës kundër Ukrainës më 2014 ishte “fillimi i fundit” për Rusinë.

“E kuptova menjëherë”, përfundoi ai./REL

vladislav ammosov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale