Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kompania shtetërore ruse e naftës, Rosneft, njoftoi të premten se ish-Kancelari gjerman Gerhard Schroeder dhe sipërmarrësi gjerman Matthias Warnig, po largohen nga bordi drejtues i kompanisë.
Parlamenti Evropian kishte bërë thirrje të enjten, që zoti Schroeder, tashmë në moshën 78-vjeçare, të përfshihej në listën e zezë, në rast se nuk jepte dorëheqjen nga bordi i kompanisë Rosneft, një lëvizje që synonte ta dekurajonte atë nga marrja e drejtimit të kompanisë ruse Gazprom, një emërim i njoftuar rishtazi.
Gjermania mbylli të mërkurën zyrën e zotit Schroeder, shpenzimet e të cilës përballoheshin nga taksapaguesit, pas indinjatës publike të krijuar nga përfshirja e tij e vazhdueshme në industrinë ruse të energjisë, megjithë sulmin e Rusisë në Ukrainë dhe refuzimin e tij për ta denoncuar publikisht Presidentin Vladimir Putin, të cilin e konsideron një mik personal.
Kompania Rosneft u shpreh në deklaratë se "përkrahim vendimet (e zotërinjve Schroeder dhe Warnig) dhe i falenderojmë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme".
Zoti Schroeder, kancelar i Gjermanisë gjatë periudhës 1998-2005, ka qenë një mbështetës i fortë i gazsjellësit nënujor Nord Stream, që furnizon Gjermaninë me gaz nga Rusia dhe ka qenë në bordin drejtues të kompanisë Rosneft që në vitin 2017.
Gjashtë burime të ndryshme i thanë agjensisë së lajmeve Reuters të enjten se edhe pesë nënpresidentë të huaj të kompanisë Rosneft, u larguan, pak përpara se të hynin në fuqi më 15 maj sanksionet e fundit të BE-së ndaj Rusisë.
Zoti Schroeder nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment. Agjensia e lajmeve Reuters nuk arriti ta kontaktojë zotin Warnig.
Zoti Schroeder drejton komitetin e aksionerëve të kompanisë Nord Stream, e cila menaxhon gazsjellësin Nord Stream 1, që kalon nga Rusia për në Gjermani përmes Detit Balltik, si dhe kryeson bordin e drejtorëve të kompanisë Nord Stream 2, një gazsjellës i dytë funksionimi i të cilit u pezullua nga Gjermania pasi Rusia filloi sulmin në Ukrainë.
Zoti Warnig ishte punonjës i policisë sekrete Stasi gjatë periudhës së komunizmit në Gjermaninë Lindore, përgjatë pothuajse të njëjtës periudhë kur atje punonte për KGB-në zoti Putin. Zoti Warnig ka drejtuar kompaninë Nord Stream deri në vitin 2016.
Ai u bë drejtor ekzekutiv i kompanisë Nord Stream 2 në vitin 2015. OKB-ja vendosi sanksione ndaj tij më 23 shkurt.
Kompania Nord Stream konfirmoi se zoti Schroeder vazhdon të jetë drejtues i saj. Kompania Nord Stream 2 nuk ka bërë ndonjë koment./VOA
Ushtare UKRAINË- “Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalëtme të cilat gjenerali Igor Konashenkov...
Mbreteresha MBRETËRI E BASHKUAR- Mbretëresha dhe Familja Mbretërore kanë hapur 'fshehurazi' dyert e tyre për r...
Lufta Përpara se Vladimir Putin të pushtonte Ukrainën më 24 shkurt, shumë europianë ishin të shqetësuar se rajoni i...
Gruaja FRANCË- Një grua u shfaq topless në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë. Kjo ishte një shenj&...
Foto Ilustruese BRUKSEL- Javët e fundit, janë paraqitur disa përfytyrime se si mund t'i afrojë Bashkimi Evropian shtetet me vlera t&eum...
Arme konvencionale SHBA- Duke u larguar për një moment nga fabrika e çelikut Azovstal, Pentagoni thotë se nuk ka asnjë indi...
Albin Kurti dhe Gregory Meeks SHBA- Kryeministri Albin Kurti në kuadër të vizitës në SHBA, ka takuar kryetarin e Komisionit pë...
Ukraine UKRAINË- Ekonomitë kryesore të Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) janë pajtuar të of...
Ukraine SHBA- Senati amerikan miratoi një fond prej 40 miliardë dollarësh për ndihmë humanitare dhe ushtarake për Ukrainë...
Ushtaret amerikane SHBA- SHBA-ja pritet të mbajë 100,000 trupa të stacionuara në Evropë për të ardhmen e parashikue...