Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, Presidenti Joe Biden pritet ta nënshkruajë ligjin, pikërisht në momentin kur po përfundonin fondet miratuara më herët këtë vit.
SHBA- Senati amerikan miratoi një fond prej 40 miliardë dollarësh për ndihmë humanitare dhe ushtarake për Ukrainën. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, Presidenti Joe Biden pritet ta nënshkruajë ligjin, pikërisht në momentin kur po përfundonin fondet miratuara më herët këtë vit.
Ndihma për Ukrainën po vjen pikërisht në kohën e duhur. Fondi i mëparshëm i miratuar nga Kongresi amerikan në muajin mars, prej rreth 14 miliardë dollarësh për asistencë humanitare dhe ushtarake, pothuajse po përfundon. Paketa ligjore për ndihmën e re u miratua me mbështetje dypartiake, në një votim 86 pro me 11 kundër.
“Të gjithë ne amerikanët, të gjithë ne demokratët dhe republikanët, nuk mundemi të fshihemi ndërsa Vladimir Putini vazhdon agresionin e tij të egër ndaj popullit ukrainas, ndërsa ai godet spitale civilësh dhe vret fëmijë dhe njerëz të pafajshëm, Por, kur një numër domethënës republikanësh e kundërshton paketën ligjore, ky është pikërisht mesazhi që u dërgojmë armiqve tanë jashtë vendit”, tha Senatori Schumer.
Të njëmbëdhjetë senatorët që votuan kundër ishin republikanë, ndër ta edhe Senatori Rand Paul, i cili e vonoi me një javë miratimin e paketës, duke kërkuar më shumë mekanizma mbikqyrjeje. Disa shqetësohen gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po e teprojnë me fondet për Ukrainën, ndërkohë që amerikanët po përballen me shtrenjtimin e jetesës. Por, kreu i pakicës republikane në Senat thotë se kostoja e mosveprimit do të ishte shumë më e lartë.
“Ndihma për Ukrainën shkon përtej bamirësisë. E ardhmja e sigurisë së Amerikës dhe interesave të saj thelbësore strategjike do të përcaktohet nga kjo luftë. Çdokush që shqetësohet për koston e mbështetjes për një fitore të Ukrainës, duket të ketë parasysh koston shumë më të lartë, në rastin nëse humb Ukraina”, tha Senatori McConnell.
Shtetet e Bashkuara autorizuan gjithashtu transferimin e paisjeve ushtarake me vlerë 100 milionë dollarë.
“Do të ketë artileri të rëndë 155 milimetërshe, automjete taktike që tërheqin artilerinë, etj. Pra, është ekuivalentja e një batalioni artilerie, të shoqëruar nga tre radarë AN/TPQ-36 kundër artilerisë”, tha zoti Kirby.
Do të jepen gjithashtu 100 milionë dollarë të tjera për operacionet ndaj oligarkëve rusë që përfitojnë nga vendimi i Presidentit Vladimir Putin për të sulmuar Ukrainën. 900 milionë dollarë do t’u shkojnë refugjatëve ukrainas dhe 4.4 miliardë dollarë do të përdoren për të lehtësuar krizën e furnizimit me ushqime.
“Furnizimet me ushqime për miliona ukrainas dhe miliona të tjerë në mbarë botën, janë duke u mbajtur peng nga ushtria ruse”, tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Kjo ndihmë do të jepet me shpejtësi, sapo të marrë firmën e Presidentit Biden. Që kur Rusia filloi sulmin më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë rreth 54 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën.
Marrë nga VOA
Ushtaret amerikane SHBA- SHBA-ja pritet të mbajë 100,000 trupa të stacionuara në Evropë për të ardhmen e parashikue...
Ukraine UKRAINË- Nëse sapo po na bashkoheni ose keni nevojë për një takim, këtu janë zhvillimet më të fundit n...
Azovstal UKRAINË- Ushtria ruse thotë se fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol është "çliruar plotësisht", me ...
Nazim Bllaca dhe Ben Emmerson HAGË- Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se e ka bërë një gabim gjatë gjat&eu...
Sulmuesi ANGLI- Një sulmues i 'Terminator Tube' është shpallur fajtor për sulmin ndaj një udhëtari me hanxhar. Dailymail shkr...
Aleksandër Lukashenko dhe Aleksandar Vuçiç SERBI- Serbia është rreshtuar me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj ...
Në Spanjë janë regjistruar 23 raste të reja të lisë së majmunëve, kryesisht në rajonin e Madridit, ku shumica e ras...
Pamje nga zjarri ne Zvicer ZVICËR- Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të aeroportit të Gjenevës...
Foto nga shperthimi UKRAINË Një raketë ruse shkatërroi Shtëpinë e Kulturës në qytetin ukrainas të Lozova ...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për veprime për të përmirësuar rezistencën e vendi...