31 Janar 2026, 15:38
Nga D.S
Abbas Araqchi
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka sinjalizuar gatishmëri për t’i rinisur bisedimet për çështje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, teksa ka vendosur linja të kuqe sa i përket programit të raketave të Teheranit.
Duke folur më 30 janar në Stamboll, Araqchi ka thënë se Teherani do të ishte gati për t’i rinisur bisedimet me Uashingtonin nëse do të zhvilloheshin, siç ka thënë ai, në mënyrë “të drejtë dhe të barabartë”.
Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij turk, zyrtari iranian ka thënë se është i hapur për masa që ndihmojnë në ndërtimin e besimit sa i përket programit bërthamor, mirëpo e ka theksuar se qëndrimi ushtarak i Iranit nuk është i negociueshëm.
“Kapacitetet mbrojtëse të Iranit dhe raketat nuk do të jenë kurrë subjekt i negociatave”, ka thënë ai, duke shtuar se deri më tani nuk ka plane për negociata mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Araqchi i ka bërë këto deklarata teksa intensifikohet aktiviteti diplomatik në rajon për të parandaluar një përballje direkte mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë presidentit iranian, Masud Pezeshkian, se Ankaraja mund të shërbejë si ndërmjetësuese në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Sipas Presidencës turke, Ankaraja është e gatshme të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe në zgjidhjen e problemeve ekzistuese.
Presidenca iraniane ka cituar Pezeshkianin të ketë thënë se çdo cikël negociatash do të varet nga braktisja e “veprimeve kërcënuese në rajon”.
Megjithatë, analistët besojnë se qëndrimi i Teheranit pasqyron ngurtësi të kahershme dhe jo një ndryshim domethënës.
Ali Vaez, drejtor i projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, argumenton se qëndrimi negociues i Iranit ka mbetur i pandryshuar që nga fillimi i vitit 2025, pavarësisht presionit në rritje.
“Republika Islamike as nuk di dhe as nuk është e gatshme të mësojë se çfarë qasje të ketë ndaj [presidentit amerikan] Donald Trump”, ka thënë Vaez për Radion Evropa e Lirë.
Trump, në anën tjetër, i ka kërkesat e veta.
Më 29 janar, ai ka thënë se Irani duhet të ndalë programin bërthamor dhe të ndalë “vrasjen e protestuesve”, duke pretenduar se këto kërkesa tashmë ua ka përcjell zyrtarëve iranianë.
Dy ditë më parë, ai ka thënë se një “armadë masive” është në drejtim të Iranit, dhe ka paralajmëruar se ajo mund të veprojë me “shpejtësi” nëse është e nevojshme, ndonëse ka shprehur shpresën për një “marrëveshje të drejtë” që do ta linte Iranin pa armë bërthamore.
Trazirat në Iran nisën më 28 dhjetor, të nxitura nga rritja e shkallës së inflacionit dhe zhvlerësimi i valutës vendore.
Edhe në vlerësimet më konservatore, numri i të vrarëve shkon në mbi 6.000.
Në matjet tjera, numri shkon në dhjetëra mijëra.
Autoritetet iraniane mohojnë përgjegjësinë, dhe fajin për vrasjet ua lënë të ashtuquajturve terroristë, të cilët pretendojnë se u përkrahën nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli./REL
iran shba
Bota
31 Janar 2026, 09:50
E. D
Claudia Sheinbaum
MEKSIKË- Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, paralajmëroi se tarifat doganore shtesë që qeveria e SHBA ka...
Bota
31 Janar 2026, 09:12
E. D
Foto Ilustruese
GJERMANI- Të ashtuquajturat "raste të Dublinit", pra njerëzit që janë regjistruar në vende të tjera&nbs...
Bota
31 Janar 2026, 09:06
E. D
Manfred Weber
GJERMANI- Kancelarigjerman Friedrich Merz ka shprehur skepticizëm në lidhje me zbatueshmërinë e propozime...
Bota
31 Janar 2026, 08:56
E. D
Princin Andrew
SHBA- Një valë e re reagimesh është shkaktuar në Shtetet e Bashkuara pas publikimit të fotografive dhe dokume...
Bota
31 Janar 2026, 08:20
E. D
Delcy Rodríguez
VENEZUELË- Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, njoftoi të premten, shpalljen e nj&eum...
Bota
31 Janar 2026, 08:10
E. D
Antonio Guterres
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dhënë alarmin dhe i ka paralajmë...
Bota
31 Janar 2026, 08:05
E. D
Foto Ilustruese
SHBA- Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duk...
Bota
31 Janar 2026, 07:47
E. D
SHBA- Departamenti i Drejtësisë publikoi dje shumë të dhëna të tjera nga dosjet hetimore mbi Jeffrey Epstein. Ndër zbu...
Bota
30 Janar 2026, 22:55
Dosja
ZVICËR- Audio-dokumente tronditëse të personave që kërkonin ndihmë nga shërbimet e emergjencës, si dhe thirrjet e mjek...
Bota
30 Janar 2026, 21:45
E. D
SHBA- Dokumentet e reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së kanë nxjerrë në dritë disa em...