Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një deklaratë të lëshuar më 6 prill nga Ministria e Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi tha se Teherani ishte i gatshëm të mbante bisedime indirekte me Uashingtonin.

Ministri i Jashtëm i Iranit refuzoi propozimet e Shteteve të Bashkuara për negociata të drejtpërdrejta mbi ambiciet bërthamore të Teheranit, disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump bëri thirrje për bisedime sy më sy.
Në një deklaratë të lëshuar më 6 prill nga Ministria e Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi tha se Teherani ishte i gatshëm të mbante bisedime indirekte me Uashingtonin.
“Irani e mban veten të përgatitur për të gjitha ngjarjet e mundshme apo të pritshme dhe, ashtu siç është serioz në diplomaci dhe negociata, do të jetë po aq vendimtar dhe serioz në mbrojtjen e interesave dhe sovranitetit të tij kombëtar”, u citua të ketë thënë ai.
Komentet e Araghchit erdhën tre ditë pasi Trump bëri thirrje për “bisedime të drejtpërdrejta” me Teheranin, duke thënë se ato ishin “më të shpejta” dhe ofronin një kuptim më të mirë sesa përdorimi i ndërmjetësve.
Muajin e kaluar, Trump i dërgoi një letër liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, duke kërkuar negociata dhe duke e paralajmëruar për veprim ushtarak nëse diplomacia do të dështonte.
Ndërkohë, presidenti iranian, Masud Pezeshkian, deklaroi më 5 prill se Teherani ishte i gatshëm të angazhohej në dialog, por nëse palët do të ishin të barabarta.
Në vitin 2015, Irani arriti një marrëveshje historike me Shtetet e Bashkuara, Francën, Kinën, Rusinë dhe Britaninë, si dhe Gjermaninë, për të kufizuar aktivitetet e tij bërthamore.
Marrëveshja e vitit 2015 lehtësoi sanksionet e rënda që kishin kufizuar ekonominë e Iranit.
Megjithatë, gjatë mandatit të parë të Trumpit, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja dhe rivendosën sanksione.
Irani mohon akuzat perëndimore se po përpiqet të krijojë armë bërthamore, duke këmbëngulur se programet e tij kanë qëllime thjesht civile, sikurse prodhimi i energjisë elektrike./REL
Foto ilustruese FRANCË- Parisi ndodhet në fazën e fundit të një periudhe parazgjedhore, ndërkohë që po zh...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka në dispozicion më pak se një javë kohë për të kriju...
Foto ilustruese SHBA- Është zbuluar se si u bë gabimi në Shtëpinë e Bardhë, ku këshilltari i sigurisë kom...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Bashkimi Evropian po përgatitet të mbrojë interesat e tij me kundërmasa proporcionale ndaj tarifave t&eum...
Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është zotuar të mbrojë bizneset që do të goditen nga tarifat e pr...
Donald Trump SHBA- Më shumë se 50 vende kanë kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për fillimin e negociatave tregtare,...
Foto ilustruese INDI- India nuk ka në plan të hakmerret ndaj vendimit të presidentit amerikan Trump për të vendosur një ...
Foto ilustruese SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se shpreson që presidenti amerikan Donald Trump të ul&...
Elon Musk SHBA- Sa kaluan tre ditë pasi Presidenti Trump njoftoi tarifa gjithëpërfshirëse, me një tarifë prej 20% për ma...
foto ilustruese BOTË- Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në qytetet e mëdha në Shtetet e Bashkuara për të...