Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Shefi i diplomacisë evropiane u shpreh se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë politike, teknike dhe financiare për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar të avancojnë reformat kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike që janë të nevojshme për përparimin në rrugën drejt BE-së.
MAQEDONIA E VERIUT- Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell theksoi se edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, BE-ja ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për përmirësimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të BE-së.
Në një intervistë për median malazeze Vijesti, shefi i diplomacisë evropiane u shpreh se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë politike, teknike dhe financiare për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar të avancojnë reformat kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike që janë të nevojshme për përparimin në rrugën drejt BE-së.
“Progresi në prioritetet e reformave duhet të çojë në integrimin më të ngushtë të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, punën për integrimin e përshpejtuar dhe “futjen graduale” në politikat individuale, programet dhe tregun e BE-së”, -tha Borell.
Në vitin 2020, Bullgaria, e udhëhequr atëherë nga kryeministri Bojko Borisov, bllokoi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Bllokada bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka lënë në harresë aspiratat e Shqipërisë fqinje për në BE, pasi shumica e vendeve të BE-së këmbëngulin që Shkupi dhe Tirana të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit si çift. Ndërkohë që presidenti francez Emmanuel Macron ka nisur një propozim kornizë për zgjidhjen e ngërçit dypalësh i cili ende është duke u vlerësuar në Maqedoninë e Veriut.