LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Industria po e frenon ekonominë gjermane

Kompanitë gjermane kanë ulur prodhimin e tyre befasisht shumë në qershor.Industria, ndërtimi dhe furnizuesit e energjisësë bashku prodhuan 1,5 për qind më pak se një muaj më parë.

8 Gusht 2023, 08:07 Nga f.i
Analiza e DW: Industria po e frenon ekonominë gjermane
foto ilustruese

GJERMANI- Vjen një lajm tjetër i keq nga ekonomia gjermane: Shumë kompani duhet të reduktojnë prodhimin e tyre. Industria po tregon shenja dobësie.

Kompanitë gjermane kanë ulur prodhimin e tyre befasisht shumë në qershor.Industria, ndërtimi dhe furnizuesit e energjisësë bashku prodhuan 1,5 për qind më pak se një muaj më parë, bëri të ditur të hënën (07.08.2023) Zyra Federale e Statistikave. Ekonomistët e anketuar nga agjencia e lajmeve Reuters kanë pritur një minus prej vetëm 0.5 për qind. Në maj pati një rënie prej 0.1 për qind. “Disponimi i keq midis kompanive tregon një letargji të vazhdueshme,” tha kryeekonomisti Alexander Krüger nga Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank.

“Më e shumta që mund të pritet në tremujorin aktual është një rritje e vogël e prodhimit.” Kryeekonomisti i Commerzbank Jörg Krämer shpjegon: “Ekonomia gjermane do të shënojë rënie edhe në gjysmën e dytë të vitit.”

Industria ka prodhuar rreth 1,3 për qind më pak në qershor sesa një muaj më parë. “Pavarësisht rritjes së fundit të kërkesave, perspektiva për aktivitetin industrial mbetet e zymtë, sepse u ndikua shumë nga mungesa e porosive të mëdha”, -komentoi Ministria e Ekonomisë zhvillimet e fundit.

“Për shkak të pritjeve më të vogla të biznesit dhe eksportit të kompanive, një rimëkëmbje e dukshme nuk është ende në horizont.”

Gjermania është në rënie ekonomike

Specialisti i Commerzbank Krämer theksoi: “Minusi në qershorjep një sinjal paraprak për shifrat e dobëta të prodhimit që do të shfaqen në muajt e ardhshëm.” Sepse tendenca e porosive ka kohë që është në rënie. “Përveç kësaj, sipas sondazheve, kompanitë kanë përpunuar tashmë porositë që kanë mbetur nga koha e Coronës”.

Industria e dëmtuar është rikuperuar pak kohët e fundit pas porosive çuditërisht të mëdha – ndër tjera edhe për shkak të porosive të mëdha nga industria e hapësirës ajrore. Në qershor, porositë u rritën me 7,0 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, që është rritja më e madhe në tre vjetët e fundit. Në maj ka pasur një rritje jashtëzakonisht të lartë me 6.2 për qind, ndërsa tani rritja është edhe më e madhe.

Megjithatë, treguesit kryesorë si klima e biznesit Ifo, tregojnë se ekonomia gjermane, e cila dikur shënonte rritje për vite të tëra, ende është në rënie. Industria e ndërtimit – e cila po vuan nga normat e larta të interesit dhe rënia e porosive të reja për ndërtim – raportoi një rënie të prodhimit prej 2,8 për qind në qershor. Nga ana tjetër, furnizuesit e energjisë kanë prodhuar 0,6 për qind më shumë se një muaj më parë.

Barometri mujor i firmës konsulente Sentix për pritjet ekonomike të agjentëve të aksioneve në Eurozonë ishte pak më i mirë në gusht, pas tre rënieve. Nga ana tjetër, indeksi për Gjermaninë ra për të katërtin muaj radhazi dhe tani është në vlerën më të ulët që nga tetori i vitit 2022. “Ekonomia më e madhe po shndërrohet në njeriun e sëmurë të Eurozonës dhe po bëhet një barrë në rajon”, shpjegoi Sentix. Ekonomia e këtushme duket se ka një frenim të plotë për momentin.

Marrë nga DW

gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës