Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Që nga tetori, roja detare amerikane ka shpëtuar dhe kthyer në vendin e tyre 100 banorë të Haitit, që janë përpjekur të hyjnë në Floridën jugore. Po në të njëjtën periudhë, rreth 300 njerëz të tjerë janë riatdhesuar në Kubë.
SHBA- Në pesë shtete amerikane të martën u mbajtën zgjedhjet paraprake. Kandidatët e pritshëm presidencialë Joe Biden dhe Donald Trump tashmë kanë fituar votat e mjaftueshme për të marrë emërimin nga partitë e tyre. Ish Presidenti Trump votoi në Florida, ku tani ai banon. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti, imigracioni është çështja kryesore për banorët e këtij shteti.
Lucie Sophie përpiqet të mbrojë pulat afër dyqanit të saj. Në Key West të Floridës, dëmtimi i pulave është një vepër për të cilën njerëzit mund të dënohen me gjoba të larta. Francezo-amerikanja Lucie Sophie të martën votoi për herë të parë si shtetase amerikane. Si shumë banorë të tjerë në Florida, edhe ajo është mbështetëse e zotit Trump.
“Më pëlqen se si ndihen mbështetësit e tij për vendin dhe krenarinë që kanë për amerikanët. Nuk jam shumë e entuziazmuar për sloganin ‘Unë do ta bëj Amerikën sërish të Madhe’. Do të dëshiroja që ai të përqendrohej tek amerikanët”, thotë ajo.
Key West, qyteti ku jeton zonja Sophie, është plotë energji, veçanërisht përgjatë rrugës Duval, me shumë restorante dhe vizitorë. Key West ndodhet në pjesën më jugore të Shteteve të Bashkuara, në një distancë prej 145 kilometrash nga Kuba. Haiti ndodhet pak më larg. Për këtë arsye imigracioni është një nga çështjet më të debatueshme.
Që nga tetori, roja detare amerikane ka shpëtuar dhe kthyer në vendin e tyre 100 banorë të Haitit, që janë përpjekur të hyjnë në Floridën jugore. Po në të njëjtën periudhë, rreth 300 njerëz të tjerë janë riatdhesuar në Kubë. Tami Spurlock, deri në një pikë të caktuar është e hapur për ardhjen e tyre.
“Ata ndihmojnë ekonominë e qytetit tonë, e bëjnë atë të veçantë. Mendoj se të gjithë duhet të vijnë këtu në rrugë të ligjshme. Por, ata janë jetikë për qytetin”, thotë ajo. Donald Trump, i cili ka premtuar dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm nëse zgjidhet president, votoi të martën afër shtëpisë së tij në Palm Beach të Floridës.
“Ata duhet të mbyllin kufijtë. Vendi ynë po vdes, po mbytet. Ky është një pushtim”, tha ai. Presidenti Joe Biden nuk ishte në fletëvotim në zgjedhjet e të martës në Florida. Ai bëri fushatë në jugperëndim të vendit, duke kritikuar zotin Trump. “Ai (Donald Trump) thotë se imigrantët po helmojnë gjakun e vendit tonë, për çka po flet ai”, tha Presidenti Biden.
Disa nga këta imigrantë, veçanërisht ata nga Haiti, po ikin nga dhuna në vendin e tyre. Por, Natalie Steindl, e cila dje votoi për herë të parë, thotë se nuk duhet të bëhen përjashtime. “E kuptoj që ky është një problem, por nuk duhet të përdoret si justifikim për të shkelur ligjin”, thotë ajo.
Megjithatë, të paktën një imigrant në ditë merr guximin të niset në rrugën e rrezikshme drejt Floridës në kërkim të një jete më të mirë.
Marrë nga VOA
Leo Varadkar DUBLIN– Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, deklaroi sot se do të tërhiqej si kryeministër i Irlandës dhe s...
Jeff Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka reaguar në lidhje me deklaratat e homologut të tij në Serbi, Christopher H...
Foto Ilustrim AFGANISTAN- Dita e parë e vitit kalendarik shkollor afgan sot 20 mars dhe bankat në shkollat e mesme në Afganistan do të...
Foto ilustruese UKRAINË- Franca ka reaguar në lidhje me deklarat e lëshuara së fundmi nga Kremlini të cilët j...
Charles Michael BRUKSEL- Një ditë përpara mbledhjes së krerëve të 27 vendeve të BE, Presidenti i Këshillit Evropian...
Foto ilustruese KIEV- Shefja e misionit raportues të OKB-së në Ukrainë tha se Rusia po konsolidon ilegalisht kontrollin e saj mbi ...
Mbreti Charles BRITANI E MADHE- Mbreti Charles është parë duke u larguar nga Clarence House i shoqëruar nga Mbretëresha Camil...
Jeff Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të mërkurën se ka disa shenja pozitive për p&...
Avioni GREQIA- Forcat e Armatosura greke janë vënë në gatishmëri pasi një avion F-16 i Forcave Ajrore u rrëzua mesdit&eu...
Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro KOLUMBI- Banda del Golfo, banda më e fuqishme e trafikut të drogës në Kolumbi , hapi dyert t&...