LIVE UPDATES
Bota

“Ikja e trurit,” DW: Ballkani Perëndimor i vonuar për zgjidhje?

Për herë të parë në 21 vite, programi i “Politikanëve të Rinj” i Komitetit të Rajoneve (Committee of Regions) në Bruksel, zgjeroi listën e tij të pjesëmarrësve edhe me Ballkanin Perëndimor.

22 Tetor 2023, 14:40 Nga r.ll
“Ikja e trurit,” DW: Ballkani Perëndimor i vonuar për
foto nga takimi ne Bruksel

BRUKSEL- Në Bruksel u mbajt “21st European Week of Regions and Cities” të BE-së, ku shtetet anëtare, përmes përfaqësuesve politikë diskutojnë mbi politikën e kohezionit të BE-së, për zgjidhje ekonomike, sociale dhe territoriale.

Për herë të parë në 21 vite, programi i “Politikanëve të Rinj” i Komitetit të Rajoneve (Committee of Regions) në Bruksel, zgjeroi listën e tij të pjesëmarrësve edhe me Ballkanin Perëndimor. “Ky program për politikanët e rinj është një mundësi fantastike për të theksuar që kushdo, por veçanërisht të rinjtë, kanë shumë rëndësi. Njerëzit kanë rëndësi, rajonet kanë rëndësi, fshatrat gjithashtu” – thotë deputetja e Parlamentit Maqedonas, Marija Petrushevska, anëtare e VMRO-DPMNE.

Ballkanit Perëndimor “i ka ikur truri”

Të rinjtë e gjashtë shteteve të rajonit renditen lart në listën e “ikjes së trurit” në botë. Parashikimet janë pesimiste, pasi mendohet se në dekadën e ardhshme Ballkani Perëndimor do të humbasë gati gjysmën e popullsisë së re të kualifikuar dhe të mirëarsimuar. Për aktivisten politike shqiptare Maura Linadi, e cila mban mandatin e dytë si anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ky është një fenomen që lidhet me globalizmin. “Ky fenomen është i përhapur prej disa vitesh dhe po sjell avantazhe dhe disavantazhe. Popullsia relativisht e re e Shqipërisë, konsideruar si më të rejat në Bashkimin Evropian, është hapur ndaj mundësive të reja”.

“Situata është alarmante” – thekson përfaqësuesja maqedonase Petrushevska. Ajo thotë se Maqedonia e Veriut është 10 vendet e para në botë për largimin e kësaj kategorie. “Çdo i dyti i ri e sheh të ardhmen jashtë Maqedonisë. Arsyet që ata listojnë si më kryesoret janë: mungesa e besimit tek institucionet, korrupsioni dhe procedurat e gjata administrative për të fituar të drejtën tënde, pabarazia, polarizimi i shoqërisë dhe varfëria, arsye këto që ndikojnë në cilësinë e jetës. Me një fjalë: janë të pashpresë” – argumenton për DW Petrushevska.

Përfaqësuesja serbe Galiç, nga Partia për Liri dhe Drejtësi, thotë për DW se njerëzit nuk po largohen me dëshirë nga Serbia dhe Ballkani Perëndimor. “Autoritetet autokratike në Serbi po bëjnë përpjekje domethënëse për të mbajtur një numër shumë të madh njerëzish në gjende varësie dhe nënshtrimi, pasigurie dhe frike, e cila ka kapluar të gjithë shoqërinë serbe. Këtu ka frikë për sigurinë, frikë nga varfëria, si dhe frikë nga konflikte të brendshme dhe të jashtme”.

Cila është zgjidhja?

A është Ballkani Perëndimor tepër vonë për të gjetur një zgjidhje apo ka ende shpresë për t’i mbajtur të rinjtë në vendet e tyre? “Aktualisht janë duke u parë mundësitë e gjenerimit të politikave të reja për punësimin dhe mundësitë për të rinjtë, ku të konsiderueshme janë avantazhet e krijuara për sektorin e IT, rritja e nivelit të pagave në administratën publike, lehtësirat e mjedisit mundësues të startup-ve etj” – sqaron Linadi për DW.

Për Petrushevskën dhe Galiç, përfaqësuese partish opozitare në shtetet e tyre, situata do të ndryshonte vetëm nëse ato qeverisen nga politikanë të rinj. “Të rinjtë dhe e gjithë popullsia kanë nevojë të shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Ata kanë nevojë për udhëheqës që janë të gatshëm për politika transformuese sistematike në shoqërinë tonë, udhëheqës të cilët do të përçojnë mesazhin se çdokush meriton një vend në diell” – nënvizon Petrushevska.

“Ndërkohë që autoritetet na mbajnë larg medias, ne takohemi përditë me njerëz, për t’u përcjellë atyre mesazhin se rrugëtimi drejt Europës nuk do të thotë se duhet të lëvizim fizikisht në Europë. Duke marrë në konsideratë zgjedhjet e ardhshme, ne besojmë se ka një rëndësi të veçantë që njerëzit të përfshihen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit” – përfundon Galiç./DW

“21st european week of regions and cities”

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet