29 Maj 2022, 18:08
Nga DOSJA
Koordinatat
KROACI- Një avion sportiv “Cesna 182”, i cili është nisur nga Spliti për në Gjermani wshtw zhdukur. Në koordinatat e zhdukjes u dërguan anëtarë të Shërbimit Kroat të Shpëtimit Malor me një dron, polici dhe njësi speciale. Rts.rs shkruan se policia ka marrë njoftim nga Administrata e Mbrojtjes Civile se një avion “Cesna 182” është zhdukur nga radari i Shërbimeve të Navigacionit Ajror Kroat në orën 11.25 në zonën e gjerë të Slunjit.
Avioni po fluturonte nga drejtimi i Splitit drejt Gjermanisë. Për momentin nuk dihet identiteti i pasagjerëve që kanë qenë në bord, ndërsa mediat kroate raportojnë informacione jozyrtare se janë shtetas të huaj. Menjëherë pas denoncimit, bastisjes së zonës i janë bashkuar edhe 34 punonjës policie, mes të cilëve edhe efektivë të policisë speciale dhe asaj të ndërhyrjes. Shërbimi Kroat i Shpëtimit Malor njoftoi në Twitter se një avion sportiv me katër pasagjerë ishte zhdukur në veri të Rakovicës. Bashkë me Ministrinë e Brendshme janë në terren 30 pjesëtarë të atij shërbimi.
“Po mbërrijnë edhe 30 pjesëtarë të tjerë, duke përfshirë edhe ekipet K9 që ishin të licencuara për ekipet e kërkimit në Sljeme në momentin e aksidentit”, thuhet në njoftim.
Damir Danilović nga Administrata e Policisë së Qarkut të Karlovacit deklaroi se avioni po kërkohej në një zonë të pyllëzuar dhe kodrinore, si dhe se kushtet e motit ishin të këqija. Sipas informacioneve të fundit në kërkim janë përfshirë mbi 100 persona.
“Cesna”, numri i regjistrimit D-EGLF, është i regjistruar në Gjermani dhe është në pronësi të Bayern Leverkusen Flying Club. Është prodhuar në vitin 1979 në Francë.
(I.A/dosja.al)
Bota
29 Maj 2022, 18:03
Joe Inwood
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Volodymyr Zelensky nuk ka rezultuar të jetë presidenti që shumë parashikuan. Ish-komediani, z&eum...
Bota
29 Maj 2022, 17:48
foto ilustruese
SERBI- Rusia ka rënë dakord të vazhdojë furnizimin me gaz natyror të pandërprerë për Serbinë. ...
Bota
29 Maj 2022, 17:37
Qëndrim Januzit
KOSOVË- Gjykata Themelore e Ferizajt ka caktuar 30 ditë paraburgim vëllanë e reperit Buta, Qëndrim Januzin, t...
Bota
29 Maj 2022, 17:32
Kherson
UKRAINË- Autoritetet e imponuara nga Moska në qytetin jugor të Khersonit thonë se luftimet aty pranë mund të ndikojn&...
Bota
29 Maj 2022, 17:26
Foto Ilustruese
NEPAL- Një avion i drejtuar nga një linjë ajrore private në Nepal është zhdukur me 22 persona n&eum...
Bota
29 Maj 2022, 15:54
Pamje nga Ukraina
UKRAINË- Zyra presidenciale e Volodymyr Zelenskyt ka njoftuar sot se presidenti ukrainas ka “dalë” nga Kievi dhe ka...
Bota
29 Maj 2022, 15:48
Mossi
KOSOVË- Reperi Gramoz Krasniqi, i njohur me nofkën “Mossi”, ka reaguar për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hysen...
Bota
29 Maj 2022, 14:40
Iran
IRAN- Ushtria iraniane ka dhënë disa detaje, por jo vendndodhjen e saktë, të një baze nëntokësore për dron&eum...
Bota
29 Maj 2022, 14:32
Foto Ilustruese
UKRAINË-Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka njoftuar se Luftimet për qyte...
Bota
29 Maj 2022, 14:14
Foto Ilustruese
NIGERI- Më shumë se 30 njerëz u vranë, dhe të tjerë u plagosën kur një sulm shpërtheu dje...