Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo tha se kjo ngjarje do të hetohet derisa të zbulohen përgjegjësit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka dënuar sulmin në spitalin në Gaza ku të vrarë mbetëm më shumë se 500 persona. Von der Leyen e ka cilësuar si të pakuptimtë dhe të tmerrshëm, këtë sulm ndërsa shprehet se terrori i Hamasit e ka zhytur Izraelin dhe Palestinën në një spirale të re dhune. Ajo tha se kjo ngjarje do të hetohet derisa të zbulohen përgjegjësit.
“Terrori i Hamasit e ka zhytur Izraelin dhe Palestinën në një spirale të re dhune. Mbrëmë, një tragjedi e re, e pakuptimtë na ka tronditur të gjithëve. Një spital në Gaza – duke strehuar qindra të plagosur – u shndërrua në një ferr zjarri. Skenat nga spitali al-Ahli janë të tmerrshme dhe shqetësuese. Nuk ka asnjë justifikim për të goditur një spital plot me civilë. Të gjitha faktet duhet të vërtetohen dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Në këtë orë tragjike, ne të gjithë duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të mbrojtur civilët nga furia e kësaj lufte", shprehet Von Der Leyen.
Çfarë dimë deri më tani?
Konflikti filloi të shtunën e kaluar kur Hamasi nisi Operacionin Al-Aksa Flood kundër Izraelit, një sulm i papritur i shumëfishtë duke përfshirë një breshëri lëshimesh raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit. Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve. Ushtria izraelite më pas nisi operacionin Shpatat e Hekurt kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës. Përgjigja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një rrethim gjymtues që nga viti 2007. Mbi 3,500 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit më 7 tetor, duke përfshirë 2,215 palestinezë dhe 1,400 izraelitë.
Gaza GAZA- Krahu ushtarak i Hezbollahut ka marrë përgjegjësinë për një sulm ndaj një tanku izraelit në kufiri...
Versaja FRANCË- Dy ditët e fundit Franca ka marrë kërcënime të njëpasnjëshme, për motive të cilat autorit...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se nuk mendon se konflikti Izrael-Hamas do të përshkallëzohet n...
Abdel Fat ah al-Sisi EGJIPT- Presidenti i Egjiptit, Abdel Fat ah al-Sisi deklaron se egjiptianët do të refuzonin zhvendosjen e de...
Ulutash dhe Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që forcat shtesë të KFOR-it, që janë d&eu...
Dimitar Kovaçevski MALI I ZI- Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është...
Tedros Adhanom Ghebreyesus GAZA- Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adha...
Tërmet MAQEDONI E VERIUT- Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Sipas Qendr&eu...
Foto ilustruese BERLIN - Qeveria gjermane nuk e mbështet idenë e një konference rajonale apo një qasje të re ndaj dialogut Kosov&e...
Aeroport FRANCË- Autoritetet franceze u alarmuan nga informacionet për kërcënime të njëkohshme për vendosjen e nj&e...