LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Çfarë pritet të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë?

26 Shtator 2023, 19:25 Nga I.A
Analiza e VOA: Çfarë pritet të ndodhë mes Kosovës dhe
Armet e sekuestruara

KOSOVË- Analistët vlerësojnë sulmin e fundjavës në Kosovë si një ngjarje që sposton kontestin ndërmjet Kosovës dhe Serbi nga dialogu i lehtësuar nga bashkësia ndërkombëate për normalizim mes dy vendeve në çështje urgjente të sigurisë, por edhe që i jep fund mendimeve në Serbi se me forcë mund të arrihet ndonjë rezultat në Kosovë. Analistë në Beograd vlerësojnë se sulmi i grupit të armatosur serb në Kosovë, nuk ishte i papritur, por një ngjarje e paralajmëruar, që pritet të ndryshojë parametrat e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, duke krijuar një realitet krejtsisht të ri mes dy vendeve.

“Do të jetë shumë e vështirë të menaxhohen dy gjëra, fillimisht, reagimi shovinist, etno-nacionalist rreth humbjes së kontrollit të territorit në pjesën veriore të Kosovës, gjë që ka ndodhur në realitet… Në këtë moment, përqëndrimi është në sigurinë dhe kjo nuk është gjë e keqe, sepse më në fund njerëzit do ta kuptojnë që zgjidhja nuk vjen me konflikte, me dhunë dhe këtë duhet ta pranojnë. Jam i bindur se shumica e njerëzve që jetojnë në Beograd e pranojnë realitetin – realitetin që asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë,” deklaroi Dushan Janjiç, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike.

Analistja Maja Piscevic nga organizata Këshilli Atlantik me seli në Washington, thotë se publiku në Serbi është i vetëdijshëm se, siç tha ajo, “diçka e tmerrshme ka ndodhur.”

“Ka kaq shumë pyetje. A ishte ky një tërmet? A ishte ky paralajmërim, apo një përgatitje e terrenit? Ngase të gjithë e kemi parashikuar dhe e kemi paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare se do të ndodhte. Dhe tani kur ndodhi, të gjithë u befasuam, ngase ndoshta shpresuam se nuk do të ndodhte. Vlerësimi im është se ky është një episod tragjik për serbët dhe shqiptarët, pasojë e mundësive të humbura, mungesës së guximit politik, zgjuarsisë politike dhe përgjegjësisë. Dhe në këtë kuptim, ishte e pashmangshme që diçka e tillë të ndodhte,” tha zonja Piscevic.

Sipas zotit Janjic, ka gjithnjë e më shumë argumente se ky ishte një “përshkallëzim i përdorimit të dhunës për qëllime politike” por që përshtypja që kjo është bërë nga elementë kriminalë tashmë nuk qëndron. Ai thotë se është tashmë e qartë që “KFOR-i, EULEX dhe Policia e Kosovës kanë bashkëpunuar profesionalisht dhe që Beogradi është gjithashtu i përfshirë në strehimin e njerëzve në Serbi që nuk janë arrestuar dhe që nuk janë në spitale, në Prishtinë.” Sipas tij, Beogradi tani detyrohet të hetojë dhe shkëmbejë informata për të gjithë ata që janë të përfshirë.

“Kemi ardhur në këtë pikë – përparësi është diskutimi, marrëveshja me Kosovën, me Prishtinën, jo për asociacionin e komunave, jo për shtetin. Tani ka të bëjë me sigurinë, që do të thotë me demilitarizimin e paramilitarëve,” deklaroi zoti Janjiç.

Sipas tij, Presidenti serb Vuçiç tashmë ka pranuar përgjegjësinë “kur e ka përcaktuar tërë procesin si protestë të njerëzve, qytetarëve dhe jo të kriminelëve”.

“Nuk ma merr mendja se do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të organizuar në Kosovë. Nëse Beogradi ka dashur të bëjë diçka, tash është e qartë që një gjë të tillë nuk mund ta bëjë në Kosovë. Ndoshta mund ta bëjë në Bosnjë, por në Kosovë, kjo vatër e nxehtë është tani e mbrojtur nga BE-ja, NATO-ja dhe prania amerikane,” theksoi ai.

Zonja Pescevic thotë se një hetim i ngjarjeve është i domosdoshëm për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Megjithatë, sipas saj, një gjë është e qartë.

“Është tashmë fakt që komuniteti serb është përfundimisht i radikalizuar dhe nuk u beson institucioneve të Kosovës. Diçka duhet të ndodhë. Diçka neutrale që të ndajë të dy palët. Kjo është gjithsesi një krizë sigurie. Dhe nuk mund të kesh zgjidhje politike pa e zgjidhur krizën e sigurisë. Dhe kjo çështje ka përparësi tani,” tha zonja Piscevic.

Por, përpos pasojave të menjëhershme në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, analistët parashohin që sulmi i armatosur i grupit serb në pjesën veriore të Kosovës ndaj policisë së Kosovës shkon përtej kundërthënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke pasur implikime për Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe për rajonin.

Sipas zotit Janjic, Rusia mund të ketë qënë e përfshirë në atë që ndodhi. Ai thotë se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të flasin “me një zë për të gjitha çështjet e rëndësishme.” Por, sipas tij, janë Shtetet e Bashkuara ato që tani duhet të vihen në krye të proceseve.

“Amerika duhet të udhëheqë për një arsye të vetme, Amerika thjesht po udhëheq bllokun perëndimor të sigurisë për të garantuar paqen në Evropë dhe jashtë Evropës. Së dyti, Rusia – dhe koha do ta dëshmojë se Rusia është e përfshirë me (Milan) Radojcicin dhe të tjerët në këtë incident – Rusia po tenton të tregojë se Amerika nuk është garantuesi i vetëm i paqes, që nuk është garantues i besueshëm i saj dhe konsideroj se është tejet e rëndësishme që Amerika të marrë rolin udhëheqës në këtë çështje të sigurisë,” deklaroi zoti Janjiç.
Por, sipas zotit Janjic, Moska tashmë synon lojtarë dhe shënjestra të tjera.

“Beogradi duhet ta ndryshojë politikën e tij. Beogradi zyrtar i Vuçiçit nuk do të përkrahet shumë nga Moska. Shansi i fundit është Këshilli i Sigurimit (të OKB-së). Moska tashmë po bën llogari me njerëz të rinj në Beograd, në Serbi dhe po bën një lloj tregtie. Kosova nuk është shënjestra kryesore apo pikë interesi rus. Është pikë e rëndësishme për t’u përleshur dhe luftuar me NATO dhe për ta shpërndarë atë nëpër tërë Evropën. Është mësim shumë i rëndësishëm që u mësua,” tha ai.

Ndërsa analistja Piscevic thotë se ndonëse roli i faktorëve të jashtëm nuk mund të përjashtohet nga sulmi i së dielës, duke marrë parasysh që situata e paqëndrueshme që ka ekzistuar për një kohë në Ballkan ka krijuar terren joshës për aktorë që janë të investuar në një rajon të destabilizuar.

“Është terren i favorshëm për ata që janë të interesuar për një Ballkan të destabilizuar, që ta përkrahin një gjë të tillë. Por nuk mund të them nëse janë të angazhuar drejtpërdrejt, nëse po, flasim për Rusinë. Por, ka kuptim që nuk janë të palumtur me atë që po ndodh në veri këto ditë,” tha ajo.

Analistët nuk mund të parashikojnë se çfarë zhvillime mund të priten, por ata theksojnë se vetëm një prani e shtuar e pranisë dhe vëmendjes ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe Serbisë mund të sigurojë një rrugëdalje nga kjo gjendje.

“Kjo ishte një tronditje e madhe. A do të pasohet nga ndonjë incident tjetër? Sinqerisht, e kam të vështirë të imagjinoj se kjo rrjedhë e ngjarjeve mund të ndalojë vet, pa bashkësinë ndërkombëtare dhe pa rritjen e pranisë dhe gadishmërisë së KFOR-it në këtë pjesë të Kosovës,” thotë zonja Piscevic.

Ndërkaq, zoti Janjic thotë se ndonëse nuk sheh përshkallëzim të mëtejmë në Kosovë, këto zhvillime paraqesin një moment të ri.

“Është krijuar një realitet krejtsisht i ri. Ka pasur rrezik të lartë se do të nxiste ndonjë konflikt të ri të armatosur. Tani jam i sigurtë se nuk do të ketë aktivitete të armatosura. Është një moment, që politikanët në dy anët ta shfrytëzojnë këtë moment. Zgjidhja para tyre është jo si të vazhdojnë me menaxhimin e sigurisë; por si të vazhdohet me stabilizimin e paqes. Kjo e ka ndryshuar tërësisht kahjen dhe nuk jam i sigurtë nëse Vuçiçi do të shkojë deri në fund. Për momentin, ai duhet ta pranojë këtë,” thotë ai.

“Njerëzit në Serbi janë shumë të frikësuar nga një luftë e re, nuk janë për të, por se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk mund ta them tani. Zona e vetme ku tani transferohet pasiguria është në Bosnjë,” përfundoi zoti Janjiç.

Marrë nga VOA

tensione në veri të kosovës dushan janjiç maja piscevic

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale