Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas autoriteteve malazeze autori i sulmit është 45 vjeçari, Aco Martinoviç, i dënuar në të kaluarën për ushtrim dhune dhe armëmbajtje pa leje. Ky është incidenti i dytë i kësaj natyre në tre vitet e fundit në këtë qytet të Malit të Zi, në veriperëndim të Podgoricës.
MALI I ZI- Autoritetet në Mal të Zi, bënë sot të ditur gjetjet paraprake të hetimeve, një ditë pasi një person i armatosur vrau 12 persona, në mesin e të cilëve dy fëmijë dhe plagosi të paktën edhe katër të tjerë në qytetin e Cetinjës. Sipas autoriteteve malazeze autori i sulmit është 45 vjeçari, Aco Martinoviç, i dënuar në të kaluarën për ushtrim dhune dhe armëmbajtje pa leje. Ky është incidenti i dytë i kësaj natyre në tre vitet e fundit në këtë qytet të Malit të Zi, në veriperëndim të Podgoricës.
Sulmi i të mërkurës në Cetinjë ndodhi pas një përleshje në një lokal. Autori i sulmit, 45 vjeçari Aco Martinoviç, vrau pronarin e barit, fëmijët dhe anëtarët e familjes së tij, sipas autoriteteve malazeze. Policia njofton se i dyshuari ishte dënuar në vitin 2005 për dhunë, por dënimi ishte pezulluar dhe se së fundmi ai kishte dërguar në gjykatën e apelit edhe një dënim tjetër për armëmbajtje pa leje.
Mediat vendase njoftojnë se sulmuesi njihej për sjellje të dhunshme. Autoritetet thanë se i dyshuari e kishte kaluar ditën e mërkurë në bar me disa të njohur të tjerë kur shpërtheu përleshja. Më pas, ai shkoi në shtëpi dhe u kthye sërish në lokal i armatosur, duke hapur zjarr ndaj të pranishmëve rreth orës 5.30 të pasdites. Prokurorja e Mali të Zi, Andrijana Nastiç tha se autori i sulmit i vrau viktimat në gjashtë pika të ndryshme.
“Po i zhvillojmë hetimet në gjashtë vende të ndryshme. Janë gjashtë vende krimi. Dymbëdhjetë persona janë të vrarë, përfshirë dy fëmijë”, thotë ajo.
Sipas prokurores, katër viktimat e para u vranë në lokal. Më pas sulmuesi vazhdoi në një vend tjetër, ku vrau edhe katër persona të tjerë dhe dy fëmijët në një vend të tretë. Ai pastaj vrau edhe dy persona të tjerë në dy pika të tjera, tha prokurorja Nastiç.
Sulmuesi u largua më pas nga vendi i ngjarjes, por forcat policore malazese e zbuluan vendndodhjen e tij dhe e rrethuan atë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, ai vdiq rrugës për në spital nga plagët pasi qëlloi veten në kokë. Njëri nga të plagosurit është në gjendje kritike, sipas drejtorit të qendrës klinike të Malit të Zi, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të qëndrueshme.
“Ajo që mund të them sot është se gjendja e pacientëve në spitalin tonë, dy burra dhe një grua, është e qëndrueshme. Ata iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjike mbrëmë. Pacienti i katërt është në gjendje tejet kritike. Ai ka pësuar lëndime në kokë”, deklaroi drejtori i spitalit, Aleksandar Radoviç.
Incidenti i të mërkurës i la banorët e Cetinjës të tronditur. Qeveria e Malit të Zi shpalli tre ditë zie kombëtare që nga e enjtja dhe të gjitha festat e Vitit të Ri janë anuluar në mbarë vendin./ VOA
Foto ilustruese ARABIA SAUDITE- Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritjen e numrit t&eum...
Pamjet MALI I ZI- Autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme t&e...
Apple KINË- Gjiganti amerikan Apple është duke ofruar zbritje të rralla, deri në 68 dollarë, në modelet e reja të ...
Bashar al-Assad RUSI- Një tentativë helmimi është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Bashar al-Assad. The Sun shkruan ...
Pamjet SHBA- New Orleans ishte në lëvizje të plotë në orët e para të mëngjesit të Vitit të Ri. Qytet...
NORVEGJI- Nëntë prej 10 makinave të reja që janë shitur vitin e kaluar në Norvegji kanë qenë krejtësisht elektrik...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka nisur vitin e ri 2025 me provokime. Me anë...
Tesla Cybertruck dhe Trump Hotel SHBA- Policia po heton pasi një Tesla Cybertruck i mbushur me bombola gazi dhe fishekzjarre shpërtheu jashtë...
SHBA- Një veteran i ushtrisë amerikane, i cili i ka vrarë 15 persona pasi e ka përplasur kamionin kundrejt një turme njerëzish n...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 1 janar se dhënia e fund e furnizimeve me gaz rus ...