LIVE UPDATES
Bota

Dhunimi i Hoxhës në Kosovë/ Tre vëllezërit kishin pakënaqësi për mënyrën e faljes, e sulmojnë para xhamisë

Vëllezërit Shkodran, Behar e Atdhë Murturi, kishin pakënaqësi për mënyrën e faljes së hoxhës e xhematit në xhamin e fshatit Lupç. Këta të tre, për më shumë se një vit, në mënyra të ndryshme e kishin kërcënuar e pastaj kanosur hoxhën dhe familjen e tij

23 Korrik 2022, 09:24 Nga A.B
Dhunimi i Hoxhës në Kosovë/ Tre vëllezërit kishin
Hoxha

KOSOVË- Zeqir Berisha, hoxha i fshatit Lupç të Podujevës u dhunua mbrëmjen e së enjtes, pas orës 22:00 nga tri persona. Tre vëllezërit Murturi e sulmuan para derës së xhamisë, imamin duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Hoxha kishte ardhur nga Vlora për të shërbyer si imam në Kosovë, por, në kryerjen e punës imami 60-vjeçar, Zeqir Berisha hasi në shumë vështirësi. 

Vëllezërit Shkodran, Behar e Atdhë Murturi, kishin pakënaqësi për mënyrën e faljes së hoxhës e xhematit në xhamin e fshatit Lupç. Këta të tre, për më shumë se një vit, në mënyra të ndryshme e kishin kërcënuar e pastaj kanosur hoxhën dhe familjen e tij, shkruan Gazeta Express.

Situata u përkeqësua mbrëmjen e së enjtës. Rreth orës 22:00, hoxhë Zeqiri, u ballafaqua sërish me tre vëllezërit të cilët e dhunuan para dyerve të xhamisë ku ai ishte iman. Nga sulmet Zeqir Berisha, mori lëndime të rënda trupore. Ai u gjet nga xhemati në gjendje të rëndë e i shtrirë në tok dhe u detyrua t'i nënshtrohej edhe një operacioni.

Kreu i Bashkisë Islame në Podujevë, Mensur Hoti ka thënë se imami Zeqir Berisha ka lëndime të rënda në fytyrë, gjakderdhje në kokë, qepje dhe fasha në të gjithë trupin.

“Ne si Bashkësi jemi të shqetësuar. Gjendja e imamit nuk është e mirë, aspak e këndshme. Ka dëmtime të mëdha në fytyrë, në kokë, ka edhe gjakderdhej të brendshme në kokë, kishte edhe qepje, sytë e mbyllur me fsha”, ka thënë Hoti.

Imami duket se me rekomandimin e mjekut, nuk ka qenë në gjendje të komunikojë me kolegët e tij të Bashkësisë Islame. “Ka vetëdije, por nuk po mundet të flasë. Ashtu na tha edhe mjeku. Familjarët nuk dinë shumë për rastin”, u shpreh më tutje Hoti. “Ngjarja ka ndodhur pas namazit të jacisë”.

Në anën tjetër, familjarët në kushte anonimiteti kanë thënë për gazetën, se gjatë muajit të Ramazanit, ata ishin kërcënuar nga po të njëjtit persona.

Për dhunimin e imamit janë arrestuar tri vëllezër: Shkodran, Behar dhe Atdhe Murturi. Shkodran Murturi është edhe mësues në shkollën "Nazim Gafurri" në Prishtinë. Dy jetojnë në Kosovë dhe njeri nga vëllezërit është student në Arabinë Saudite.

Dhunimi i Hoxhës në Kosovë/ Tre vëllezërit kishin

Si nisën problemet e imamit të Podujevës me tre vëllëzërit? Gazeta Nacionale mësoi se problemet e tre vëllezërve me imamin Berisha, kanë nisur kohë më parë e se imami Berisha këto kërcënime i kishte raportuar në Polici.

Imami para disa kohëve ka pasur probleme me këta persona, me tri vëllezerit. Madje për kërcënimet rastin e ka raportuar disa herë në Polici”, ka thënë ky burim.

Problemet kishin nisur në lidhje me mënyrën e faljes: “Sipas fjalëve të imamit, të tre vëllezërit kanë ideologji vehabiste, me ta ka pasur probleme vazhdimisht. Sidomos për mënyrën e të falurit. Problemet kanë nisur gjatë kohës së pandemisë, kur shteti kufizoi namazin në xhami. Tri vëllezërit nuk i respektonin masat e qeverisë”.

Pas sulmit të rëndë ndaj imamit të Lupqit Zeqir Berisha, ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës. Në një komunikatë për media, BIK-u ka dënuar këtë sulm të rëndë që ka ndodhur në hapësirat e xhamisë.

“Dënojmë me ashpërsinë më të madhe sulmin mbi imamin e xhamisë së fshatit Lupç, të komunës së Podujevës, Zeqir ef. Berishës. Sulmi i mbrëmshëm mbi imamin në hapësirat e xhamisë, në vendin e tij të punës, është akt i papranueshëm, madje përveçse sulm mbi imamin është edhe atak mbi xhaminë dhe xhematin e respektuar”, thuhet në komunikatë.

zeqir berisha dhunohet hoxha ne kosove

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen