LIVE UPDATES
Bota

I dekoruar nga Vuçiç/ ​Ekspertët e sigurisë: Njihuni me prijësin e agjenturës ruse në veri të Kosovës

Sipas Forumit për Siguri dhe Demokraci në Beograd, në Serbi veprojnë 4036 agjentë rusë, prej të cilëve 113 në shërbimin sekret serb BIA, 7 në presidencën e Serbisë, 27 në qeveri etj.

7 Gusht 2022, 12:35 Nga k.m.
I dekoruar nga Vuçiç/ ​Ekspertët e sigurisë: Njihuni
Foto ilustruese

SERBI- Agjentët sekretë serbë dhe rusë po gjejnë shtrirje në veri të Kosovës, ndërsa një nga figurat kryesore të BIA-s, Bojan Dimiç qëndron në krye të tyre, thonë ekspertë të sigurisë në vend. Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu thotë për KosovaPress se Dimiç i kontrollon në tërësi këta eksponentë, të cilët i quan “idiotë të shfrytëzuar”. Sipas Forumit për Siguri dhe Demokraci në Beograd, në Serbi veprojnë 4036 agjentë rusë, prej të cilëve 113 në shërbimin sekret serb BIA, 7 në presidencën e Serbisë, 27 në qeveri etj.

Musliu thekson se Bojan Dimiç, nivel i lartë i drejtorit në BIA, e i cili është dekoruar nga Aleksandar Vuçiçi, është njëri nga 113 agjentët rusë në BIA.

“Bojan Dimiçi ka vite të spiunazhit në Kosovë, gjinden me një numër më të madh në veriun e Kosovës por edhe në reklamat e tjera. Këta të mjerë nuk janë as të vetëdijshëm që punojnë për çështjen ruse dhe janë të orientuar në nivele të ndryshme shoqërore, ato kriminale, politike, të jetës së përditshme. E kemi rastin e Radoiçiqit, Veseloviçit, te cilët janë pandam të Arkanit të dikurshëm. Këto politika, të cilat janë të trashëguara nga Rusia e kahershme. Pastaj, janë Millodheviqi, e kemi Gruevskin në Maqedoni, e kemi Rakiqin i cili ka kontaktuar direkt me Putinin në Moskë, iu kujtohet që presidenti francez ka qëndruar 12 metra larg tij, ndërsa Rakiqi ka qëndruar dorë për dore, do të thotë një afërsi shumë e madhe që për Putinin agjentët në Ballkanin Perëndimor janë shumë të rëndësishëm sepse nëpërmjet tyre e destabilizon Ballkanin dhe e arrin qëllimin e vet. Në këtë aspekt, po ka agjenturë ruse në Kosovë, sa i përket agjenturës së tyre, Bojan Dimiçi është përfaqësues i tyre dhe i kontrollon në tërësi këta eksponentë të cilët shumica e tyre quhen në gjuhë profesionale, idiotë të shfrytëzuar sepse nuk janë të vetëdijshëm për këtë shërbim”, thotë eksperti i sigurisë.

Duke ia përmendur përmbajtjen në llogaritë në rrjete sociale, Musliu thotë se Dimiçi tashmë është shndërruar edhe në një promovues, ose siç quhen agjent influencues të Rusisë.

“Bojan Dimiçi ka qenë një kohë udhëheqës prej drejtorëve të BIA-s dhe është agjenti kryesor i Federatës Ruse në Serbi. Përveç kësaj që është agjent i Rusisë i hapur, ka pesë apo gjashtë vite që vepron haptas si agjent i tyre, përveç që është zyrtarisht agjent i BIA-së është i rrezikshëm për faktin se është agjent influencues, sepse promovon çështjen ruse. Ka lidhje të drejtpërdrejta me presidentin Vuçiq, i cili e ka dekoruar dhe ka lidhje të drejtpërdrejta me shërbimet sekrete dhe të spiunazhit të Federatës Ruse (FSB) dhe GRU”, thotë ai.

Sipas tyre, agjentët rusë kontrollojnë edhe shërbimin sekret serb dhe një pjesë të madhe të jetës në Serbi. Në këtë mes, Musliu potencon edhe figurën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Veprimtaria e tij (Aleksandar Vuçiçit) tregon që i njëjti është nën ndikimin shërbimit sekret rus dhe mos stabiliteti i tij politik e tregon atë, në një çast është pro-evropian dhe në çastin tjetër është pro-rus. Shembull, para dy muajsh ai deklaroi në një konferencë për shtyp që bota do të ballafaqohet me një krizë shumë të madhe humanitare, me luftëra, por pas pesë minutave e prezantoi një program të cilin e paraqiste Serbinë me një progres shumë të madh ekonomik dhe bujqësor, sipas të cilit, në këtë aspekt, Serbia do të ishte lidere në Evropë. Këto janë dy çështje shumë të kundërta në momentin e njëjtë d.m.th. ky politikan ka një disbalanc shumë të thellë në vete”, thekson Musliu.

Se Rusia është e interesuar për të përdorur Serbinë për politika të vetat, e thotë profesori universitar, Arben Hajrullahu.

“Në qoftë se shikohet për një periudhë më të gjatë kohore me dekada, interesi rus gjithmonë ka qenë që me përdorë Serbinë si bazë për realizimin e politikave të veta ekspansioniste dhe në Serbi shpeshherë e ka gjetur një tokë pjellore për veprimet e veta, e kjo sidomos viteve të fundit është shpërfaqur në masë shumë të madhe. Pra, është pjesë e projektit ekspansionit rus, ku Serbia në mënyrë të vullnetshme, faktikisht është bërë vegël e Rusisë”, thotë Hajrullahu.

Sa i përket pretendimeve të shtetit serb për t’u integruar në Bashkimin Evropian, Hajrullahu thotë se është bukur vështirë e realizueshme pasi Serbia vazhdon të veprojë si një dorë e zgjatur e interesave ruse. Në të kundërtën, thotë se Serbia brenda BE-së do të ishte si “Kali i Tojës”.

“Mund të ndodh që teorikisht edhe mund të arrijnë një gjë të tillë, mirëpo atëherë Serbia do të ishte brenda Bashkimit Evropian si një kalë i Trojës, pra që të shërbejë interesave ruse, brenda Bashkimit Evropian. Edhe ashtu, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian për Serbinë duket më shumë në rastin më të mirë i ngrirë, siç shihet në mosharmonizimin e politikës së jashtme por edhe të sigurisë me qëndrimet e Bashkimit Evropian… Edhe zhvillimet e fundit, lufta në Ukrainë e ka shpërfaqur edhe më shumë varësinë e vullnetshme serbe ndaj politikave të shtetit të Rusisë”, thekson ai.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Agim Musliu thotë se pa de-rusizimin e Serbisë, nuk mund të ketë integrim evropian.

“Pa u de-rusizu Serbia nuk mund të integrohet në asnjë pjesë të Evropës edhe pse Evropa shumë herë ka mirëkuptim për ta, por mendoj që është një gjë e pamundur që të jetosh në levat e Rusisë dhe të integrohesh në Evropë. Kjo është e pamundur, kjo është një barrë e cila i përket popullit serb që të bëjë pastrimin e vet nga e kaluara”, thekson ai.

Profesori Arben Hajrullahu thotë se shteti i Kosovës me institucionet e veta janë të vetëdijshëm për tendencat serbo-ruse për destabilizim të vendit, porse thekson se nevojitet ndihmë e përbashkët edhe prej botës perëndimore që të pamundësohet një gjë e tillë.

Agjentët sekretë rusë në Serbi janë të infiltruar në institucionet më të rëndësishme të shtetit serb. Përveç Forumit për Siguri dhe Demokraci nga Beogradi, Serbinë e kanë akuzuar edhe shumë faktorë të tjerë relevantë për mundësimin e veprimit të inteligjencës ruse, siç është rasti me maskimin e veprimit të spiunazhit të të ashtuquajturës Qendër Humanitare Ruso-Serbe në Nish.

Kujtojmë se një ditë më parë, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është arrestuar Daria Aslamova. Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares./Kosova Press/

agim musliu bojan dimiç aleksander vucic

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale