LIVE UPDATES
Bota

I ati në "listën e zezë" të SHBA, djali i politikanit shqiptar merr licencë për hapje të Fakultetit të Shkencave Shëndetësore

Vendimi i është dhënë nga ministri i Arsimit në largim, Jeton Shaqiri, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i cili para se të emërohej në këtë post ka qenë profesor në Universitetin e Strugës.

13 Qershor 2024, 19:18 Nga r.ll
I ati në "listën e zezë" të SHBA, djali i
ramiz merko

MAQEDONI E VERIUT- Universiteti Ndërkombëtar i Strugës në Maqedoninë e Veriut, i cili është pjesërisht në pronësi të djalit të kryetarit të kësaj komune, Ramiz Merko, Genc Merko ka marrë licencën për hapjen e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore.

Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në opinion pasi bëhet fjalë për persona të përfshirë në listën e zezë amerikane, për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar.

Vendimi i është dhënë nga ministri i Arsimit në largim, Jeton Shaqiri, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i cili para se të emërohej në këtë post ka qenë profesor në Universitetin e Strugës.

Vendimin e ka nënshkruar kryeministri teknik nga BDI-ja, Talat Xhaferi ndërsa është publikuar në Gazetën Zyrtare më 15 prill të këtij viti gjatë fushatës parazgjedhore.

Në të thuhet se “ky fakultet ofron dy programe studimi: Studimet e Infermierisë së Përgjithshme dhe Studimet e Kujdesit Shëndetësor, nga cikli i parë i studimeve profesionale”.

Studimet në këtë drejtim sipas vendimit të publikuar në gazetën zyrtare, do të zhvillohen në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Informacioni për licencën e re për hapjen e fakultetit vjen në prag të formimit të qeverisë së re, që do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe Lëvizja ZNAM.

Nga Agjencia për Cilësinë e Arsimit të Lartë thonë se procedura për akreditimin e programeve të studimit është duke u zhvilluar dhe më pas ky institucion i arsimit të lartë do të mund të fillojë punën.

Koalicioni i partive shqiptare VLEN që do të jetë pjesë e qeverisë së re, përmes një komunikate me shkrim thotë se ky universitet njihet për “prodhimin” e diplomave të urgjencës, ku siç pretendojnë, “ndër vite dhe brenda natës, kanë diplomuar më shumë se gjysma e zyrtarëve të BDI-së”.

“Ky universitet i njohur si “Universiteti i Merkos”, i cili udhëhiqet nga Armend Kadriovski, njihet për 'prodhimin' e diplomave, si një universitet ku me kalimin e viteve, brenda një nate, diplomuan më shumë se gjysma e zyrtarëve të BDI-së si dhe shumë anëtarë të familjeve të zyrtarëve të cilët më pas u punësuan në institucione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e VLEN.

Ky universitet ka qenë i njohur edhe nga reagimet në Shqipëri ku pretendohej se “shumë zyrtarë shqiptar janë pajisur me diploma dhe tituj shkencor në Universitetin e Strugës”.

Nga koalicioni VLEN paralajmërojnë se pas formimit të qeverisë së re do t’i hetojnë të gjitha rastet e “shitjes së diplomave dhe funksionimin e universitetit”. Në qershor të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendosën Ramiz Merkon në "listën e zezë" të personave të cilëve u ndalohet hyrja në ShBA.

“Merko shpërdoroi fondet dhe ndërhyri në proceset gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë të Maqedonisë së Veriut”, është thënë në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit, më 20 qershor 2023.

Sanksioni vlen edhe për gruan e Merkos, Shpresa, dhe tre fëmijët e tij të rritur, Gencin, Nazmijen dhe Drenushën. Familja e ngushtë e Merkos konsiderohet e "papërshtatshme" për hyrje në SHBA.

Prokuroria Themelore në Strugë dhe në Shkup, në mars të këtij viti ka ngritur dy akuza kundër Merkos. E para për punë joadekuake në ushtrimin e detyrës dhe e dyta për blerje të makinës së firmës “Audi A6”.

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit më 29 shkurt në Gjykatën Penale të Shkupit ka dorëzuar akuzën për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Sipas saj, nëse Ramiz Merko shpallet fajtor, mund përballet me një dënim maksimal prej 5 vitesh burgim./REL

ramiz merko genc merko maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës