Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Autoritetet thanë se 95.1 për qind e pjesëmarrësve në referendumin e së dielës votuan pro largimit të Feldmannit, anëtar i partisë së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Partisë Socialdemokrate. Feldmann kishte qenë kryetar i Frankfrutit qendrës kryesore financiare gjermane për dhjetë vjet.
GJERMANI- Votuesit në Frankfurt kanë larguar kryetarin e qytetit Peter Feldmannit, i cili po përballet me një gjykim për korrupsion. Autoritetet thanë se 95.1 për qind e pjesëmarrësve në referendumin e së dielës votuan pro largimit të Feldmannit, anëtar i partisë së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Partisë Socialdemokrate. Feldmann kishte qenë kryetar i Frankfrutit qendrës kryesore financiare gjermane për dhjetë vjet.
Prokurorët në Frankfurt në mars ngritën aktakuzë ndaj Feldmannit për keqpërdorim. Ata pretendojnë se partneri i tij kishte fituar një pagë tepër të lartë si drejtues i një çerdheje për fëmijë të udhëhequr nga një organizatë që ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për fushatën e Feldmannit për zgjedhjet e vitit 2018. Prokurorët kanë argumentuar se ai kishte planifikuar që për shkak të mbledhjes së fondeve, të shpërblente organizatën duke marrë parasysh interesat e saj.
Feldmann, 64 vjeç, ka mohuar çdo keqbërje. Gjykimi ndaj tij ka nisur muajin e kaluar. Ai ka refuzuar thirrjet që të japë dorëheqje në muajt e fundit. Dorëheqjen ia ka kërkuar edhe partia e tij. Ai tha se do të dorëhiqej në janar dhe këshilli i qytetit më pas votoi për ta larguar atë nga posti i kryetarit. Feldmann injoroi afatin për ta pranuar këtë vendim dhe më pas u organizua referendumi për largimin e tij.
Mandati i tij në krye të Frankfurtit përfundon të premten. Zëvendësi i tij, Nargess Eskandari-Gruenberg, nga Partia e Gjelbër, do të marrë postin e kryetarit deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet në Frankfurt duhet të mbahen brenda katër muajve.
Marrë nga REL
Elon Musk SHBA- Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, Volker Turk, i ka shkruar një letër të hapur Elon...
Glauk Konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka bërë me dije se 10 deputetët e Listës Serbe...
Një punonjës i ekipit mjekësor duke dezinfektuar tendën ku qëndrojnë të prekurit nga Ebola UGANDË- Uganda ka vendos...
Aurona Pelaj PEJË- Qendra e të moshuarve “Orenda” në Pejë është mbyllur zyrtarisht ditën e sotme. Mbylljen ...
Lista Serbe KOSOVË- Kryetarët e katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan kanë d...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden është penguar në skenë gjatë kohës q&...
Zjarri Një zjarr përfshiu çdo kat të një ndërtese apartamentesh 35-katëshe në Dubai afër Burj Khalifa her&eu...
Hannah Cloke EGJIPT- Larg qendrës së aksionit në konferencën COP27 në Sharm el-Sheikh, kambanat e alarmit po bien mbi fatin e klim...
Kompleksi i vilave ku banonte Zeljko Bojaniç TURQI- Policia turke ka arrestuar bosin e mafias serbe Zeljko Bojaniç. Ai u arrestua në...
Pankartat KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës ka bërë që serbët në qytetet e Mitrovicës dhe Leposav...