LIVE UPDATES
Aktualitet

Hyjnë në fuqi ndryshimet e skemës në bujqësi, 5 mln euro fonde shtesë për investime në 2024

Masa e parë do të mbështesë fermerët që do të ndërtojnë serra diellore të reja me sipërfaqe nga 0,2 ha deri në 2 ha për rritjen e perimeve, rrushit dhe luleshtrydheve. Konkretisht masa e përfitimit për serrat e prodhimit të perimeve do të jetë deri në 15 mln lekë për ha.

24 Shtator 2024, 14:55 Nga N.F
Hyjnë në fuqi ndryshimet e skemës në bujqësi, 5 mln
Foto ilustruese

TIRANË- Ndryshon skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi 2024. Fermerët tashmë do të mbështeten me financime për ngritjen e serrave diellore, për ngritjen e serrave mbrojtëse të prodhimit nga breshëri apo ngritje stallash dhe stabilimente për rritjen e shpendëve.

Ndryshimet në masën e parë shtesë do të mbështesin me financim nga 4 mln deri në 15 mln lekë për ha ndërtimin e serrave të reja diellore, sipas vendimit “Për disa shtesa në vendimin nr. 130, datë 6.3.2024, të këshillit të ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2024”” të botuar në Fletoren Zyrtare.

Masa e parë do të mbështesë fermerët që do të ndërtojnë serra diellore të reja me sipërfaqe nga 0,2 ha deri në 2 ha për rritjen e perimeve, rrushit dhe luleshtrydheve. Konkretisht masa e përfitimit për serrat e prodhimit të perimeve do të jetë deri në 15 mln lekë për ha. Për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë masa e përfitimit do të jetë 8 milionë lekë për ha dhe për serrat e prodhimit të luleshtrydheve 4 mln lekë për ha.

Masa e dytë parashikon dhënien e përfitimit për ngritjen e rrjetave për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta. Masa e përfitimit do të jetë 50% e vlerës totale të investimit, por jo më shumë se 1,5 mln lekë për ha.

Masa e tretë përfshin dhënie fondesh për investime në ngritjen e stallave për kafshët dhe stabilimente shpendësh me sipërfaqe nga 1 deri në 5 ha. Për ndërtimin e ambienteve për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve, me kapacitet jo më pak se 10 lopë, jo më pak se 100 të imëta, jo më pak se 10 dosa dhe jo më pak se 10,000 shpendë. Masa e përfitimit do të jetë 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 mln lekë për subjekt.

Masa e katërt shtesë do të jetë në funksion të mekanizimit të bujqësisë. Për blerje makinerish dhe traktorësh financimi do të jetë deri në 5 mln lekë për subjekt.

Masa e pestë shtesë është në mbështetje të akuakulturës. Për koshat e rritjes së peshkut sasa e përfitimit do të jetë 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 20 mln lekë për subjekt.

Në total fondi i akorduar për zbatimin e këtyre masave shtesë është parashikuar 1,5 mld lekë për periudhën 2024 deri në 2027. Për vitin 2024 janë parashikuar të akordohen 500 mln lekë. Ndërsa diferencat eventuale të papërdorura nga fondi prej 500 mln lekësh, për vitin 2024, mund të alokohen për masat mbështetëse, të përcaktuara në pikat 2.1 dhe 2.2, të këtij vendimi.

Mbështetje për investime në ferma: a) Për ndërtimin e serrave diellore të reja, me sipërfaqe jo më pak se 0,2 (zero pikë dy) ha dhe jo më shumë se 2 (dy) ha për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes. Masa e përfitimit të jetë 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se: – 15,000,000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve; 8,000,000 (tetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë; 4,000,000 (katër milionë) lekë/ha për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve;

Rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta. Masa e përfitimit të jetë 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1,500,000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha. Në këtë rast, financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha.

Për ndërtimin e ambienteve për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve, me kapacitet jo më pak se 10 (dhjetë) lopë, jo më pak se 100 (njëqind) të imëta, jo më pak se 10 (dhjetë) dosa dhe jo më pak se 10,000 (dhjetë mijë) shpendë. Masa e përfitimit të jetë 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15,000,000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

Për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale. Masa e përfitimit të jetë 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5,000,000 (pesë milionë) lekë për subjekt

Mbështetje për akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat). Masa e përfitimit të jetë 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 20,000,000 (njëzet milionë) lekë për subjekt.”/ Monitor

skema ne bujqesi fonde per investimet ne 2024

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet