6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Përtej këtyre vlerësimeve që gjithsesi nuk tregojnë eksperiencën e secilit në këto destinacione turistike, duket se ka një pikë në këtë rajon që është bërë zgjedhja e preferuar e turistëve. Parku Kombëtar i Butrintit rezulton si zgjedhja e udhëtarëve e vitit 2024. Ky është një status që destinacionet e fitojnë falë vlerësimeve pozitive që marrin mënyrë të vazhdueshme dhe që i rendit ato tek 10 për qind e listimeve më të mira.
TIRANË- Të kryqëzuara këtë vit me vlerësime negative në blogje apo faqe të caktuara që përdoren nga turistët për orientim, Saranda dhe Ksamili duket se humbën jo pak pikë. Madje në Tripadvisor, vlerësimi për Ksamilin qënë korrik ishte 2.5 tashmë ka zbritur në 2. Kritikat duket se lidhen më shumë me dyndjen e shezloneve dhe zhurmën.
Përtej këtyre vlerësimeve që gjithsesi nuk tregojnë eksperiencën e secilit në këto destinacione turistike, duket se ka një pikë në këtë rajon që është bërë zgjedhja e preferuar e turistëve. Parku Kombëtar i Butrintit rezulton si zgjedhja e udhëtarëve e vitit 2024. Ky është një status që destinacionet e fitojnë falë vlerësimeve pozitive që marrin mënyrë të vazhdueshme dhe që i rendit ato tek 10 për qind e listimeve më të mira.
Thuajse të gjithë vlerësimet për këtë park në Tripadvisor janë pozitive.
“Kjo ishte një përvojë e mahnitshme por unë sugjeroj të mos vini në mes të ditës pasi bëhet shumë nxehtë. Midis perëndimit të diellit është mahnitëse” shprehet Zephyr nga Londra.
“Ne vizituam Butrintin si pjesë e një turi më të madh me guidë rreth zonës. Kaluam rreth një orë atje, por mund të kishim kaluar më gjatë duke u endur vetë nëse nuk do të kishim qenë pjesë e turit.
Thënë kjo, ishte shumë bukur të kishim dikë atje për të shpjeguar atë që po shihnim, kështu që unë mund të rekomandoj të merrni në konsideratë një tur nëse shkoni. Është e lehtë të shkosh nga Saranda ose Ksamili (mendoj se ka edhe një autobus çdo një orë që mund të marrësh), kështu që ia vlen ta vizitosh nëse ndodhesh në zonë” shprehet Katie nga Çikago.
“Një udhëtim i këndshëm me fëmijët. Shijuam zonat me hije dhe një shëtitje rreth rrënojave. 1000 lekë (10 €) për person dhe fëmijët nën 12 vjeç janë falas. Vetëm para në dorë, ose mund të rezervohet online. Më mirë ta vizitoni herët në mëngjes, për të shpëtuar nga vapa e muajve të verës” shprehet një tjetër turist po nga Britania.
Një vizitor nga Dubai e vlerëson gjithashtu pozitive eksperiencën e tij në këtë park.
“Rajoni jugor i Shqipërisë është plot histori. Parku Kombëtar i Butrintit është një park arkeologjik që fsheh epokat e hershme greke, bizantine, romake dhe osmane të historisë së vendit. Vetëm 14 për qind e asaj që është varrosur poshtë është zbuluar dhe është lënë për t’u parë për vizitorët. Dikush që viziton parkun mund të ecë në një tur me guidë (mund të ecë edhe vetë) dhe të kuptojë strukturat e ndryshme.
Ka tualete në fillim dhe në fund të udhëtimit. Mbani një shishe me ujë dhe bar me gjëra të shpejta në rast të lodhjes nga shëtitja. Vizitoni gjithashtu muzeun në fund të turit. Pamje e këndshme piktoreske e rajonit është e dukshme nga lart” nënvizon ai.
Teksa tashmë sezoni veror është mbyllur dhe këtë vit për pjesën më Jugore të vendit jo në formën e tij më të mirë duket se shtatori do të jetë një muaj ku nuk do të mungojnë vizitorët. Një prani më e pakët turistësh dhe zhurme por edhe një korrigjim çmimesh ndoshta do të shërbejnë në një përmirësim të vlerësimeve të këtyre destinacioneve që të huajt i marrin parasysh në rezervimet që bëjnë./ Monitor
brian spahiu, roland xhaxho ITALI- Italia ka kthyer mbrapsht letërporosinë e prokuorisë për ekspertizën e vdekjes së 3-vje&c...
Anna Tkachenko dhe Elena Maslova TIRANË- Një ruse dhe një ukrainase janë bërë bashkë për të shfrytëzuar s...
pamje nga arrestimi TIRANË- Një shtetase ruse dhe një ukrainase janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se shfrytëzonin ...
foto ilustruese TIRANË- E premtja shënon ditën e mbylljes së garës për drejtor të përgjithshëm të Policis...
Foto ilustruese LIBRAZHD- Ish-Kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra në datën 23 Qershor të vitit 2017 ka hapur tenderi...
makina e djegur SARANDË- Një automjet është përfshirë nga flakët në afërsi të qendrës së ...
pamje nga vendngjarja GREQI- Një 36-vjeçar shqiptar ka shpëtuar paq ditën e djeshme nga një atentat me armë, teksa ishte du...
ambulance BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat në vendin e quajtur “Rruga e drej...
Foto ilustruese TIRANË- Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut n&...
Foto ilustruese TIRANË- Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosf...