LIVE UPDATES
Bota

HRW akuzon Izraelin për bllokimin e ndihmës për palestinezët në Gazë

Në përgjigjen e parë ndaj rastit të ngritur nga Afrika e Jugut që e akuzoi Izraelin për gjenocid, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) urdhëroi Izraelin që të bëjë gjithçka që të shmangë vdekjen, shkatërrimin dhe çdo veprim të gjenocidit në Gazë.

26 Shkurt 2024, 14:15 Nga N.F
HRW akuzon Izraelin për bllokimin e ndihmës për palestinezët
Foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli ka dështuar që të respektojë urdhrin e gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara për të ofruar ndihmë urgjente për popullsinë në Rripin e Gazës, tha organizata Human Rights Watch më 26 shkurt, një muaj pas vendimit të publikuar nga gjykata në Hagë, që urdhëroi të parandalojë vdekjen dhe shkatërrimin në enklavën palestineze.

Në përgjigjen e parë ndaj rastit të ngritur nga Afrika e Jugut që e akuzoi Izraelin për gjenocid, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) urdhëroi Izraelin që të bëjë gjithçka që të shmangë vdekjen, shkatërrimin dhe çdo veprim të gjenocidit në Gazë. Por, GJND-ja nuk urdhëroi dhënin fund të ofensivës ushtarake që ka nxitur një katastrofë humanitare në enklavën e vogël palestineze. Izraeli mohon akuzat ndaj tij, duke thënë se po lufton në vetëmbrojtje.

Një muaj më vonë dhe pothuajse pesë muaj luftë, përgatitjet po bëhen që Izraeli të zgjerojë operacionin e tij tokësor në Rafah, qytezën më jugore të Gazës që gjendet përgjatë kufirit me Egjiptin, ku 1.4 milion palestinezë janë strehuar për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të enklavës palestineze. Më herët gjatë të hënës, Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ushtria i ka prezantuar Kabinetit të Luftës planin e tij operacional për Rafahun, por edhe planet për evakuimin e civilëve nga zonat e luftimeve. Për këto plane nuk janë dhënë detaje të tjera.

Situata në Rafah, ku të zhvendosurit janë vendosur në tenda, ka nxitur shqetësim botëror dhe aleatët e Izraelit kanë paralajmëruar atë që duhet të mbrojë civilët në betejën e tij kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Në vendimin e muajit të kaluar, GJND-ja në gjashtë masa u përfshi edhe “ndërmarrjen e menjëhershme të masave për të ofruar shërbimet bazike dhe ndihmën humanitare për të adresuar kushteve të pafavorshme të jetës me të cilat po përballen palestinezët në Rripin e Gazës”.

Sipas vendimit, Izraeli duhet të dorëzojë një raport brenda një muaji për të treguar se çfarë po bën për të përmirësuar kushtet. Organizata Human Rights Watch tha se Izraeli nuk po respekton vendimin, në pjesën kur flet për ndihmën humanitare. Kjo organizatë tha se ka prej kur është marrë vendimi pasur rënie prej 30 për qind të numrit të kamionëve me ndihmë që hyjnë çdo ditë në Gazë. Po ashtu, organizata akuzoi Izraelin se nuk po lehtëson dërgesat me karburante për në veri të Gazës dhe fajësoi Izraelin se po bllokon që në këtë pjesë të arrijë ndihma.

“Qeveria izraelite thjesht ka injoruar vendimin e gjykatës dh në disa mënyra veçse ka intensifikuar shtypjen e tij, përfshirë edhe bllokimin e ndihmës shpëtimtare”, tha Omar Shakir drejtor për Izraelin dhe Palestinën në HRW.

Izraeli mohon se bllokon hyrjen e ndihmës dhe fajëson organizatat humanitare që operojnë brenda Gazës, duke thënë se qindra kamionë të mbushur me ndihmë qëndrojnë të parkuar në pjesën palestineze, në pikëkalimin kyç. Kombet e Bashkuara kanë thënë se jo gjithmonë mund të shkojnë te kamionët në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit, pasi shpesh situata është e rrezikshme. Lufta në mes të Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi grupi radikal palestinez vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë gjatë sulmeve në jug të Gazës. Si pasojë e ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit, në Gazë janë vrarë mbi 29.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

Marrë nga REL

hrw gaza ndihma

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës