Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kirk, 31-vjeçar, aleat i presidentit amerikan, Donald Trump, u qëllua për vdekje teksa po i adresohej një turme në një universitet në Utah të mërkurën.

TIRANË- Hetuesit që po kërkojnë personin e dyshuar për vrasjen e aktivistit konservator amerikan, Charlie Kirk, kanë kërkuar ndihmën e publikut për kapjen e tij. Kirk, 31-vjeçar, aleat i presidentit amerikan, Donald Trump, u qëllua për vdekje teksa po i adresohej një turme në një universitet në Utah të mërkurën.
Qindra agjentë nga 20 agjenci të zbatimit të ligjit janë duke mbledhur të dhëna për të identifikuar të dyshuarin, por gjatë një konference për media të enjten mbrëma, autoritetet i bënë thirrje publikut për ndihmë.
“Nuk mund ta bëjmë punën tonë pa ndihmën e publikut”, tha guvernatori i Utahs, Spencer Cox për gazetarët, duke shtuar se kanë pranuar më shumë se 7.000 informacione për këtë rast.
“Na duhet sa më shumë ndihmë. Çdo video apo fotografi që mund të keni, duhet të na e dërgoni”.
Policia amerikane beson se sulmuesi qëlloi vetëm një plumb nga një çati rreth 180 metra larg nga vendi ku ishte Kirk, duke e goditur atë në qafë.
Një video e publikuar gjatë konferencës për media shfaqi një person duke vrapuar mbi çatinë e universitetit, më pas duke kërcyer në tokë dhe duke u larguar nga kampusi drejt disa pemëve – ku gjet një pushkë.
Duke vënë në pah natyrën thellësisht politike të vrasjes, arkivoli i Kirkut u transportua në qytetin e tij të lindjes, Feniks, me avionin zyrtar të nënpresidentit amerikan, JD Vance.
Sipas pamjeve, nënpresidenti amerikan duket duke vendosur duart mbi arkivol teksa ai po bartej me avionin Air Force 2.
E veja e Kirkut, Erika, ishte së bashku me bashkëshorten e nënpresidentit Vance pasi avioni arriti në Arizona, ku gjendet selia e organizatës së themeluar nga Kirk, Turning Point USA.
Pas vrasjes së Kirkut, tensionet në SHBA janë rritur. Por, presidenti Trump u ka bërë thirrje mbështetësve që të përgjigjen në mënyrë paqësore, teksa deklaroi për gazetarët se Kirk kishte qenë avokues “kundër dhunës”.
“Kështu dua që njerëzit të reagojnë”, tha ai.
Kirk kishte ndikim të madh në politikën amerikane. Ai bashkëthemeloi organizatën Turning Point USA më 2012 për të nxitur qëndrimet konservatore në mesin e të rinjve. Babai i dy fëmijëve kishte po ashtu ndjekës të shumtë në TikTok, Instagram dhe YouTube dhe e përdori këtë audiencë për të përçuar përpara idetë e tij konservatore.
Vrasja e Kirkut është ngjarja e fundit në një sërë rastesh të dhunës politike në SHBA, veçmas në vitet e fundit. Tre muaj më parë, një burrë në Minesota vrau një ligjvënëse demokrate dhe burrin e saj në shtëpinë e tyre. Ndërkaq, në korrik të vitit 2024 Trump i mbijetoi një atentati gjatë fushatës zgjedhore./REL
Jair Bolsonaro BRAZIL- Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shpallur fajtor nga Gjykata Supreme për komplot për grusht sht...
foto ilustruese Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin e saj me Bjellorusinë – aleaten e ngushtë t&eu...
Grupi multientik, që përbëhet nga deputetë të komuniteteve joshumicë joserbe, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që...
foto ilustruese GJERMANI- Një i ri nga Kosova, i dyshuar për plagosjen e një mësueseje me thikë javën e kaluar në nj&eu...
foto ilustruese SHBA- Një alarm u dha të enjten në mbrëmje në Uashington, për kërcënim me bombë në ...
Millorad Dodik SLLOVENI- Qeveria e Sllovenisë ia ka ndaluar hyrjen Millorad Dodikut. Arsyeja nuk është bërë e ditur, por ësht...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nënshkroi të enjten një marrëveshje për të...
Nadine Menendez SHBA- Nadine Menendez u dënua për ryshfet gjatë gjyqit të saj, ku u zbuluan dhurata të pranuara prej saj, që ...
foto ilustruese SHBA- Gjashtë vende të NATO-s kufizohen me Rusinë. Ato raportojnë shqetësime pothuajse &ccedi...
Ljupço Bojçevski MAQEDONI- Ljupço Bojçevski, 37 vjeç nga Shkupi, është i vetmi i burgosur n&eu...