LIVE UPDATES
Bota

Heshtje në Hong Kong në prag të përvjetorit të 34-të të protestave në sheshin Tiananmen

Për dekada me radhë, Hong Kongu ishte i vetmi vend në Kinë ku zhvilloheshin aktivitete në shkallë të gjerë për të përkujtuar shtypjen e protestuesve pro-demokracisë në vitin 1989, gjatë të cilave autoritetet dërguan tanket në zemër të Pekinit, duke vrarë qindra, e ndoshta mijëra njerëz.

2 Qershor 2023, 18:26 Nga k.m.
Heshtje në Hong Kong në prag të përvjetorit të
Foto ilustruese

Ndërsa 34-vjetori i shtypjes së protestave pro-demokracisë në sheshin Tiananmen të Kinës po afrohet (të dielën), shumë banorë në Hong Kong po përpiqen ta shënojnë këtë ditë në mënyra private, nën hijen e një ligji që ndoqi penalisht shumë aktivistë të lëvizjes pro-demokratike të qytetit.

Për dekada me radhë, Hong Kongu ishte i vetmi vend në Kinë ku zhvilloheshin aktivitete në shkallë të gjerë për të përkujtuar shtypjen e protestuesve pro-demokracisë në vitin 1989, gjatë të cilave autoritetet dërguan tanket në zemër të Pekinit, duke vrarë qindra, e ndoshta mijëra njerëz.

Njerëzit mblidheshin çdo vit në Parkun ‘Victoria’ të Hong Kongut për të shënuar përvjetorin e 4 qershorit duke ndezur qirinj.

Në vend të kësaj, këtë të dielë, Parku ‘Victoria’ do të bllokohet nga një ceremoni karnavalesh e organizuar nga grupe pro-Pekinit për të festuar dorëzimin e Hong Kongut nën sundimin kinez në vitin 1997.

Ndërsa qeveria ka arrestuar aktivistë, botues dhe politikanë të opozitës, sipas Ligjit të Sigurisë Kombëtare të vitit 2020, protestat publike të opozitës pothuajse janë zhdukur. Në vitet e mëparshme, Richard Tsoi, ish-organizator i ceremonive përkujtimore, kalonte një javë të ngarkuar, duke u përgatitur për ngjarjen dhe duke koordinuar me policinë. Këtë vit, 55-vjeçari thotë se nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë të dielën.

“Klima aktuale politike në Hong Kong ka ndryshuar shumë. Sigurisht, nuk do të ketë asnjë grumbullim në shkallë të gjerë si kemi pasur gjatë 30 viteve të fundit. Pra, ne duhet të përdorim qasjen tonë. Më duhet të vëzhgoj situatën përpara se të vendos se si dhe ku do ta përkujtoj. Por nuk ka dyshim se nuk do të ketë ndonjë ngjarje masive si më parë.”

Grupi që organizonte më parë ceremoninë përkujtimore në Parkun ‘Victoria’ u shpërbë në vitin 2021, pasi policia e informoi se po hetohej nën akuzën se punonte në emër të grupeve të huaja, akuzë që grupi e mohoi. Goditja në sheshin Tiananmen la një gjurmë të thellë tek një brez kinezësh me pikëpamje liberale. Anëtarët e diasporës së Hong Kongut janë ende duke planifikuar aktivitete për përvjetorin. Të paktën rreth 20 të tilla janë planifikuar në shtete të ndryshme për të dielën. Lit Ming-wai ka qënë ish-drejtuese e një grupi artistik tashmë të shpërbërë pas një shfaqjeje të titulluar "35 maji", një reference për 4 qershorin.

“Asnjë ceremoni në Parkun ‘Victoria’. Ata nuk lejojnë asnjë demonstrim në vende publike. Banorët e Hong Kongut duhet të gjejnë një mënyrë tjetër. Ndoshta privatisht, ndoshta përmes vetëm një akti të thjeshtë. Pra, duhet të mendojmë për një mënyrë tjetër për të kujtuar”, thotë Lit Ming-wai.

Ajo ka organizuar një riprodhim të shfaqjes origjinale jashtë shtetit dhe muajin e kaluar botoi një libër në Tajvan.

Një grup tajvanez po vë në skenë shfaqjen nga e premtja deri të dielën.

“Ne përpiqemi të kujtojmë nënat e Tiananmenit, sepse pas tridhjetë vjetësh, ato ende jetojnë nën vëzhgim. Do të donim t'u tregonim mbështetjen tonë. Në këtë shfaqje, ne do të donim të tregonim atë që ato duan vërtet. Është shumë e thjeshtë… ato thjesht duan të tregohet respekt për anëtarët e familjeve të tyre. Është vetëm ky akt i thjeshtë, por që është ende i paligjshëm në Kinë.”

Tashmë që shfaqja nuk mund të vihet në skenë në Hong Kong, mbajtja e saj gjallë diku tjetër është një formë rezistence kundër sundimit autoritar të Kinës dhe harresës./VOA

tiananmen kine hong kongu

Sondazh

Poll
Bota 2 Qershor 2023, 18:18 k.m.

Drejtori i CIA-s vizitë sekrete në Kinë

Foto ilustruese SHBA- Drejtori i CIA-s(Central Intelligence Agency) Bill Burns bëri një vizitë sekrete në Kinë muajin e kaluar p&e...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës