LIVE UPDATES
Bota

Hamasi liron tri pengje, Izraeli nis t'i lirojë palestinezët e burgosur

Militantët e Hamasit e kanë liruar Yarden Bibasin dhe izraelito-francezin Ofer Kalderon te zyrtarët e Kryqit të Kuq në qytetin e Han Junisit, ndërsa izraelito-amerikani Keith Siegel, në dukje i zbehtë dhe i dobët, i është dorëzuar Kryqit të Kuq në qytetin e Gazës, në pjesën veriore.

1 Shkurt 2025, 13:42 Nga M.B
Hamasi liron tri pengje, Izraeli nis t'i lirojë palestinezët e
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Militantët e Hamasit i kanë liruar tre burra të marrë peng, të cilët i kanë mbajtur në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli ka nisur t’i lirojë 183 palestinezë të burgosur nga burgjet izraelite, në kuadër të marrëveshjes që i ka ndalur luftimet intensive 15-mujore. Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Militantët e Hamasit e kanë liruar Yarden Bibasin dhe izraelito-francezin Ofer Kalderon te zyrtarët e Kryqit të Kuq në qytetin e Han Junisit, ndërsa izraelito-amerikani Keith Siegel, në dukje i zbehtë dhe i dobët, i është dorëzuar Kryqit të Kuq në qytetin e Gazës, në pjesën veriore.

Të tre janë marrë peng në sulmin e Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor të vitit 2023, që e ka nxitur luftën. Lirimi i tyre e çon në 18 numrin e pengjeve të liruara prej nisjes së armëpushimit më 19 janar. Të dyja zhvillimet kanë ndodhur shpejt, për dallim prej skenave kaotike që janë parë të enjten kur militantët e armatosur kanë pasur vështirësi që të kontrollojnë turmën gjatë lirimit të pengjeve. Në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv, mijëra persona janë mbledhur për të parë lirimin e pengjeve, që është transmetuar drejtpërdrejt të një ekran të madh.

Pak pasi Siegel ka arritur në Izrael, një autobus është nisur me 32 të burgosur për në Bregun Perëndimor. Rreth 150 të burgosur do të dërgohen në Gazë, apo do të dëbohen. Sipas autoriteteve palestineze, 183 të burgosur palestinezë do të lirohen të shtunën, duke përfshirë dhjetëra që janë përballur me dënime të gjata apo me burgim të përjetshëm. Armëpushimi ka synim të ndalë luftën më vdekjeprurëse dhe shkatërruese që ka ndodhur ndonjëherë mes Izraelit dhe Hamasit. Marrëveshja e nisur dy javë më parë, ka mundësuar edhe hyrjen e ndihmave në Gazë, si dhe kthimin e palestinezëve në vendbanimet e tyre në veri të Gazës.

Në fazën e parë të armëpushimit gjashtëjavor, parashihet të lirohen 33 pengje izraelite, në këmbim të rreth 2.000 të burgosurve palestinezë. Izraeli ka thënë se ka pranuar informacion nga Hamasi se tetë prej këtyre pengjeve janë vrarë nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit, ose kanë vdekur sa ka qenë nën robëri. Izraeli dhe Hamasi do të nisin bisedime javën tjetër për fazën e dytë të armëpushimit, duke përfshirë diskutimet për lirimin e pengjeve të mbetura dhe zgjatjen e armëpushimit pa afat kohor. Lufta mund të rinisë në mars, në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje. Izraeli deklaron se është i vendosur ta shkatërrojë Hamasin, edhe pse grupi militant e ka rikthyer kontrollin në Gazë pas nisjes së armëpushimit.

Partneri i të djathtës ekstreme në koalicionin qeveritar të Netanyahut është duke bërë thirrje për rinisje të luftës, pas përfundimit të fazës së parë të armëpushimit. Hamasi ka thënë se nuk do t’i lirojë pengjet e mbetura pa përfunduar lufta, dhe pa tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza. Më shumë se 100 prej pengjeve të kapura më 7 tetor 2023, janë liruar në nëntor të po atij viti. Rreth 80 pengje tjera vazhdojnë të jenë në Gazë, ndonëse disa besojnë se një e treta e tyre mund të jenë të vdekur. Në sulmin e 7 tetorit, militantët e Hamasit kanë vrarë rreth 1.200 njerëz në Izrael. Izraeli, më pas, ka nisur luftën, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 47 mijë palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet