LIVE UPDATES
Bota

Halloween, dita kur duhet të kesh karamele në shtëpi

Thonë që është një shpikje e industrisë amerikane të konsumit, si Coca Cola, ose Santa Claus, apo trëndafilat e Shën Valentinit. Sepse edhe industria e Halloween-it nuk lodhet së tregtuari kunguj plasikë dhe maska të frikshme në mbarë botën.

31 Tetor 2023, 08:22 Nga A.B
Halloween, dita kur duhet të kesh karamele në shtëpi
Foto ilustruese

Kur vjen muzgu ata dalin rrugëve, nga dy nga tre, të maskuar si vampirë, si fantazma, si shtriga dhe trokasin nëpër dyer duke thirrur: Të ëmblën a të thartën? (Süßes oder Saures). Është Halloween – dita kur fëmijët lejohen të ngacmojnë fqinjët, sepse nëse ata nuk u japin ëmbëlsira, mund t’u bëjnë ndonjë rreng, pra, për t’i thartuar. 31 tetori është dita kur duhet të kesh ca ëmbëlsira në dollap.

Po nga vjen ky zakon? Thonë që është një shpikje e industrisë amerikane të konsumit, si Coca Cola, ose Santa Claus, apo trëndafilat e Shën Valentinit. Sepse edhe industria e Halloween-it nuk lodhet së tregtuari kunguj plasikë dhe maska të frikshme në mbarë botën. Ca thonë që vjen nga keltët, pra nga një festë e tyre në fund të tetorit,e quajtur “Samhain”, me  të cilën keltët festonin korrjet në fillim të dimrit. Por kisha, e cila bënte ligjin në të gjithë Evropën në Mesjetë, e shpalli natën duke u gdhirë 1 nëntori në festën e Të Gjithë Shenjtorëve. Që atëherë 1 nëntori është ditë pushimi, pra, festë zyrtare në disa lande të Gjermanisë me shumicë katolike.

Halloween rrjedh nga “All Hallows Eve” – ​​mbrëmja para Ditës së Gjithë Shenjtorëve. Është dita e përkujtimit dhe lutjeve për të vdekurit. Të cilët, sipas besimit të krishterë presin Ditën e Fundit, që përkon me rishfaqjen e Krishtit. Në krishterimin e hershëm njerëzit besonin se kjo ditë do të vinte shpejt. Por kjo nuk ndodhi. “Dhe pastaj,” shpjegon antropologia kulturore nga Boni Dagmar Hänel, “njerëzit pyesnin veten gjithnjë e më shpesh: Çfarë po ndodh në të vërtetë me shpirtrat, çfarë po bëjnë ata? Si mund ta kalojmë këtë periudhë në mënyrë të kuptimtë? “Dhe kështu lindi koncepti i purgatorit: një lloj stacioni i ndërmjetëm midis vdekjes dhe përjetësisë, në të cilin njeriu fillon të pastrohet nga mëkatet.

Dagmar Hänel: “Ky besim është i pranishëm në të gjitha fetë: Ne mund të ndikojmë në jetën e përtejme dhe anasjelltas. Pra, ne lutemi, bëjmë bamirësi, dhurojmë – dhe kjo ka një efekt të drejtpërdrejtë në vuajtjet e shpirtrave të varfër në purgator. “Në mesjetë, njerëzit shkonin shtëpi më shtëpi natën para Ditës së Gjithë Shenjtorëve për të kërkuar dhurata. Në disa zona rurale të Gjermanisë ky zakon ka vazhduar edhe sot e kësaj dite: Beqarë kalojnë nëpër fshat, luten, këndojnë dhe bekojnë dhe si këmbim kërkojnë para ose ushqim. Në SHBA, ky zakon është kthyer në festë fëmijësh: “Trick or Treat”.

Me ardhjen e iluminizmit në shekullin e 18-të dhe në fillim të shekullit të 19-të, kishat u bënë skeptike ndaj zakoneve të vjetra dhe madje i ndaluan disa, thotë antropologja kulturore Hänel. Përveç kësaj, në rrjedhën e industrializimit, kishte një rrjet social më të dendur, kështu që nuk kishte më nevojë për të mbledhur kaq shumë dhurata për të varfërit. Veç kësaj me ligjet sociale të nxjerra nga Bismarku në fund të shekullit të 19-të, kjo nevojë u zhduk. Sepse tani ishte shteti përgjegjës për sigurimin e të varfërve. Dhe kështu ky zakon u zhduk.

Por: zakoni nuk vdiq tërësisht. Ishin emigrantët irlandezë që do ta merrnin Halloweenin në Amerikë, gjatë eksodit të tyre në shekullin e 19-të. Ata ishin të varfër, por zakonet i ruajtën. Lars Winterberg, një ekspert i antropologjisë historike dhe etnologjisë evropiane, beson se Halloweeni në fillim festohej kryesisht në zonat e emigrantëve të qyteteve të mëdha. “Integrimi rrallëherë funksionon si një rrugë njëkahëshe,” thotë Winterberg, “në fakt, pothuajse gjithmonë ka një përzierje të kulturës së emigrantëve me atë të shoqërisë pritëse.”

Kështu u përhap zakoni i Halloween në të gjithë SHBA-në. Në fillim ishte më shumë një festë fëmijësh. Më vonë u “zgjerua”, nisën festat e para, kostumet, dekorimet. Gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, festa u kthye në Evropë: Të parët që festuan Halloweeen-in ishin ushtarët amerikanë të stacionuar në Gjermani. Por gjermanët nisën të miqësoheshin me këtë festë shumë vite më vonë vetëm nëpërmjet filmave dhe serialeve. /DW

halloween

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës