22 Janar 2025, 19:31
Nga r.ll
foto ilustruese
UASHINGTON – Urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump që pezullon programin e refugjatëve, do të ndikojë në risistemimin e mijëra afganëve, të cilët ndihmuan Shtetet e Bashkuara gjatë luftës në Afganistan, thotë një organizatë për të drejtat e tyre.
Koalicioni “AfghanEvac”, me seli në Kaliforni, që përbëhet nga organizatat që po ndihmojnë aleatët afganë të Shteteve të Bashkuara të rivendosen në SHBA, tha të hënën se pezullimi i programeve për sistemimin e refugjatëve, do të ndikojë tek aleatët afganë, të cilët po presin për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara.
“Mijëra aleatë afganë që plotësuan pothuajse të gjithë hapat e nevojshëm të procesit të refugjatit do të preken menjëherë nga pezullimi i risistemimit të refugjatëve dhe mijëra të tjerë, që po kalojnë nëpër këtë proces, do të mbesin në një situatë të paqartë”, tha organizata ‘AfganEvac’ përmes një deklarate të publikuar në platformën X.
Presidenti Donald Trump nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv duke e quajtur Programin amerikan për Pranimin e Refugjatëve, të njohur me shkurtesën USRAP, të dëmshëm për interesat amerikane dhe e pezulloi zbatimin e tij duke filluar nga 27 janari.
“Ky vendim pezullon programin USRAP deri kur hyrja e mëtejshme e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara të përputhet me interesat e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në urdhrin ekzekutiv.
Ai udhëzon sekretarin e Departmentit për Sigurinë Kombëtare, që në bashkëpunim me sekretarin e shtetit, të njoftojnë presidentin brenda një periudhe 90 ditore nëse programi “përputhet me interesat e Shteteve të Bashkuara”.
Sipas drejtuesit të organizatës ‘AfghanEvac’, Shawn VanDiver, mbi 180,000 afganë janë vendosur në Shtetet e Bashkuara që nga gushti i vitit 2021, kur grupi Taliban mori pushtetin në Afganistan, e deri në dhjetor të vitit 2024.
Mijëra afganë të tjerë ende po presin që të vendosen në Shtetet e Bashkuara.
Organizata ‘AfghanEvac’ tha se urdhri jo vetëm që do të ndikojë tek afganët që janë në rrezik dhe po jetojnë duke u fshehur, por edhe tek pjesëtarët e familjeve të ushtarëve aktivë amerikane.
Sipas një njoftimi të mëparshëm të agjencisë Reuters, fluturimet e 1,660 afganëve për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara, që ishin konfirmuar paraprakisht nga qeveria amerikane, janë anuluar.
Por zoti VanDiver nga organizata ‘AfganEvac’ njoftoi përmes një postimi në platformën X se asnjë fluturim nuk ishte anuluar.
“Për qartësi: askujt ende nuk i është anuluar fluturimi”, shkroi ai.
Ish diplomati afgan, Omar Samad që jeton në Shtetet e Bashkuara, i tha Zërit të Amerikës se urdhri ekzekutiv është pjesë e një plani më të gjerë dhe ai do të ndikojë tek afganët të cilët po presin të vendosen në Shtetet e Bashkuara.
“Do të shqyrtohet nga agjencitë amerikane dhe ka mundësi që ndoshta Shtetet e Bashkuara do të bëjnë një përjashtim për afganët”, shtoi Samad.
Sipas zotit VanDiver, koalicioni i organizatave që ndihmojnë afganët po punon që “aleatët afganë të përjashtohen nga urdhëri i pezullimit të programit”./VOA
donald trump koalicioni “afghanevac”
Bota
22 Janar 2025, 19:26
E. D
Donald Trump, Vladimir Putin
RUSI- Zëvendës i dërguari i Rusisë në Kombet e Bashkuara i është përgjigjur kërc...
Bota
22 Janar 2025, 19:04
Donald Trump
SHBA- Donald Trump teksa kishte përpara një “mal” me dekrete për tu firmosur, siç kishte premtuar q&eum...
Bota
22 Janar 2025, 18:24
E. D
pamje nga vendngjarja
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka shpallur ditën e sotme ditë Zie Kombëtare për shkak të...
Bota
22 Janar 2025, 18:07
N.F
Japoni
JAPONI- Policia në Japoni ka nisur kërkimet për të gjetur dhe arrestuar një person që goditi me thikë&n...
Bota
22 Janar 2025, 18:05
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Një djalë dy vjeçar dhe një burrë 41 vjeç janë vrarë në një sulm me thik&eu...
Bota
22 Janar 2025, 17:52
N.F
Sanchez
DAVOS- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos u...
Bota
22 Janar 2025, 17:48
E. D
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Sekretari i Mbrojtjes John Healey tha se Marina Mbretërore ka monitoruar një anije ruse spiune pasi ajo hyri n&e...
Bota
22 Janar 2025, 17:43
r.ll
]
trump, witkoff
SHBA- I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff ka thënë sot se ai d...
Bota
22 Janar 2025, 17:24
r.ll
friedrich merz
BERLIN - Friedrich Merz, kandidati që udhëheq garën për t'u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, ...
Bota
22 Janar 2025, 17:26
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i është drejtuar me tone të ashpra presidentit rus Vladimir Putinin duke thën...