LIVE UPDATES
Bota

Grupi muzikor Beatles nxjerr albumin “e fundit”, e mundësoi inteligjenca artificiale

McCartney e përshkroi teknologjinë e inteligjencës artificiale “disi të frikshme, por interesante”, duke shtuar se “Do të shohim se ku do të na çojë”.

13 Qershor 2023, 21:37 Nga I.A
Grupi muzikor Beatles nxjerr albumin “e fundit”, e mundësoi
Paul McCartney

LONDËR– Inteligjenca artificiale u përdor për të formuar zërin e John Lennon-it bazuar tek një regjistrim i vjetër, për të krijuar “albumin përfundimtar të Beatles-ave” disa dekada pas shpërbërjes së grupit muzikor, njoftoi të martën Paul McCartney. 80-vjeçari McCartney i tha radios BBC se inteligjenca artificiale u përdor për të veçuar zërat nga tingujt e tjerë në regjistrimet gjatë prodhimit të serialit dokumentar të vitit 2021 të regjizorit Peter Jackson, të titulluar “Beatles-at: Rikthimi”. Kënga “e re” pritet të qarkullohet më vonë këtë vit, tha zoti McCartney.

Zoti Jackson “arriti të veçojë zërin e John-it nëpërmjet disa shiritash kasetash dhe një pianoje”, i tha radios BBC zoti McCartney. “Ai mundi t’i ndante nëpërmjet inteligjencës artificiale; i thoshte makinerisë se ‘ky është një zë, kjo është një kitarë, hiqe kitarën’.”

“Pra, kur prodhuam atë që do të ishte albumi i fundit i Beatles-ave, ishte nga një provë për të cilën punonte John-i”, shtoi ai. “Arritëm të marrim zërin e John-it dhe ta pastrojmë nëpërmjet inteligjencës artificiale, që ta përdornim në vazhdim për krijimin e albumit. Të jep një lloj lirie veprimi”.

Zoti McCartney nuk identifikoi me emër regjistrimin provë që u përdor, por BBC-ja dhe të tjerë thanë se ka të ngjarë të jetë nga një këngë e papërfunduar dashurie e vitit 1978 nga zoti Lennon, e titulluar “Tani dhe atëherë”. Prova muzikore ishte përfshirë në një kasetë të titulluar ‘Për Paul-in”, që zotit McCartney ja dha e veja e zotit Lennon, Yoko Ono, raportoi radioja BBC.

Zoti McCartney e përshkroi teknologjinë e inteligjencës artificiale “disi të frikshme, por interesante”, duke shtuar se “Do të shohim se ku do të na çojë”. E njëjta teknologji i mundësoi zotit McCartney të bënte një “duet” virtual me zotin Lennon, i cili u vra në vitin 1980, me këngën “Kam një ndjesi” vitin e kaluar në Festivalin në Galstonbury.

Kantautori dhe këngëtari McCartney pritet të çelë një ekspozitë më vonë këtë muaj tek Galeria Kombëtare e Portreteve në Londër me fotografi që do të shfaqen për herë të parë, të marra prej tij gjatë ditëve të hershme të grupit Beatles në fillimet e valës së mbiquajtur “Beatlemania”, kur ndjekësit e shumtë e ngritën këtë bandë muzikore në nivelin e famës botërore.

Ekspozita, e quajtur “Sytë e furtunës”, do të ketë mbi 250 fotografi që zoti McCartney bëri me kameran e tij në periudhën 1963-1964, ndër to edhe portrete të pjesëtarëve të grupit: Ringo Starr, George Harrison dhe John Lennon, si dhe të menaxherit të grupit Beatles, Brian Epstein.

Marrë nga VOA

paul mccartney beatles

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet