LIVE UPDATES
Bota

Greqia dhe Turqia bien dakord të përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre

Pas polemikave të shpeshta gjatë viteve të fundit, marrëdhëniet e ftohta midis dy fqinjëve u zbutën ndjeshëm pasi Greqia dërgoi me shpejtësi ndihma pas një tërmeti shkatërrues në Turqi në shkurt.

7 Dhjetor 2023, 16:48 Nga I.A

Greqia dhe Turqia bien dakord të përmirësojnë

GREQI- Greqia dhe Turqia ranë dakord të enjten të ripërtërijnë marrëdhëniet, duke paraqitur një plan për një një epokë të re lidhjesh më të ngushta mes dy vendeve që janë aleatë të NATO-s por që kanë pasur një rivalitet historik.

Në një vizitë historike në Greqi, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ranë dakord që të përqëndrohen tek politika e fqinjësisë së mirë, të mbajnë rrugë të hapura komunikimi, të shmangin burimet e tensionit, të rrisin këmbimet tregtare dhe të punojnë për të zgjidhur çështjet e hapura, veçanërisht në detin Egje.

"Nuk ka asnjë çështje mes nesh që është e pazgjidhshme, për sa kohë përqendrohemi tek temat e rëndësishme dhe nuk përfundojmë si ata që arrijnë të përshkojnë detin dhe mbyten në lumë," tha zoti Erdogan pas një takimi me kryeministrin Mitsotakis në Athinë.

"Ne duam ta kthejmë Egjeun në një det paqeje. Me hapat e përbashkët që do të ndërmarrim si Turqi dhe Greqi, duam të jemi shembull për botën," shtoi ai.

Pas polemikave të shpeshta gjatë viteve të fundit, marrëdhëniet e ftohta midis dy fqinjëve u zbutën ndjeshëm pasi Greqia dërgoi me shpejtësi ndihma pas një tërmeti shkatërrues në Turqi në shkurt. Takimi i kryeministrit Mitsotakis dhe presidentit Erdogan vazhdoi më gjatë se sa ishte parashikuar dhe u shoqëruar me nota të ngrohta. Zoti Mitsotakis iu drejtua zotit Erdogan si "I dashur Tajip".

Presidenti Erdogan e ftoi kryeministrin Mitsotakis për një vizitë në Ankara.

Aleatët e NATO-s duan të rrisin vëllimin e tregtisë së ndërsjellë nga 5 miliardë në 10 miliardë dollarë, ndërsa zoti Erdogan sugjeroi që dy vendet të mbajnë takime të përvitshme të nivelit të lartë, nga të cilat ai tha se do të përfitonin të dyja palët.

"Gjeografia dhe historia kanë diktuar që ne të jetojmë pranë njëri-tjetrit ... Por ndjej një përgjegjësi historike për të shfrytëzuar këtë mundësi për t’i bërë marrëdhëniet tona po aq të afërta sa ç’janë kufijtë tanë," tha zoti Mitsotakis.

Prej kohësh, Greqia dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje për disa çështje, përfshirë kufijtë ujorë, burimet e energjisë, fluturimet mbi detin Egje dhe ishullin e ndarë të Qipros.

Por të dy vendet po sinjalizojnë se janë të gatshëm të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre.

Turqia ka më shumë se dy dekada që synon anëtarësimin në BE. Që kur u rizgjodh në maj në një votim të ngushtë mes një krize ekonomike, zoti Erdogan ka thënë se Turqia mbetet e përkushtuar për të përmirësuar marrëdhëniet me partnerët dhe aleatët e saj perëndimorë.

Ankaraja ka bërë përpjekje për të tërhequr investitorët e huaj, ndërkohë që punon për të lënë pas tensionet me aktorët rajonalë dhe perëndimorë, një çështje që ka ndikuar prej kohësh në ekonominë turke.

Pas një krize borxhi që tronditi zonën e euros, Greqia synon të rifitojë pozicionin e saj dhe të shfaqet si një faktor kyç stabiliteti në Mesdheum lindor në një mjedis gjeopolitik që ka ndryshuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe konfliktit të Gazës.

Të enjten, Greqia rivendosi një sistem automatik të vizave për shtetasit turq për të vizituar 10 nga ishujt e saj. Zoti Mitsotakis tha se dialogu do të vazhdojë. Me një ton optimist, zoti Erdogan tha se Turqia dhe Greqia duhet të përqendrohen tek aspektet pozitive të marrëdhënieve mes tyre dhe jo tek ato negative.

Marrë nga VOA

kyriakos mitsotakis rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale