Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas Moskës, këto veprime janë të barabarta me djegie të parave të taksapaguesve amerikanë në furra.
RUSI-Kremlini e ka akuzuar të enjten presidentin amerikan, Joe Biden, se po synon ta demonizojë Rusinë, për të fituar më shumë fonde prej Kongresit, për ta vazhduar luftën në Ukrainë.
Sipas Moskës, këto veprime janë të barabarta me djegie të parave të taksapaguesve amerikanë në furra.
Biden u ka kërkuar të mërkurën republikanëve ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën, duke i paralajmëruar që fitorja e Rusisë në Kiev, ia mundëson Moskës që t’i sulmojë aleatët e NATO-s, dhe rrezikon me përfshirje të trupave amerikane në luftë.
Megjithatë, republikanët e Senatit e kanë bllokuar legjislacion të përkrahur nga demokratët, që parashihte ndarjen e miliarda dollarëve si ndihmë për Ukrainën, me arsyetimin se dëshirojnë të çojnë përpara politika më të ashpra për kufijtë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka akuzuar Bidenin se po tenton t’i bindë ligjvënësit amerikanë që të bëjnë diçka që Moska beson se vetëm e zgjat luftën, të cilën Rusia thotë se duhet ta fitojë për ta mbrojtur sigurinë e vet.
“Ne ndjejmë shumë keqardhje që udhëheqësia amerikane vazhdon traditën e saj për ta përdorur Rusinë si mjet për çështje të brendshme”, ka thënë Peskov.
Putin i ka dërguar trupat në Ukrainë në fillim të vitit të kaluar, duke e nxitur një luftë që ka vrarë dhe plagosur mijëra njerëz, dhe ka rezultuar me përballjen më të madhe në mes të Rusisë dhe Perëndimit, në gjashtë dekada.
Perëndimi i ka dhënë Ukrainës më shumë se 246 miliardë dollarë ndihma dhe armë, mirëpo kundërofensiva ukrainase ka dështuar që t’i japë frytet e pritura, dhe Rusia vazhdon të kontrollojë rreth një të pestën e territorit ukrainas.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Lupço Palevski MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut ka kërkuar të enjten nga Turqia ekstradimin e Lupço Palevskit, të d...
Pamje nga lufta GAZA- Raporti i fundit i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në enklavë, zbulon se numri i të vdekurve pa...
Gaza GAZA- Luftime intensive u ndezën të enjten në qytetet më të mëdha të Rripit të Gazës mes forcave izraelit...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se edhe 24 vjet pas luftës, Kosova ende nuk e di...
Zorica Gjorçevska MAQEDONI E VERIUT- Zorica Gjorçevska, nëna e vajzës së vrarë në Maqedoninë e Veriut ka thyer ...
foto ilustruese SHBA- Google ka fuqizuar “chatbot”-in e tij, Bard, me një model të gjeneratës së re të inteligjenc&eum...
Gjykata Themelore në Prishtinë KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka shpallur aktgjykim fajësues për ...
kamion EGJIPT- Egjipti po përpiqet të përshpejtojë dërgimin e ndihmave në Gaza. Kështu është shprehur një...
Foto ilustruese GREQI- Të dënuarit në burgun e Korfuzit në Greqi kanë nisur grevë urie. Mes 100 të burgosurve, 30 % prej...
Gazetar GAZA- Al Jazeera raporton një nga gazetarët e saj humbi 22 anëtarë të familjes së tij në një sulm izraelit...