LIVE UPDATES
Bota

Greqi: Në Pire bosi është Cosco

Që nga viti 2016 kompania kineze Cosco është pronarja e pjesës më të madhe të portit të Pireut. Që atëherë kinezët vendosin mbi zhvillimin e portit më të madh grek. Për rreziqet e kësaj varësie nuk ka asnjë debat publik.

30 Tetor 2022, 10:43 Nga I.A
Greqi: Në Pire bosi është Cosco
Cosco

GREQI- Debati i zjarrtë, që zien aktualisht në Gjermani për hyrjen e kompanisë shtetërore kineze Cosco në portin e Hamburgut, vëzhgohet në Greqi me kureshtje. Që nga viti 2011, nën presionin e krizës së borxhit dhe të trojkës, shteti grek ua shiti kompanive të huaja thuajse të gjitha portet dhe aeroportet kryesore të vendit. Në 2016 ajo nënshkroi marrëveshjen me kompaninë kineze të transportit detar Cosco, e cila siguroi shumicën prej dy të tretash në portin e Pireut. Qeveria greke është mjaft e kënaqur me performancën e Cosco-s në portin më të madh grek, në Pire, pranë Athinës. "Investimi kinez nga Cosco në portin e Pireut është i dobishëm për të dy vendet", tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në samitin e parë të Kinës me 17 vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore me 09.02.21.

Presidenti i Kinës Xi Jinping e cilësoi investimin e Cosco-s në Pire një "projekt shembullor". Ai inspektoi vetë portin më të madh grek në vitin 2019. Xi e sheh Pireun si "një qendër të rëndësishme për lidhjen e shpejtë tokësore dhe detare midis Kinës dhe Evropës dhe për lidhjen midis Azisë dhe Evropës". Në fakt kinezët e kanë modernizuar portin. Tashmë Pireu është porti më i madh në Mesdheun lindor dhe i shtati për nga madhësia në Evropë. Vendet e punës janë të sigurta, kushtet e punës nuk janë as më të mira e as më të këqija se gjetiu në Greqi.

Cosco vepron brenda kuadrit të ligjit grek të punës dhe i nënshtrohet, të paktën teorikisht, kontrolleve të autoriteteve kompetente, të cilat megjithatë ndodhin rrallë. Por sindikatat në Pireus ankohen vazhdimisht për kushtet e punës dhe kërkojnë më shumë masa sigurie, pasi një punëtor i portit vitin e kaluar humbi jetën aksidentalisht në një skelë kontejnerësh. Me sa duket Cosco, si pothuajse çdo punëdhënës i madh në Greqi, nuk ndjen ndonjë presion të madh nga autoritetet përgjegjëse të kontrollit.

Pikë transporti për produktet e veta

Që kur Cosco ka hyrë në Pire, anijet e kompanisë shtetërore kineze sjellin gjithnjë e më shumë produkte në port, që është kthyer në një nga pikat më të rëndësishme të transportit në Mesdhe. Për portet e tjera greke ky nuk është problem, pasi ato nuk konkurrojnë me portin e Pireut, por kjo ka pasoja negative për portet e tjera të transportit në Mesdheun juglindor.

A është histori suksesi investimi kinez në Pire?

Vetëm për sa kohë nuk ke vizion dhe të holla për politikën tënde lidhur me portet, thotë Kostas Chlomoudis, profesor i studimeve detare në Universitetin e Pireut. Në bisedë me DW ai sqaron "se modeli i përfshirjes së sektorit privat në porte, që aplikohet gjetkë në Europë, nuk ka të bëjë fare me praktikën greke. Në BE një skelë konteinerësh i jepet një kompanie private për disa vite, shpesh ka disa kompani konkurruese, që punojnë në një terminal kontejnerësh.

Në Greqi situata është tërësisht ndryshe. Pireu nuk është Hamburg. Këtu shumica e portit të Pireut iu shit Cosco-s, fillimisht 51 për qind, pastaj 67 për qind. Prandaj Cosco është në gjendje të përcaktojë i vetëm të ardhmen e portit. Cosco zotëron të gjitha skelat dhe terminalet. "Shitja e portit të Pireut Cosco-s ishte një gabim tragjik në mënyrën se si ai u krye", mendon Chlomoudis. Sepse tani Pireu ndryshe nga Hamburgu është i varur drejtpërdrejt nga një vend i tretë, nga Kina. Në të njëjtën kohë pritet edhe privatizimi i portit kyç të Aleksandroupolit në Greqinë veriore, të cilin ka gjasa ta dominojnë SHBA.

Që tani porti është një qendër e rëndësishme për dërgesat amerikane të armëve. Infrastrukturat bazë me rëndësi të konsiderueshme gjeostrategjike për BE janë në duart e vendeve të treta, thotë Chlomoudis. BE duhet të ndërhyjë. Për profesorin nga Pireu është e qartë: nevojiten rregulla të qarta, duhet vendosur se cilat kushte duhet të përfshihen në kontratat koncesionare, më qëllim që të mos rrezikohet siguria kombëtare dhe siguria e BE. Rregullat për infrastrukturën e rëndësishme me vlerë gjeostrategjike duhet të jenë uniforme në të gjithë BE. Dhe për portet e Roterdamit, Hamburgut dhe Pireut duhet të zbatohen të njëjtat rregulla.

"Ne kemi nevojë për një politikë të përbashkët evropiane", thotë Chlomoudis. "Komisioni duhet të shfrytëzojë problemin, që u krijua në Gjermani, si një mundësi për të krijuar rregulla të përbashkëta për mbrojtjen e interesave evropiane kundrejt vendeve të treta”.

Receta e privatizimit

Sa për kujtesë: në fillim të shekullit në Evropë kishte vetëm një recetë magjike për zgjidhjen e problemeve ekonomike: privatizimi i infrastrukturës për ta aftësuar ekonominë për konkurrencë. Gjithçka donin të shisnin: aeroportet, furnizimin me ujë dhe energji. Kështu ndodhi edhe në Greqi e cila ishte e uritur për investime.

Kinezët ishin të parët, që u interesuan si për portin e Pireut ashtu edhe për portin e Selanikut. Por në atë kohë stafi i rezistoi me sukses marrjes së portit nga kinezët. Vetëm në vitin 2009 qeveria e atëhershme konservatore e Kostas Karamanlis mundi t'i jepte me qera Cosco-s një pjesë të terminalit të kontejnerëve në portin e Pireut. Më pas erdhi kriza e borxhit të shtetit grek në vitin 2010. Një nga kushtet, që troika e përbërë nga Komisionit Evropian, BQE dhe FMN vendosën për shpëtimin e ekonomisë greke, ishte shitja e pronës publike.

Kështu Cosco mori gjithë portin e Pireut, pasi kinezët ishin të vetmit, që donin të investonin në atë kohë. Presioni për të privatizuar gjithçka çoi edhe në marrjen e 14 aeroporteve greke nga Fraport i Gjermanisë, ndër të tjerë edhe aeroportin e Selanikut. Fraport mund të vendosë tani se në cilin aeroport do të investohet fillimisht dhe në cilin jo. Shteti grek nuk ka më të drejtë fjale. Por Fraport, ndryshe nga investitorët kinezë apo amerikanë, është një kompani gjermane, një kompani e BE, jo një kompani që përbën kërcënim gjeopolitik.

Marrë nga DW

gjermani cosco

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet