26 Maj 2022, 13:36
Nga DOSJA
Foto nga protesta
Një grup i grave afgane kanë protestuar në Kabul kundër mbylljes së vazhdueshme të shkollave për vajzat mbi klasën e gjashtë, teksa një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se kufizimet e talibanëve ndaj të drejtave të grave kanë për qëllim që të bëjnë gratë “të padukshme”.
Vajzave u është ndaluar shkollimi mbi klasën e gjashtë, në pjesën më të madhe të Afganistanit, prej kthimit të talibanëve në pushtet në gusht të vitit 2021. Në muajin mars, talibanët kanë marrë vendim për mbyllje të shkollave të mesme, në mëngjesin kur ato ishte planifikuar që të hapeshin.
Në protestën e 26 majit janë parë rreth 20 gra dhe vajza duke marshuar te shkolla e mesme e Kabulit, Maryam, duke bërë thirrje që talibanët të rihapin shkollat.
“Ju ma morët bukën dhe shkollën dhe nuk mund të studioj”, kanë bërtitur ato.
Disa dëshmitarë kanë thënë se pas 10 minutave të protestës, militantët talibanë kanë shpërndarë gratë, duke shtënë me armë zjarri në ajër.
Një protestuese ka thënë për Radion Evropa e Lirë se tri gra janë ndalur përkohësisht dhe më pas janë liruar, pasi talibanët ua kanë verifikuar numrat e telefonit. Azir Ahmad Takour, zëdhënës në Ministrinë e talibanëve për Arsim, ka mohuar pengimin e protestës.
“Kjo është propagandë. Ne nuk e kemi ndaluar asnjë protestë sot”, ka thënë ai.
Prej marrjes së pushtetit vitin e kaluar - teksa trupat ndërkombëtare kanë përmbyllur misionin në Afganistan - talibanët janë zotuar se do të udhëheqin më ndryshe sesa kur kanë qenë në pushtet për herë të parë më 1990. Atëbotë grave u janë ndaluar shumë të drejta dhe janë ndëshkuar përmes sulmeve me gurë në publik dhe ekzekutimeve.
Premtimet e afganëve tani shihen me dyshime nga shumë afganë dhe qeveri në shumë vende të botës, pasi grave u është ndaluar dalja në publik pa qenë të shoqëruara nga ndonjë familjar burrë.
Marrë nga REL
Bota
26 Maj 2022, 13:19
SHBA-Sulmuesi i Teksasit që qëlloi dhe vrau 19 fëmijë dhe dy mësues ishte brenda shkollës për rreth 40 minuta p&e...
Bota
26 Maj 2022, 13:19
Aleksander Vucic dhe Baba Vanga
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar dhe njëherë sot se ditën e diel&eum...
Bota
26 Maj 2022, 13:18
Babai i viktimës në Teksas
SHBA- Babai i një prej viktimave në Teksas ka treguar mes lotësh momentin e tij të fundit ku...
Bota
26 Maj 2022, 13:10
Forcat gjermane ne Kosove
KOSOVË- Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë qëndrimin dhe misionin e ushtarëve të saj, pjesë...
Bota
26 Maj 2022, 13:01
Krasniqi, Thaci, Veseli dhe Selimi
HAGË- Në rastin ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen për kr...
Bota
26 Maj 2022, 12:58
Pamje nga protesta
GREQI- Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e bibliotekës në Shkollën e Shkencave të...
Bota
26 Maj 2022, 12:49
Vitali Klitschko
ZVICËR- Ministri i Jashtëm i Ukrainës, ligjvënësit dhe kryebashkiakët bënë udhëtime të g...
Bota
26 Maj 2022, 12:51
Hysni Gucati, Nasim Haradinaj
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë...
Bota
26 Maj 2022, 12:29
Nikos Dendias, Bujar Osmani
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias zhvilloi sot një vizitë në Maqedoni. Gjatë t...
Bota
26 Maj 2022, 12:36
Rainer Jason
GREQI- Misteri i rrëmbimit të 6-vjeçarit Rainer Jason duket se është zhgjidhur pasi dyshimet se mund të i...