LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi penal kundër ish-presidentit Trump, të martën argumentet mbyllëse

27 Maj 2024, 20:52 Nga N.F
Gjyqi penal kundër ish-presidentit Trump, të martën argumentet
Trump

SHBA- Javën që shkoi përfundoi faza e dëgjimit të dëshmive në gjyqin penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump i akuzuar për manipulim të të dhënave të biznesit. Gjyqi rifillon përsëri nesër më 28 maj, me paraqitjen e argumenteve mbyllëse nga prokuroria dhe avokatët mbrojtës. Pas kësaj juria tërhiqet për të marrë vendim nëse ish-presidenti do të shpallet fajtor ose jo.

Ja çfarë duhet të pritet në ditët në vijim:

ÇFARË NDODH GJATË PARAQITJES SË ARGUMENTEVE MBYLLËSE?

Duke filluar nga mëngjesi i së martës, prokurorët dhe avokatët mbrojtës do të kenë mundësinë e tyre të fundit për t'iu drejtuar jurisë në fjalimet përfundimtare që pritet të zënë pjesën më të madhe të ditës. Argumentet përmbyllëse nuk llogariten si prova lidhur me çështjen ndaj zotit Trump i akuzuar për falsifikim të të dhënave të biznesit, me synimin për të fshehur pagesat bëra yllit të filmave pornografik, Stormy Daniels, e cila pretendon se ka patur një marrëdhënie seksuale me zotin Trump.

Qëllimi i argumenteve përmbyllëse është që avokatët t’u rikujtojnë anëtarëve të jurisë ato që i vlerësojnë si pika kyçe të procesit. Më pas juria do të tërhiqen për të marrë një vendim mbi çështjen.

Prokurorët pritet që t'u kujtojnë anëtarëve të jurisë se duhet t'u besojnë dokumenteve financiare që ata kanë parë dhe asaj që kanë thënë dëshmitarët, përfshirë zonjën Stormy Daniels, rrëfimi i së cilës për një takim të dyshuar seksual me zotin Trump është në qendër të çështjes. Po kështu prokuroria do t’u kujtojë atyre edhe dëshminë e ish avokatit personal të zotit Trump, Michael Cohen, i cili tha se ish Presidenti ishte i përfshirë drejtpërdrejt në dhënien e parave për të blerë heshtjen e zonjës Daniels duke miratuar pagesat.

Vlen të kujtohet se mbrojtja, e cila thirri vetëm dy dëshmitarë, por jo ish Presidentin Trump, nuk duhet të provojë asgjë ose të bindë anëtarët e jurisë për pafajësinë e zotit Trump. Për të parandaluar një dënim, mbrojtjes i duhet thjesht të bindë të paktën një anëtarë jurie, që prokurorët nuk e kanë vërtetuar me ato që kanë ofruar si fakte, se ish presidenti është fajtor.

Pritet që mbrojtja të përpiqet të nxisë dyshime mbi argumentet e prokurorisë duke kundërshtuar dëshminë e zonjës Daniels lidhur me takimin e dyshuar seksual me zotin Trump. Ata do të bëjnë përpjekje për ta distancuar zotin Trump nga skema e pagesave prej 130,000 dollarësh që zoti Cohen i bëri aktores së filmave pornografik Stormy Daniels.

Mbrojtja gjithashtu mund të ripërsërisë qëndrimin se ish Presidenti Trump ishte më i shqetësuar të mbronte familjen e tij nga histori banale dhe jo sepse ndihej i rrezikuar se nuk do të fitonte zgjedhjet.

Mbrojtja padyshim do të sulmojë besueshmërinë e zotit Cohen, i cili është deklaruar fajtor në akuzat federale lidhur me pagesën bërë zonjës Daniels. Rezultati përfundimtar varet jo pak nga ajo sa do ta besojnë anëtarët e jurisë dëshminë e zotit Cohen.
Përpara se juria të tërhiqet për vendim, gjykatësi i çështjes Juan M. Merchan pritet të shpenzojë rreth një orë për të udhëzuar anëtarët e saj se çfarë duhet të kenë parasysh bazuar në parashikimet ligjore mbi çështjen, teksa vlerësojnë nëse ish ish-presidenti republikan është fajtor ose jo.

Prokurorët dhe avokatët mbrojtës zhvilluan një debat të ashpër javën e kaluar pa praninë e jurisë, ndërsa kërkuan të bindin gjyqtarin Merchan mbi udhëzimet që duhet të jepte. Ekipi i zotit Trump, për shembull, kërkoi që në udhëzimet që i jepeshin jurisë, anëtarët e saj të informoheshin se pagesat që lidhem me këtë çështje nuk janë në thelb të paligjshme, një kërkesë që prokurori e quajti “tërësisht të papërshtatshme”. Nga ana e tij zoti Merchan tha se një udhëzim i tillë është i panevojshëm.

Ekipi i zotit Trump i kërkoi gjithashtu zotit Merchan të merrte parasysh natyrën “jashtëzakonisht të rëndësishme” të çështjes kur jepte udhëzimet e tij dhe t'i nxiste anëtarët e jurisë të arrinin në përfundime shumë të qarta. Prokurorët e kundërshtuan gjithashtu këtë gjë dhe zoti Merchan tha se do të ishte gabim të devijohej nga udhëzimet standarde.

“Kur thoni se është një rast shumë i rëndësishëm, më kërkoni të ndryshoj ligjin, por unë nuk do ta bëj një gjë të tillë”, tha gjyqtari Merchan.

PASI JURIA NIS SHQYRTIMIN E ÇËSHTJES

Diskutimet e anëtarëve të jurisë do të vazhdojnë në fshehtësi, në një dhomë të rezervuar posaçërisht për ta. Ata mund të komunikojnë me gjykatën përmes shënimeve që kërkojnë nga gjyqtari, për shembull, udhëzime ligjore ose që t'u lexohen fragmente të veçanta të dëshmisë. Por pa e ditur se çfarë po i thonë anëtarët e jurisë njëri-tjetrit, do të jetë e vështirë të kuptohet shumë nga përmbajtja e këtyre shënimeve.

Askush mund ta hamendësojë se sa kohë do t’i duhet jurisë të vendosë ndërsa lidhur me këtë çështje nuk ka asnjë kufizim kohor. Jurisë i duhet të shqyrtojë 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit e për këtë shkak një vendim mund të mos dalë deri në fund të javës.

Për të marrë një vendim, qoftë fajtor ose jo fajtor, e që gjykatësi ta pranojë, duhet që të 12 anëtarët e jurisë të pajtohen e kenë një qëndrim.

Situata do të ndërlikohej nëse juria nuk të arrinte konsensus pas disa ditësh diskutimesh. Megjithëse avokatët mbrojtës mund të kërkonin menjëherë një gjyq të ri, për shkak të mungesës së vendimmarrjes, gjyqtari Merchan me gjasë do t’i bënte edhe një herë thirrje anëtarëve e jurisë që të vazhdonin përpjekjet për një vendim, duke qenë të gatshëm të rishqyrtonin qëndrimet e tyre.

Nëse edhe pas atij udhëzimi, juria nuk do të arrinte të merrte një vendim, procesi gjyqësor do të konsiderohej "i pavlefshëm", duke i hapur rrugë një procesi gjyqësor të ri, me të njëjtat palë dhe akuza, por me një juri të re.

Marrë nga VOA

trump gjyq penal shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës