LIVE UPDATES
Bota

Gjigantët e modës të lidhur me shpyllëzimin në Brazil

Markat e njohura të industrisë së modës si “Zara” dhe “H&M” shesin veshje të prodhuara nga pambuku i punishteve të Brazilit. Ky prodhim lidhet me shpyllëzimin dhe grabitjen e tokave, sipas një hulumtimi të ri.

28 Prill 2024, 09:38 Nga I.A
Gjigantët e modës të lidhur me shpyllëzimin në Brazil
Pambuku

BRAZIL- Përpara se të mbërrijnë në vitrinat e gjigantëve të modës si Zara dhe H&M, pantallonat e pambukta, këmishat dhe çorapet lënë pas në Brazil gjurmë shpyllëzimi, grabitje tokash dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Edhe pse shumë prej tyre mbajnë etiketën e një produkti të qëndrueshëm, një hetim njëvjeçar i shoqatës "Earthsight” në Mbretërinë e Bashkuar, ka hulumtuar në mënyrë të detajuar lidhjen ndërmjet të korrave në Brazil, prodhuesi i katërt më i madh në botë i pambukut, dhe markave europiane. "Earthsight” analizoi pamje satelitore, bilance transporti, arkiva publike dhe vizitoi rajonit e prodhimit, në mënyrë që të vërtetojë "zgrapjen” e 816 mijë tonëve pambuk.

Sipas raportit, lënda e parë prodhohej specifikisht për tetë kompani aziatike të cilat, në periudhën 2014-2023, prodhuan rreth 250 milionë artikuj pakice. Sipas hetimit, shumica e tyre furnizoi kryesisht kompanitë e veshjeve "Zara” dhe "H&M”.

"Është tronditëse të shohësh lidhjen mes këtyre markave të njohura botërore, që dukshëm nuk përpiqen të kontrollojnë zinxhirët furnizues, në mënyrë që të dinë se nga vjen ky pambuk dhe çfarë ndikimi shkakton” – thotë për DW drejtuesi i kërkimeve mbi shpyllëzimin në "Earthsight”, Rubens Carvalho.

Problemi qëndron që tek burimi: pambuku për eksport kultivohet kryesisht në pjesën perëndimore të shtetit Bahia, rajon i shtrirë në savanën tropikale dhe me një biodiversitet të jashtëzakonshëm, të quajtur Cerrado.

Bimësia në Cerrado shpesh shkatërrohet në mënyrë të paligjshme, për të krijuar hapësirë për të korrat dhe kultivimin. Sipas Institutit Kombëtar për Kërkime Hapësinore në Brazil, shpyllëzimi atje është dyfishuar në pesë vitet e fundit,

Shpyllëzim dhe grabitje tokash

Mes rasteve të hetuara në raport është dhe raporti mbi grupin "SLC Agricola”, i cili pretendohet të jetë përgjegjës për 11% të pambukut të eksportuar të Brazilit. "Earthsight” ka arritur në përfundimin se në 12 vitet e fundit, toka e Cerrados, sipërfaqja e së cilës është e barazvlefshme me 40 mijë fusha futbolli, është shkatërruar nga fabrikat e "SLC”.

Sipas qendrës kërkimore "Chain Reaction Research”, në vitin 2020, "SLC” e cila kultivon edhe sojë, u shpall shpyllëzuesi më i madh i këtij habitati.

Në vitin 2021, "SLC” u angazhua për të pasur një politikë kundër shpyllëzimit. Një vit më vonë, raporti i publikuar nga shoqata konsulente "Aidenvironment” zbuloi se 1365 hektarë të Cerrados ishin rrafshuar brenda tokave ku kultivohej pambuk. Dhe thuajse gjysma e kësaj sipërfaqeje ndodhej brenda një zone të ligjshme.

Të pyetur rreth këtyre pretendimeve, kompania i tha DW se "të gjitha konvertimet e bimësisë vendase të bëra nga SLC ishin kryer brenda kufijve ligjorë”.

Përsa u përket akuzave të "Aidenvironment” kompania tha, se dëmet ishin shkaktuar "nga një zjarr natyral dhe jo nga hapja e tokave të reja për prodhim”.

Një tjetër grup biznesi i analizuar në detaje është "Horita”, të cilin "Earthsight” e ka akuzuar për marrëveshje të dhunshme ne lidhje me tokat ku jetojnë komunitetet indigjene. Kjo kompani nuk iu përgjigj kërkesës së DW për të komentuar rreth situatës.

Pambuku i lidhur me markat europiane

Në hetimin e kryer, "Earthsight” rigjurmoi dhe ndoqi itinerarin e 816 mijë tonëve pambuk të eksportuar nga "SLC Agricola” dhe "Horita Group”, në periudhën 2014-2023. Destinacionet kryesore ishin Kina, Vietnami, Indonezia, Turqia, Bangladeshi dhe Pakistani. Të dhënat e gjurmuara e çuan hulumtimin tek tetë fabrika prodhimi veshjes në Azi.

Sipas shoqatës mjedisore, të gjithë ndërmjetësit e identifikuar – "PT Kahatex” në Indonezi, "Noam Group” dhe "Jamuna Group” në Bangladesh, "Nisha”, "Interloop”, "YBG”, "Sapphire”, "Mtmt” në Pakistan – furnizonin me produkte pakice markat e njohura të veshjeve "Zara” dhe "H&M”.

"Pambuku, lidhjen e të cilit e dokumentuam me të drejtat e pronësisë dhe abuzimet mjedisore në Bahia, është i certifikuar me maksimumin e cilësisë ‘Better Cotton'. Kjo skemë dështoi të parandalonte pambukun që të arrinte tek konsumatorët e shqetësuar” – thuhet në raportin e "Earthsight”.

Hedhur në treg në vitin 2009 nga industria e modës dhe organizatat si WWF (World Wide Fund), Better Cotton krijoi një "vulë” për të vërtetuar origjinën e sigurt të lëndës së parë. Sipas iniciativës, ka 370 ferma të çertifikuara në Brazil, në partneritet me Shoqatën e Prodhuesve të Pambukut, "Abrapa”.

"Better Cotton”, me seli në Zvicër, i tha DW se sapo ka përfunduar një auditim të zgjeruar nga palë të treta në lidhje me fermat e përfshira dhe se i duhet kohë për të analizuar gjetjet dhe për të zbatuar ndryshimet, nëse është e nevojshme.

"Çështjet e ngritura në raport tregojnë nevojën e ngutshme për mbështetjen e qeverisë në adresimin e çështjeve të dala në dritë dhe sigurimin për zbatim të drejtë dhe efektiv të sundimit të ligjit" – thuhet në emailin e tyre.

Nevojitet më shumë kontroll në zinxhirët furnizues

H&M i tha DW-së se "gjetjet e raportit janë tepër shqetësuese", duke shtuar se po e trajtojnë çështjen me shumë seriozitet. "Ne jemi në dialog të vazhdueshëm me Better Cotton për të ndjekur rezultatet e hetimit dhe hapat e tjerë që do të ndërmerren për të forcuar dhe rishikuar standardet” – tha kompania përmes një emaili.

Zara i tha DW se dhe ajo "i merr shumë seriozisht akuzat ndaj Better Cotton” dhe kërkon që certifikuesi të ndajë me kompaninë rezultatin e hetimit sa më parë që të jetë e mundur.

Më 10 prill, "Inditex”, kompania që ka në pronësi markën "Zara”, kërkoi më shumë transparencë nga "Better Cotton” pasi u njoftua, se raporti do të publikohej të nesërmen. "Inditex” i dërgoi letër kompanisë certifikuese, duke i kërkuar sqarime mbi procesin. "Inditex” nuk e blen pambukun drejtpërdrejt nga furnizuesit por kompanitë prodhuese auditohen nga certifikues si "Better Cotton”.

Për Rubens Carvalho nga "EarthSight”, konsiderimi fajtorë i europianëve është pjesë e zgjidhjes për përfundimin e shpyllëzimit në Brazil dhe shkeljeve të të drejtave në qendrat që prodhojnë mallra. "Tregu i pambuku është ende i parregulluar në Europë. Tregjet europiane duhet të rregullojnë konsumin e tij dhe ta çlirojnë atë nga ndikimet negative mjedisore dhe njerëzore" - tha ai. "Ata kanë nevojë për rregulla serioze që ndëshkojnë mosrespektimin e tregut. Kjo rrit presionin ndaj prodhuesve."

Marrë nga DW

zara h&m

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale