LIVE UPDATES
Bota

Gjermania ofron mbrojtje për dezertorët rusë

Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, tha se dezertorët rusë mund të kërkojnë mbrojtje në Gjermani.

23 Shtator 2022, 08:03 Nga A.B

Gjermania ofron mbrojtje për dezertorët rusë

Dezertorët rusë, të cilëve u kanosen represione të rënda, mund të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani, tha të enjten, 22.09,22 ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. Kurse kundërshtarët e regjimit rus që janë në "rrezik të madh” mund të aplikojnë për azil politik, tha ajo. Faaser tha më tej se edhe Zyra e Migracionit në Gjermani është vënë në dijeni për këtë dhe e ka aktualizuar rregulloren përkatëse. Por vendimi për azil politik është një vendim individual, në kuadër të të cilit bëhet edhe një kontroll i sigurisë.

Dy parti të koalicionit të qendrës së majtë, liberalët (FDP) dhe Të Gjelbrit, kërkuan të parët pranimin e dezertorëve rusë. Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann, (FDP) tha se "Kushdo që urren rrugën e Putinit dhe e do demokracinë liberale është i mirëseardhur në Gjermani". Partitë reaguan kështu, pas thirrjes së Putinit për rekrutimin e 300,000 rezervistëve. Pas kësaj thirrjeje shumë të rinj ishin përpjekur të largoheshin nga Rusia të mërkurën. Biletat për fluturime jashtë vendit u shitën të gjitha brenda një kohe shumë të shkurtër.

Vendet e Evropës Lindore janë kundër

Edhe një zëdhënëse e Komisionit të BE-së tha enjten në Bruksel se personat në fjalë kanë të drejtë të kërkojnë azil në vendet e BE-së. Por parimisht duhen marrë parasysh edhe aspektet e sigurisë.

Por jo të gjitha vendet janë të gatshme t'u japin strehim shtetasve rusë. Çekia për shembull, është kundër: Qeveria në Pragë nuk u jep mbrojtje ndërkombëtare rusëve që detyrohen të largohen nga vendimet e Putinit, tha ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky. "Vetëm mosplotësimi i detyrimeve ndaj vendit nuk përbën kusht për të kërkuar vizë humanitare," argumentoi ai. As vendet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania nuk janë të gatshëm të strehojnë dezertorë rusë.

Organizata gjermane që mbron të drejtat e refugjatëve, Pro Asyl, i kishte bërë thirrje qeverisë gjermane që t'u japë viza humanitare rezervistëve që tani ndodhen jashtë vendit, në mënyrë që të mund të udhëtojnë për në Gjermani. Edhe Rrjeti i dezertorëve të luftës "Connection” ka tërhequr vëmendjen se jo të gjithë dezertorët mund të kenë një fletë-thirrje për rekrutim, dhe kërkoi nga qeveria që t'i strehojë ata edhe pa dokumente formale./DW

gjermania

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet