LIVE UPDATES
Bota

Gjermania në kërkim të ekspertëve, DW: Ja cilat janë profesionet më të kërkuara

Krahasuar me numrin rekord të shtatorit të vitit 2018, mungesa e ekspertëvenë fushat e MINT është ulur me rreth 15,5 për qind. Por ky është shtatori i katërt me numrin e mungesave më të mëdha, që nga fillimi i matjeve të këtilla.

11 Nëntor 2023, 13:07 Nga A.B

Gjermania në kërkim të ekspertëve, DW: Ja cilat janë

Gjermanisë i mungojnë ende ekspertët në fushat më të rëndësishme shkencore dhe teknike. Kjo rrjedh nga raporti i vjeshtës i Institutit të Ekonomisë Gjermane IW. Aktualisht ka një mungesë prej 285.000 specialistësh në të ashtuquajturat profesione MINT (që do të thotë matematikë, informatikë, shkenca natyrore dhe teknologji). Prej tyre 132.100 i përkasin punëtorëve të kualifikuar me diplomë të shkollës së mesme dhe 122.300 vende pune të ekspertëve me arsim të lartë, pra me diploma universitare.

Krahasuar me numrin rekord të shtatorit të vitit 2018, mungesa e ekspertëvenë fushat e MINT është ulur me rreth 15,5 për qind. Por ky është shtatori i katërt me numrin e mungesave më të mëdha, që nga fillimi i matjeve të këtilla.

Autorët e studimit e shpjegojnë rënien e lehtë të kërkesës për ekspertë në fushën MINT pjesërisht me dobësimin e ekonomisë në Gjermani, sepse ekonomia gjermane aktualisht është në recesion. Në studimin e IW thuhet se rënia e ekonomisë ndihet edhe në sektorin e numrit të vendeve të lira të punës në shumë fusha, pra edhe në profesionet e MINT, “megjithëse në një masë çuditërisht të vogël.” Pra, sipas studiuesve, mungesa e ekspertëve në këto fusha, është ende i madh.

Në cilat profesione janë mungesat më të mëdha?

Studimi sheh nevojën më të madhe për fuqi punëtore profesionale në fushën e energjisë dhe në ate elektrike. Këtu ka një mungesë prej rreth 81.900 ekspertësh. Në këtë drejtim, asgjë nuk do të ndryshojë në një periudhë afatmesme apo afatgjatë. “Madje nevoja do të rritet shumë”, thuhet në studim. Pritet që në vitet në vijim të ketë madje edhe më pak të rinj që do të përfundojnë shkollimin në degët MINT. Kjo është arsyeja pse kushtet e punës në këto fusha janë ende të mira.

Paga mesatare mujore (bruto) e një eksperti me diplomë universitare dhe që punon me kohë të plotë në fushat MINT ishte rreth 5.900 euro në vitin 2021, që është mesatarja për ekspertët me arsim universitar. Por ekspertët me një diplomë universitare në fushat MINT janë shumë më shpesh në pozicione drejtuese, sesa njerëzit e tjerë me diploma akademike. Përqindja e këtyre personave në pozitat drejtuese është 35 për qind.

Zhvillimi demografik është një faktor tjetër

Autorët e studimit shohin një nevojë në rritje për ekspertë. Ekspertët e IT do të jenë në veçanti të rëndësishëm në pesë vitet e ardhshme në fushën e zhvillimit të teknologjive dhe produkteve në përputhje me mbrojtjen e klimës. Nevoja për ekspertë të MINT po rritet çdo vit edhe për arsye demografike.

Aktualisht, çdo vit dalin në pension rreth 64.800 ekspertë me diplomë universitare në fushat MINT, e këto pozicione duhet të plotësohen. Brenda pesë vitesh, nevojat do të rriten në 74.100 ekspertë të tillë në vit. Ndërsa pas pesë vitesh, çdo vit do të nevojiten edhe 272.000 ekspertë të MINT me diplomë të shkollës së mesme. E ashtuquajtura nevoja vjetore demografike për kompensim të ekspertëve nga fusha MINT po rritet çdo vit.

Rënia e pritshme e numrit të ekspertëve vendas në fushat e MINT është gjithashtu problematike. Numri i njerëzve që u regjistruan në një nga lëndët MINT ka rënë nga 198.000 në vitin 2016 në 176.300 në vitin 2022. Autorët e studimit supozojnë se ky trend i rënies së studentëve në këto degë do të vazhdojë. Shqetësues është edhe fakti se kompetencat e nxënësve meshkuj dhe femra në matematikë kanë rënë dukshëm. Kjo mund të ketë një ndikim negativ në numrin e studentëve të mundshëm që studiojnë një nga lëndët MINT.

Nevoja për më shumë femra dhe të huaj në degët e MINT

Autorët e studimit jo vetëm përshkruajnë problemet, por ata japin edhe propozime konkrete për zgjidhjen e situatës. Ata rekomandojnë se është e rëndësishme që të merren më shumë gra për profesionet e fushës MINT. Për këtë, do të ishte e dobishme të krijohej një sistem informimi më i mirë në shkolla, në mënyrë që “vajzat dhe të rejat të njohin më mirë aftësitë e tyre në profesionet MINT”.

Përveç kësaj, është e nevojshme të përdoret edhe potenciali i të huajve. Për këtë duhen shfrytëzuar më mirë mundësitë që jep ligji i ri për ardhjen e ekspertëve duke “përshpejtuar ndjeshëm proceset burokratike”. Për të arritur një përdorim më të mirë të imigracionit nëpërmjet sistemit arsimor, duhet të rriten kapacitetet dhe të zgjerohen programet dhe mbështetja financiare për pjesëmarrësit në arsim nga jashtë.

Por edhe sistemi arsimor duhet të përmirësohet, thonë autorët e studimit. Për këtë qëllim, ata propozojnë forcimin e arsimit që në fëmijërinë e hershme, zgjerimin e ofertave cilësore gjithëditore dhe vënien në dispozicion të burimeve financiare për mbështetjen individuale të fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet “indeksit social”./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës