LIVE UPDATES
Bota

Gjermani, rritet rreziku i sulmeve islamike

Kjo mund të shihet në një mënyrë tronditëse përmes valës së paprecedentë të antisemitizmit, për shembull, në sulmet e shpeshta ndaj hebrenjve dhe objekteve të tyre në Gjermani. Zhvillimi i mëtejshëm i situatës së sigurisë në Gjermani në masë të madhe varet nga zhvillimi i situatës në Lindjen e Mesme.

1 Dhjetor 2023, 08:24 Nga a.l
Gjermani, rritet rreziku i sulmeve islamike
Foto ilustruese

GJERMANI- Lufta në Lindjen e Mesme ka ndikim edhe në situatën e sigurisë në Gjermani. Autoritetet paralajmërojnë për përgatitjen e sulmeve terroriste. Sulmi i përgjakshëm i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe ndërhyrja ushtarake izraelite pasuese shkaktuan emocione të mëdha dhe mobilizuan mijëra njerëz edhe në Gjermani. Kjo mund të shihet në një mënyrë tronditëse përmes valës së paprecedentë të antisemitizmit, për shembull, në sulmet e shpeshta ndaj hebrenjve dhe objekteve të tyre në Gjermani. Zhvillimi i mëtejshëm i situatës së sigurisë në Gjermani në masë të madhe varet nga zhvillimi i situatës në Lindjen e Mesme.

Shërbimet gjermane të sigurisë janë të shqetësuara për sulmet e mundshme me motive islamike në Gjermani. Ndaj presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang, thotë: “Rreziku është real dhe është më i madh se sa ka qenë për një kohë të gjatë”.

Fokusimi te al-Kaeda dhe IS

Shërbimi Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës vëzhgon me shqetësim të veçantë aktivitetet e organizatave të njohura terroriste islamike, si Al-Kaida dhe “Shteti Islamik”. Në parim, këto dy organizata nuk janë të afërta me Hamasin. Por tani po shfaqet një cilësi e re, paralajmëron Haldenwang: “Ne po shohim thirrje për vrasje në të gjithë spektrin xhihadist dhe ‘angazhimin’ e Al-Kaidës dhe IS në konfliktin e Lindjes së Mesme”.

Shërbimi Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës ka frikë nga radikalizimi i individëve deri në atë masë sa ata të mund të sulmojnë të ashtuquajturat “objektiva të buta” – siç janë ngjarjet e hapura publike në natyrë – me mjete të thjeshta, si thikë apo automjete. “Ne po punojmë shumë për të penguar planet e mundshme që do të minonin sigurinë e hebrenjve, institucionet izraelite dhe evenimentet e mëdha,” tha Haldenwang.

Kryetari i Shërbimit për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk përmendi konkretisht tregjet e Krishtlindjeve, por është e qartë se pikërisht ngjarje të tilla kërkojnë një vëmendje të madhe dhe një kujdes të veçantë nga autoritetet gjermane të sigurisë.

Dy adoleshentë u arrestuan të martën

Policia bastisi të martën në dy lande, Brandenburg dhe Renania Veriore-Vestfalia. Atje anë arrestuar një 16-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të cilët dyshohen për përgatitjen e sulmeve terroriste në një sinagogë ose një treg krishtlindjesh. Nuk dihet nëse kjo do të ndodhte, por policia vendosi të ndërhyjë me shpejtësi në kuadër të masave të sigurisë, sepse ka dyshime se planet kanë qenë në një fazë kur kanë mundur edhe të ndodhin.

Në fillim të tetorit, një islamist potencialisht i rrezikshëm, i njohur prej kohësh nga autoritetet e sigurisë, u arrestua në Duisburg. Ai ka qenë më parë në të ashtuquajturin Shteti Islamik dhe për këtë shkak pas kthimit vuajti një dënim shumëvjeçar në Gjermani. Ai dyshohet se kishte planifikuar një sulm në një manifestim pro-izraelit dhe tani ndodhet në paraburgim./ DW 

gjermani

Sondazh

Poll
Bota 1 Dhjetor 2023, 08:21 a.l

Gjykata ruse ndalon 'lëvizjen LGBT'

Foto ilustruese RUSI- Gjykata e Lartë e Rusisë e ka shpallur atë që e quan lëvizja publike ndërkombëtare LGBT një o...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet