"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
FOTOGALERI/ Sulmet izraelite, ja si largohen qindra palestinezë nga Rafah në jug të Gazës
Mediat e huaja raportojnë se ushtria izraelite ka sulmuar zonën ku kishin shkuar të strehoheshin më shumë se 1 milionë të zhvendosur prej luftës.
13 Shkurt 2024, 19:05Nga M.B
Gaza
LINDJE E MESME- Pasi ushtria izraelite nisi sulmet në zonë, qindra palestinezë filluan të largoheshin sot nga qyteti më jugor i Gazës, Rafah. Mediat e huaja raportojnë se ushtria izraelite ka sulmuar zonën ku kishin shkuar të strehoheshin më shumë se 1 milionë të zhvendosur prej luftës. Sipas autoriteteve palestineze, 60 njerëz janë vrarë nga sulmet e natës kur ushtria izraelite goditi 14 shtëpi e tre xhami. Megjithë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, Benjamin Netanyahu thotë se po sulmon edhe Rafah në rrugë tokësore, zona ku më parë ushtria kishte urdhëruar të vendoseshin të larguarit prej sulmeve në Gaza.
Rawaa Abu Dayya, e zhvendosur disa herë me familjen e saj që prej nisjes së bombardimeve, është mes atyre që kishin ardhur së fundmi në Rafah.
“Jetojmë në një frikë të pabesueshme. Nuk ka asnjë vend të sigurtë. Për momentin po vendosemi këtu në Deir el-Balah kam frikë se do të humbas ndonjë anëtar të familjes,” tha ajo.