Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët
21 Korrik, 16:20
...
Bota
FOTO/ Historia e trishtë nga uzina e Azovstal, gruaja që mbeti vejushë brenda 3 ditëve
Fejesa e Valeria dhe Andrii Karpylenko u zhvillua në Mariupolin e rrethuar pas fillimit të pushtimit rus.
17 Maj 2022, 10:56Nga DOSJA
Valeria dhe Andri
UKRAINË- Historia e trishtë e çiftit ukrainas të cilët u martuan në ftontin e luftës. Ushtria ukrainase Valeria Karpylenko dhe Andrii u martuan në uzinën Azovstal në Mariupol. Tre ditë pas martesës, Andrii vdiq teksa luftonte kundër ushtrisë ruse.
Sipas mediave të huaja, historia e dy të rinjve nuk përfundoi si nëpër filma kur ata jetojnë të lumtur në jetë të jetëve. Ushtarët rus i ndan dy të dashuruarit të cilët sapo kishin nisur historinë e tyre në uzinën e rrethuar të Azovstal në Mariupol.
Fejesa e Valeria dhe Andrii Karpylenko u zhvillua në Mariupolin e rrethuar pas fillimit të pushtimit rus. Ata u martuan më 5 Maj me dasmën e tyre të shoqëruar nga granatimet dhe shpërthimet ruse.
“Megjithatë ishte një ditë kaq e lumtur”-thotë Valeria.
Në ditën e tyre të dasmës, Andrii bëri unaza martese me fletë metalike për vete dhe Valeria. Andrii vdiq tre ditë pas dasmës duke mbrojtur Azovstal dhe Ukrainën.
“Ti ke qenë burri im vetëm për tre ditë. Dhe ti je dashuria ime për gjithë përjetësinë. I dashuri ime, kujdesi im, guximtari im... Ti ishe dhe je më i miri. Më ka mbetur mbiemri yt, familja jote e dashur dhe kujtimet e një kohe të lumtur bashkë ”- ka shkruar Valeria.