LIVE UPDATES
Bota

Forumi Ekonomik Botëror: Trump do të marrë pjesë virtualisht në takimin e Davosit, disa ditë pas inaugurimit

Borge Brende, ish ministër i Jashtëm i Norvergjisë, i cili drejton organizatën me seli në Gjenevë, vuri në dukje se gjatë mandatit të tij të parë, zoti Trump kishte marrë pjesë personalisht dy herë në takimin që bën bashkë udhëheqës qeveritarë, sipërmarrës dhe drejtues të tjerë.

14 Janar 2025, 22:39 Nga M.B

Forumi Ekonomik Botëror: Trump do të marrë pjesë virtualisht

ZVICRA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump do të marrë pjesë virtualisht në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, disa ditë pas inaugurimit, tha të martën Presidenti i forumit. Borge Brende, ish ministër i Jashtëm i Norvergjisë, i cili drejton organizatën me seli në Gjenevë, vuri në dukje se gjatë mandatit të tij të parë, zoti Trump kishte marrë pjesë personalisht dy herë në takimin që bën bashkë udhëheqës qeveritarë, sipërmarrës dhe drejtues të tjerë.

“Të enjten pasdite ai do të na bashkohet përmes internetit, për një dialog me pjesëmarrësit tanë”, u tha zoti Brende gazetarëve të martën ndërsa prezantoi agjendën pesë-ditore të takimit i cili do të fillojë të hënën, ditën e inaugurimit të zotit Trump.

"Mendojmë se do të jetë një moment shumë i veçantë," shtoi ai, veçanërisht për të kuptuar "përparësitë" që do të ndjekë administrata e re.

Brende tha se nuk e dinte nëse në forum do të marrë pjesë Elon Musk, multimiliarderi i cili do të jetë një nga drejtuesit e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, një entitet i ri në adminisitratën Trump. Megjithatë zoti Brenda shtoi se forumi pret "përfaqësim shtesë, të nivelit të lartë" nga administrata amerikane, ndërsa merr udhë procesi i konfirmimit në Senat i të emëruarve nga zoti Trump.

Organizatorët e forumit thonë se në takimin e këtij viti pritet të marrin pjesë rreth 900 udhëheqës biznesi, përfshirë nga tregje të rëndësishme në zhvillim, ndërsa në total do të jenë të pranishëm rreth 3,000 pjesëmarrës nga mbi 130 vende. Me sfidës së ndryshimeve klimatike, luftrave, tensioneve globale, pasigurisë ekonomike dhe çështjeve të tjera, zoti Brende pranoi se takimi i 55-të vjetor i forumit do të zhvillohet “në sfodin gjeopolitik më të ndërlikuar ndër breza".

Tema e takimit të këtij viti është "Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente" - një shenjë e rëndësisë në rritje të teknologjisë në botë. Forumi Ekonomik Botëror është kritikuar prej kohësh si një forum që mbledh elitat botërore që “thurin plane” për të ardhmen duke u bërë bashkë në një zonë të qetë dhe me borë në Alpet Zvicerane. Kritikët shpesh argumentojnë se bota në zhvillim merr më pak vëmendje sesa fuqitë globale dhe bizneset e mëdha në Perëndim ose shtetet e Gjirit.

Menaxhuesi i forumit Mirek Dusek këmbënguli se numri i bizneseve nga vendet në zhvillim në "Jugun Global" po rritej dhe se numri i drejtuesve të tyre që merrnin pjesë në takim ishte "i barabartë" me atë të udhëheqësve në botën e zhvilluar. Ursula Von Der Leyen, presidente e Komisionit Europian planifikon të marrë pjesë në ditën e fillimit të takimeve të martën, pas mbrëmjes festive të hapjes së forumit të hënën. Pjesëmarrës të tjerë të lartë përfshijnë Presidentin e Argjentinës Javier Milei, Presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa dhe Zëvendëskryeministrin kinez Ding Xuexiang.

Gama e gjerë e temave të forumit do të përfshijë të ardhmen e Sirisë pas rënies së presidentit Bashar al-Assad muajin e kaluar dhe në takim do të marë pjesë ministri i ri i jashtëm sirian; tema të tjera do të jenë lufta kundër ndryshimeve klimatike; kërcënimet që paraqet inteligjenca artificiale; tregtia globale dhe rritja ekonomike; si dhe luftërat në vende si Ukraina, Sudani./ VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet