LIVE UPDATES
Bota

Forcohet mafia ndërkombëtare në Turqi

Aktivitetet e mafies ndërkombëtare në Turqi po shtohen, po pse është kështu? Cilat janë shkaqet?

17 Nëntor 2022, 08:48 Nga A.B
Forcohet mafia ndërkombëtare në Turqi
Avioni

Ai kërkohej me fletarrest ndërkombëtar. Me 4 nëntor u arrestua bosi i dyshuar i drogës Zeljko Bojaniq në Stamboll, ku serbi qëndronte me pasaportë të falsifikuar. Lideri i opozitës turke Kemal Kılıçdaroğlu më pas shkroi në Twitter: "I gjithë llumi mafioz ka ardhur në qytetet tona". Ai iu drejtua drejtpërdrejt karteleve: "Lërini qytetet tona. Ne do t'ju shkatërrojmë. Merrni paratë tuaja të pista me vete dhe largohuni".

Kohët e fundit ka indikacione se shumë drejtues dhe anëtarë të organizatave kriminale ndërkombëtare joturke po përdorin gjithnjë e më shumë pikërisht Turqinë si qendër të veprimtarisë. Në Turqi, publiku ka folur vazhdimisht për një ngjarje të veçantë vitet e fundit, në të cilën lideri i një organizate kriminale ndërkombëtare doli në qendër të vëmendjes.

Trafikanti iranian i drogës Naji Sharifi Zindashti u arrestua në Stamboll në vitin 2007. Ai është kapur me 75 kilogramë drogë që mbante me vete. Në vitin 2010 ai u lirua pasi dëshmoi si i ashtuquajtur "dëshmitar sekret" në një nga gjyqet më të rëndësishme politike në historinë turke. Në vitin 2018 ai u arrestua për vrasje, por u lirua sërish me një vendim të diskutueshëm dhe qysh atëherë është në arrati.

Shefi i klanit afgan Sanger Ahmadi, i cili ka kërcënuar me vdekje edhe policët gjermanë, u arrestua gjithashtu në Stamboll vitin e kaluar.

Shumë vrasje të ndërlidhura me afera mafioze janë kryer në Turqi vitet e fundit. Krimineli azerbajxhanas Ali Gamidov u vra në Stamboll në vitin 2013 në një vilë luksoze. I dyshuari për vrasje ishte udhëheqësi i një organizate tjetër kriminale azerbajxhanase me emrin Rovshen Caniyev. Edhe ai është vrarë në Stamboll në vitin 2016. Për vrasjen e tij dyshohej bashkëkombasi i tij Nadir Salifov, i cili po ashtu është vrarë në vitin 2020.

Bosi i mafias gjeorgjiane Gayoz Zviadadze Longinozovich u vra gjithashtu në Antalia në vitin 2018. Së fundmi, më 7 shtator të këtij viti, në Stamboll u vra krimineli serb Jovan Vukotiq.

Pse Turqia është kthyer në një fushëbeteje për organizatat kriminale? Çfarë qëndron pas faktit që drejtuesit e këtyre organizatave vijnë nga vendet jashtë Turqisë, nga shumë vende të ndryshme?

Në Stamboll vijnë të gjithë… edhe mafia

Në një intervistë për Deutsche Wellen, ish-shefi i policisë Hanefi Avcı theksoi madhësinë e Stambollit, si një element të rëndësishëm: Zyrtarisht, më shumë se 16 milionë njerëz jetojnë në këtë qytet. Përveç kësaj, në Stamboll nuk vijnë çdo ditë vetëm dhjetëra mijëra turistë, por edhe një numër i madh emigrantësh nga Siria, Afganistani dhe Irani.

"Qarkullimi i njerëzve është i lartë. Këtu vijnë njerëz të ndryshëm. Mes tyre ka edhe persona nga skena mafioze", thotë Avcı. Vitet e fundit është shtuar prania e mafias së huaj në Turqi. "Aktorë nga rajoni post-sovjetik, nga Ballkani apo nga rajoni arab vijnë në Turqi për të promovuar interesat e tyre”.

"Organizatat kriminale më aktive në Turqi janë ato nga Ballkani dhe Kaukazi”, pohon gazetari Timur Soykan në një intervistë për DW. Sipas Soykan, Turqia është kthyer në oborrin e pasëm të mafies ballkanike. Ai theksoi se shtrirja gjeografike e Turqisë luan një rol kyç pasi nëpër Turqi kalojnë rrugët e trafikut të drogës. Historiani britanik Mark Galeotti shkroi 10 vjet më parë se Turqia "është një urë ideale drejt Bashkimit Evropian", por ajo është një rrugë ideale edhe për krimin e organizuar.

Demokracia e dobët inkurajon mafien

Jo vetëm karakteristikat gjeografike, por edhe kushtet politike në Turqi luajnë një rol të rëndësishëm për grupet kriminale. Ish-zëvendës sekretari i shërbimit sekret turk, Cevat Öneş, në një bisedë me DW pyet: "Në çfarë mjedisi u pëlqen të veprojnë organizatat kriminale?" dhe vetë përgjigjet: "Aty ku nuk ka shtet ligjor, ku nuk ka drejtësi. Ata i ndërmarrin aktivitetet e tyre ku mund të krijojnë lidhje me institucionet shtetërore".

Öneş thekson mungesën e shtetit ligjor në Turqi dhe demokracinë e dobët: "Në Turqi janë krijuar disa rrethana të pafavorshme. Ne po përballemi me një strukturë që nuk mund të futet nën kontroll apo të çohet në gjykatë," tha Öneş. "Për shkak të mosfunksionimit të drejtësisë, grupet mafioze e shohin gjithnjë e më shumë Turqinë si një fushë të përshtatshme veprimi. Këto organizata kriminale e shohin Turqinë jo vetëm si një urë për kalim por si vend të përshtatshëm për vendosje atje."

Soykan thekson se organizatat e huaja kriminale janë të vetëdijshme se në Turqi mbizotëron pandëshkueshmëria. "Ju mund të shihni se nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor kundër strukturave të ngjashme me mafia," thotë Soykan.

Ndërsa Öneş nënvizon spekulimet e shumta se mafia në Turqi mban marrëdhënie sekrete me shtetin. Kjo lehtëson veprimtarinë e mafies. Rasti i bosit mafioz Sedat Peker duket se i mbështet disa nga këto pretendime të medias. Një ish-aleat i qeverisë së AKP-së, ai deri vonë ka publikuar video dhe postime në Twitter duke inkriminuar zyrtarë të lartë të qeverisë. Por ai ka heshur muajt e fundit.

Sipas Avcı, në këtë tendencë ka ndikuar vitet e fundit edhe politika e qeverisë turke për vizat, respektivisht mundësia e futjes së lehtësisht në Turqi.

"Duhet të veprojnë shërbimet sekrete"

Vëzhguesit kritikojnë praktikën aktuale të mbikqyrjes së organizatave të huaja kriminale nga strukturat e shtetit. "Shteti duhet t'i monitorojë këta njerëz me shumë kujdes dhe të marrë masa parandaluese”, tha Avcı.

Sipas Avcı, zhvillimet ditore politike përcaktojnë punën e shërbimit sekret, e kjo bën që shërbimi t'i neglizhojë detyra të tjera të rëndësishme. Si rezultat, mafia ndërkombëtare nuk është në fokus: "Shërbimi sekret po bashkëpunon me qeverinë, por ai duhet të fokusohet më shumë në sigurinë e vendit."/DW

mafia nderkombetare ne turqi turqi

Sondazh

Poll
Bota 17 Nëntor 2022, 08:14 A.B

DW: Trump nuk duhet nënvlerësuar

Donald Trump Përpara se Donald Trump të thoshte në Florida ato fjalë që i prisnin të gjithë, përmes faqes së t...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale