LIVE UPDATES
Bota

Forcat izraelite zgjerojnë ofensivën në Rafah

Ofensiva e zgjeruar e Izraelit në Rafah ende nuk cilësohet si “operacion madhor” nga administrata e Presidentit Biden, sipas një prej zëdhënësve të Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

31 Maj 2024, 17:02 Nga E. D
Forcat izraelite zgjerojnë ofensivën në Rafah
foto ilustruese

IZRAEL- Forcat izraelite goditën të premten objektiva në gjithë territorin e Rripit të Gazës, përfshirë sulme ajrore në qytetin e Rafahut, ku tani është përqendruar ofensiva ushtarake e Izraelit.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press të paktën 12 persona u vranë në dy sulme ajrore të premten, mes së cilëve dy fëmijë dhe katër gra. Ushtria izraelite tha se forcat e saj “po vazhdojnë operacionet ushtarake” në zonën e Rafahut dhe se kanë gjetur raketa-hedhës, armë dhe tunele nëntokësore në qendër të qytetit.

Ofensiva e zgjeruar e Izraelit në Rafah ende nuk cilësohet si “operacion madhor” nga administrata e Presidentit Biden, sipas një prej zëdhënësve të Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

“Në bazë të fakteve në terren, ende nuk kemi parë operacion të madh në Rafah,” deklaroi zëdhënësi Patel të enjten. “Kemi qenë të qartë se çfarë nuk është, nuk bëhet fjalë për operacion të madh ushtarak.”

Ndërkohë, në një takim të tensionuar, këshilltari izraelit për sigurinë kombëtare njoftohet t’u ketë thënë familjeve të pengjeve të enjten se qeveria e Izraelit nuk është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për lirimin e tyre dhe se nuk ka një plan të dytë.

Ky takim erdhi një ditë pasi zyrtari i lartë izraelit Tzachi Hanegbi tha se parashikon që lufta të zgjatë edhe shtatë muaj të tjerë në përpjekje për të shkatërruar kapacitetet ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit dhe grupeve tjera militante që operojnë në Gazë.

Sipas familjarëve të pengjeve që ishin në takim me zotin Hanegbi, ai u ka thënë atyre se e vetmja shpresë për arritjen e një marrëveshjeje është përmes trysnisë publike. Anketat që masin opinionin publik duhet të dëshmojnë që shumica e izraelitëve janë pro përfundimit të luftës në këmbim të kthmit të pengjeve, citohet të ketë thënë zoti Hanegbi, sipas agjencisë Associated Press.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për ndihma paralajmëroi se operacioni ushtarak i Izraelit në Rafah ka kufizuar shumë futjen e ndihmës humanitare dhe po rrezikon të shkaktojë “një nivel të njëjtë katastrofik të urisë” si në pjesën veriore të Gazës.

Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric u tha gazetarëve të enjten se niveli i urisë në pjesën qendrore dhe jugore të Gazës “po përshkallëzohet me shpejtësi.”

Komanda Qendrore amerikane njoftoi se ushtria amerikane nuk ka hedhur ndihmë nga ajri në Gazë që nga 9 maji. Zyrtarë të Pentagonit kanë fajësuar motin e përkeqësuar dhe ofensivën e Izraelit në Rafah. Mungesa e ndihmave nga ajri ndodh në një kohë kur porti i përkohshëm i ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara pësoi dëmtime të mëdha për shkak të erërave të forta dhe detit të trazuar, një javë pasi u ndërtua./VOA

lusta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet